Në promovimin e librit të dytë “Të Vërtetat e Fshehura” morën p0jesë shumë të ftuar si miq, shokë, dashamirës,shkrimtarë, politikanë e shumë njerëz të shquar të artit.Qe një eveniment mjaft i bukur, ku secili dha mendimin e tij rreth punës studimore të Serxhio Prelashit. Më shumë se një promovim ky eveniment qe një bashkëbisedim i hapur mes autorit dhe kritikëve të ndryshëm që ndodheshin në sallë.Si pjesë organizative mjaft nxënës kishin përgatitur këngë dhe poezi të dedikuara Serxhio Prelashi-t.