Për librin “Të pathënat e Titanic” kanë dhënë opinionin e tyre shkrimtarë, novelistë, poetë e një sërë personazhesh të tjerë të fushës së artit.
Më poshtë po rendisim disa rreth opinioneve të tyre për “Të pathënat e Titanic”.
“Një libër që të bën vërtetë të mendosh se Shqipërisë i ka munguar një shkrimtar studimoro-shkencor. Shpresoj që në të ardhmen ky autor të na dhurojë dhe libra të tjerë të këtij zhanri.”
Ismail Kadare
(shkrimtar)
“Ky libër më kujton vërtetë një ëndërr kaq të bukur. Është e vështirë të kthesh në jetë dicka kaq gjigande dhe të rrëfesh të gjithë të vërtetat e saj. Komplimente autorit.”
Dritëro Agolli
(shkrimtar)
“Libër i kompletuar që tregon fakte reale dhe histori të vërteta, gjë që po humb dalëngadalë në letërsinë botërore.”
John L. Withers II
(ambasador amerikan)
“Serxhio Prelashi me librin “Të pathënat e Titanic”, ka guxuar dhe rrezikuar, duke siguruar suksesin. Ai kërkon të jetë i dobishëm, të jetë dikushi, një intelektual i mencur i së ardhmes.”
Milianov Kallupi
(shkrimtar)
“Të pathënat e Titanic, një libër me përmasa të mëdha për një vënd të vogël si i yni, do të thotë një evolucion me hapa gjigand të këtij autori. Një shkrimtar i tillë i pat munguar lexuesve shqiptarë.”
Zyhdi Morava
(shkrimtar)