Në promovimin e “Të pathënat e Titanic” qenë të ftuar mjaft miq, shokë, dhe dashamirës të Serxhios, por nuk mungonin as profesorë, pedagogë, shkrimtarë dhe dashamirës të letërsisë dhe të artit të shkruar. Risia e re që filloi të sjellë Serxhio me zhanrin studimoro-shkencor solli një kureshtje mjaft të vecantë tek të pranishmit, të cilët pyetën dhe shuan cdo habi të tyre duke iu drejtuar drejt për së drejti autorit.
Gjithashtu qenë dhe vetë shkrimtarët dhe të ftuarit që morën fjalën për të komentuar punën e Serxhios të shpalosur në “Të pathënat e Titanic”
Promovimi mori ngjyrë dhe gjallëri kur disa nxënëse të shkollave të ndryshme filluan të recitonin poezi për këtë eveniment. Në fund si për hijeshi u shtrua dhe një kokteil për të ftuarit ku të trokisnin gotat me autorin për një urim mbarvajtjeje sa më të mirë në të ardhmen.