Të Vërtetat e Fshehura është libri i dytë studimoro-shkencor i Serxhio Prelashi-t. Ky libër ndryshe nga Të Pathënat e Titanic përmban 50 kapituj të ndryshëm dhe është një studim i përgjithshëm mbi jetën e personazheve më të njohura që kanë bërë historinë e shekullit XX. Ndër personazhet më të njohura përmenden : Hitler, Stalin, Musolin, Marylin Monroe, Elvis Presley,Lady Diana, John F.Kennedy e shumë e shumë të tjerë. Vdekjet dhe jeta e këtyre personazheve ka qënë dhe mbetet një mister ende në ditët e sotme, por studiuesi Serxhio Prelashi ka mundur të hedhë pak dritë në këtë errësirë misterioze që fshihet dalëngadalë ditë pas dite nga koha.
Por përvec këtyre personazheve Serxhio ka përmendur në libër dhe enigma të tjera që ende sot nuk iu ka dhënë dot zgjidhje, si për egzistencën e Përbindëshit të Loch Ness, Draculës, Ciklopit, Zogut Rock, Nostradamus etj.
Por gjithashtu Serxhio nuk ndalet me kaq, ai arrin të hyjë akoma më thellë në misteret e mbetura peng në koridoret e kohës si: Misteri i Piramidës së Keopsit, A rikthehet shpirti pas Vdekjes, Ekzistenca e parësisë së Sionit, Misteri i Detit të Vdekur, Trekëndëshi i Bermudeve etj.
Ky libër kaq intrigues dhe kurioz tërhoqi mbarë opinionin publik Shqiptar kur Serxhio deklaroi se cdo histori që është në fokusin e këtij libri do të qartësohet duke përdorur elemenet e kohës dhe se “Të vërtetat e fshehura” do të dalin në dritë ...