Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni pjesë të shkëputura nga libri si dhe t'i hidhni një sy disave nga materialet , fotot dhe faktet që janë ilustruar në libër dhe që janë mbledhur nga studiuesi Serxhio Prelashi.
Lexim dhe shikim të këndshëm !
Parathënie
Quhem Serxhio Prelashi dhe kam studiuar për një kohë të gjatë historinë e Titanic.Ajo ç’ka dua t'ju tregoj në këtë libër është historia e vërtetë e këtij gjigandi detar të mbytur 95 vjet më parë.”TË PATHËNAT E TITANIC” është i vetmi libër ku do të gjeni për herë të parë listën e plotë të pasagjerëve që kanë qënë në atë anije dhe gjithashtu çdo fakt do të ndiqet nga ilustrimi konkret.Iracionalja dhe racionalja do të ndahen veç si asnjë herë më parë,për t’ju dhënë një imazh më të qartë të fakteve me të cilat do të përballeni.
Historia e Titanic është vetëm një sekuencë faktesh.Nuk mund të mbyllësh një madhësi kaq të dukshme vetëm me një fjalë kyçe.Nëse do të ishte e mundur që ta arkivonin në çështjen e kronikës këtë histori që i humbi jetën mijëra personave,unë nuk do të isha “këtu”,por për këtë histori flitet dhe sot.Ekspertë të mëdhenj më kanë rrëfyer që kur flitet për një histori dashurie (Love Story) nxirret përherë një shami,gjë që e bën si njeriu i thjeshtë ashtu dhe ai intelektual.Kush nga ne,qoftë i thjeshtë apo intelektual nuk ka qarë në momentin kur Leonardo Di Caprio(aktor hollivudian) shket nga duart e Kate Winslet(aktore) në përfundësi të ujit me shikimin drejt e në sy të së dashurës së tij dhe dhimbjes së pakurueshme të syve të saj?Bukuria e Titanic është pikërisht këtu.Në këtë sallon emotiv të madh të kronikës që arrin madhësinë e Hënës.Në këtë anije gjigande që përshkonte Atlantikun për një jetë më të mirë janë mbledhur të gjitha faktet që dëshmojnë profilin e këtij libri.Dashuria siç e thashë,por dhe heroizmi,solidariteti,kurajoja,por dhe si një përmbysje spekullore gjendet ligësia,arroganca,padrejtësia,egoizmi dhe racizmi.Por është dhe koha e aftë për të transformuar faktet dhe për të na bërë të fantazojmë.
Nga 1912-ta na është dashur të presim deri në 1985 nga rrëfimi i Ballard për të vërtetën e asaj historie të fshehur nga qeveria amerikane në ujërat e Atlantikut.E njëjta qeveri kërkoi më pas gjetjen e vendndodhjes së Titanic me anë të rrëfimeve të dëshmitarëve.Në këtë histori nuk ka vetëm rrëfime sugjestive,por ka dhe faje dhe gabime që duhen qartësuar.Ka një numër të madh pyetjesh,misteresh që unë do t’ju tregoj duke përdorur si faktet racionale ashtu dhe ato iracionale.Siç ndodh zakonisht nuk do të mbështes asnjë hipotezë,por do t’i vë të gjitha përballë “dritës” dhe përballë ndriçimit më të madh që mundem : HISTORISË.
NDËRTIMI I TITANIC
A mund të ndërtohet një anije që s’mund të mbytet kurrë ?
Në fillimet e viteve 900’ përgjigja ishte Po.Është epoka e besimit në shkencë dhe teknologji,ku njeriu mund të bëjë gjithçka.Edhe të ndërtojë një anije që s’mund të mbytet kurrë.
BRUCE ISMAY-President i kompanisë WHITE STAR LINE përkrah shpirtin e pozitivitetit.Në 1907 krijon një marrëveshje me Lord Pirrie-president i industrisë metalurgjike HARLAND & WOLFF në Belfast për ndërtimin e një linje anijesh të shpejta dhe më luksoze në botë ku inxhinieri dhe projektuesi do të ishte THOMAS ANDREWS.Anijet do të jenë tre dhe Ismay ka gati emrat:OLIMPIC, GIGANTIC dhe TITANIC.Në 16 dhjetor të 1908 nisin punimet për ndërtimin e Olimpic,tre muaj më vonë ato për Titanic:-“Lulja” më e bukur e Ëhite Star Line.Më 31 maj 1911 mijëra njerëz dalin për të admiruar përfundimin e ndërtimit të Titanic:- I pambytshmi,pallati lundrues,krenaria e Bruce Ismay.Turma e njerëzve është e habitur përballë madhështisë së Titanic.Anija më e shtrenjtë e kohës prej 7.5 milion dollarësh peshonte 48000 tonelatë hekuri,268 metra gjatësi dhe 28 metra lartësi.I lartë sa një pallat prej 11 katesh.Objekti më i madh lundrues i të gjitha kohrave dhe më luksozi është gati të sfidojë Atlantikun.
NISJA E TITANIC
Në 10 prill 1912 të mesditës Titanic niset nga porti i Southemptonit për udhëtimin e tij të parë.Njerëzit janë ambiciozë.Të arrish në New York vetëm për gjashtë ditë duket e pamundur.Në timon u caktua kapiteni EDUARD JOHN SMITH,një veteran i White Star Line në prag të pensionit.Pas 40 vitesh shërbim vendos të bëjë udhëtimin e tij të fundit në krye të Titanic.Para se të dalë në oqean të hapur drejtuesi devijon për në Francë në mbrëmje,në Chaire Paule.Në mëngjesin e 11 prillit niset për në Quincy Town të Irlandës ku merr pasagjerë të klasit të tretë të cilët largohen nga varfëria e vendit të tyre për një jete më të mirë në Amerikë.Në orën dy të drekës Titanic lë Europën përgjithmonë.
Në anije ka më shumë se 2200 pasagjerë ku ndërmjet tyre gjenden emrat e njerëzve më të mëdhenj dhe të shquar të kohës:
Bruce Ismay.
I cili nuk mund ta humbte udhëtimin e parë të krenarisë së tij.
John Jacob Astor.
Miliarderi me i madh Amerikan i cili bëri një skandal,duke lënë gruan e tij për një vajzë 16 vjeçare.
Benjamin Guggenheim.
Play Boy më i njohur i kohës i cili rridhte nga një familje e pasur amerikane.
Isidor Straus.
Pronari i magazinave në Memphis.I shoqëruar nga gruaja e tij Ida.
Gjenerali Archibald Butt.
Ruajtësi dhe këshilltari i presidentit Amerikan të kohës.
Thomas Andrews.
Inxhinieri më me famë i kohës që projektoi anijen.
Mungon në apel John Pierpont Morgan.Udhëheqësi më i madh amerikan i uzinave të metalit dhe çelikut dhe gjithashtu aksioneri më i madh i Titanic.Nga një sëmundje u detyrua të anullojë udhëtimin,pa e ditur që ajo sëmundje do t’i shpëtojë jetën.
TITANIC GJATË UDHËTIMIT
Katër ditët e para të udhëtimit janë të përkryera,koha është e mirë dhe oqeani është i qetë.
Thomas Andrews inxhinieri dhe projektuesi mban nën kontroll anijen sidomos në sallën e motorëve,ku rreh zemra e Titanic mes motorësh gjigandë me një forcë prej 50000 kuajsh fuqi që mund ta shtyjnë anijen në një shpejtësi prej 24 nodesh.
Salla e radios është një tjetër mrekulli në këtë anije.JACK PHILIPS dhe HAROLD BRIDE janë dy radistët e kësaj salle.Pasagjerët të mahnitur nga kjo teknologji I mbajnë radistët të zënë me punë për t’u dërguar telegrame familjarëve të tyre.
E diel 14 prill.Udhëtimi inaugural i Titanic ka përshkuar pothuajse gjysmën e rrugës.Kapiteni Smith dhe Thomas Andrews vendosin që ta çojnë shpejtësinë e anijes në maksimum duke parë kushtet e mira të motit.Gjithçka duket se po shkon për së mbari,por në Atlantikun e veriut rruga është me pengesa akulli.Është një çmenduri të ecësh shumë shpejt.Në sallën e radios vijnë mesazhet e para të rrezikut nga anijet e tjera që rrëfejnë praninë e aisbergëve drejt rrugës që ndjek Titanic,por përgjegjësit nuk ua vënë shumë veshin duke menduar se anija është e pambytshme dhe s’mund t’i ndodhë asgjë.
Në orën 19:30 anija Californian dërgon tre mesazhe ku bën të ditur praninë e aisbergëve 50 milje larg drejtimit të Titanic.
Kapiteni Smith urdhëron që të devijojnë lehtësisht drejt jugut.Lë sallën e drejtimit dhe shkon në atë të ngrënies ku një çift i pasur amerikan ofron një darkë në nder të tij.
Motorët punojnë me xhiro të plota.Është një natë pa hënë dhe temperatura ka rënë ndjeshëm.Oqeani është i qetë.
Në orën 21:40 anija Mezaba dërgon një mesazh të koordinuar:-Aisberg në drejtimin 42˚ veri dhe 49˚ perëndim.Ky ishte i gjashti mesazh gjatë ditës dhe më i rëndësishmi,ku tregon praninë e një aisbergu në drejtimin e Titanic.Por radiografisti Philips duke mos i njohur koordinatat e lë mesazhin mes letrave të tjera.Një gabim fatal.
Në 22:45 anija Californian dërgon mesazhin e fundit ku tregon se ka ngecur mes akujve dhe ndodhet vetëm 10 milje larg Titanic.Sinjali vjen i fortë në veshët e Philips i cili i mërzitur bërtet:- Mbylle gojën po prish të gjitha sinjalet e mia.Dhe vazhdon i qetë të dërgojë përshëndetjet e pasagjerëve,ndërkohë që anija e ëndrrave ecën drejt fatit të saj.
Vetëm 450 metra larg Titanic,një aisberg.
MBYTJA E TITANIC
Është një natë spektrale ajo e 14 prillit të 1912-tës në Atlantikun e Veriut.Qielli është pa hënë dhe një mjegull e vogël e bën skenën më të hidhur.Ajri është i ftohtë,deti i qetë,aq sa duket si një qelq i sapo bërë.Pjesa më e madhe e pasagjerëve të anijes së ëndrrave kanë shkuar nëpër kabinat e tyre.Një grup burrash janë mbledhur në sallën e duhanpirësve të klasit të parë.Një duhan dhe dy fjalë para se të shkojnë të flenë.
Vëzhguesit në ballë të anijes FREDERICK FLITT dhe REGIONAL LIMS vëzhgojnë para në horizont,por diçka tërheq vëmëndjen e tyre.Pa dylbi ishte e vështirë për ta vënë re.
Në 23:40 Flitt vështron një aisberg 405 metra larg përplasjes direkte me Titanic.Vëzhguesit i bien tre herë kambanës dhe lajmërojnë sallën e komandës.
Titanic ecën me 80 milje në orë drejt malit prej akulli.
WILLIAM MURDOCH zv.kapiten jep urdhërin që anija të ndalojë menjëherë.Ndaloni gjithçka thërret dhe i jep urdhër timonierit që ta kthejë anijen krejtësisht majtas.Një gabim fatal.Është shumë vonë.
Titanic eviton përplasjen ballore por aisbergu e godet në pjesën e poshtme djathtas.
Anija ndodhet në 41˚ veri dhe 50˚ perëndim,pikërisht në zonën e sinjalizuar nga mesazhet e ardhura nga anijet e tjera.
Përplasja nuk u kuptua gati fare nga pasagjerët e klasit të parë.Katër kate më poshtë përplasja qe e tmerrshme.Në sallën e motorëve uji hynte fuqishëm nga pjesa e çarë.
Njëra pas tjetrës fillojnë e përmbyten 5 nën ndarëset motorike.Një më shumë sec duhet për ta mbajtur anijen në ekuilibër.
Kapiteni Smith shikon gjendjen e rënduar të anijes dhe i kërkon Thomas Andrews-it gjendjen e dëmeve.Pas shikimit të dëmeve Andrews kthehet tepër i shqetësuar në sallën e komandimit me një lajm tronditës:- Titanic ka më pak se dy orë jetë,do të mbytet.
Inxhinieri e njeh mirë anijen që projektoi dhe nuk ka si të gabojë.
Është ora 00:15 ku nga salla e radios nisen mesazhet e para për ndihmë (S.O.S):-Ejani na ndihmoni jemi përplasur me një aisberg !
Kapiteni urdhëron të bëhen gati varkat e shpëtimit dhe të grumbullohen pasagjerët.Në Titanic ndodhen gjithsej 16 varka dhe 4 kanova,mjaftojnë vetëm për gjysmat e pasagjerëve që janë në anije.
Pasagjerët nuk i besojnë lajmit,Titanic nuk mund të mbytet është i pambytshëm,është një shaka,një lojë.
Anija Carpathia i përgjigjet mesazhit S.O.S të Titanic.Është 50 milje larg dhe duhen katër orë për ta mbërritur Titanic.Shumë,për të shpëtuar të gjithë pasagjerët.
Në 00:45 hidhet në det varka e parë e shpëtimit ku oficeri Pitman jep urdhërin :- Në fillim gratë dhe fëmijët.
Një fishekzjarr zbardh qiellin.Nga Titanic lëshohen disa fishekzjarre në ajër për ndihmë.Nuk ka më kohë.Anija dalëngadalë po fundoset dhe nuk mban dot më as ekuilibrin e saj.Tashmë kudo mbizotëron paniku.Edhe pse u dha një urdhër burrat tentojnë të hipin në varkat e shpëtimit,”Vdekja është njësoj për të gjithë”.
Në orën 2:05 varka e fundit u hodh në det më 45 persona në të.Në bordin e anijes ka akoma më shumë se 1500 pasagjerë.
Kapiteni Smith ndahet me ekuipazhin:- Bëtë detyrën tuaj,tani secili të kujdeset për veten.
Në orën 2:20 anija e pambytshme,pallati lundrues thithet nga ujërat e oqeanit.Në varkat e shpëtimit pasagjerët shikojnë të heshtur tek mbytet anija e mrekullueshme TITANIC.Është fundi i një ëndrre dhe një epoke.Epokës në besimin e tepruar të njeriut dhe të progresit.
Ndërkohë Carpathia udhëton me një shpejtësi marramendëse për të arritur vendin e ngjarjes,pas mesazhit të marrë nga radistët e Titanic.Në të zbardhur të agimit arrin në vendin e katastrofës.Skena që shfaqet në sytë e kapitenit ARTHUR ROSTROM dhe ekuipazhit të tij është shumë e dhimbshme.Qindra trupa pa jetë lëkunden sipër ujit.
Të mbijetuarit hipin në anijen Carpathia ku disa prej tyre janë në gjendje shoku dhe disa janë të ngrirë.Gjithsej të mbijetuarit janë 705 vetëm 1/3 e pasagjerëve të Titanic.
Carpathia arrin në New York natën e 18 prillit.Në molin 54 mijëra njerëz presin të marrin vesh kush ka shpëtuar dhe kush jo nga tragjedia.
FAKTE , MISTERE DHE TEORI
Pas dëshmive të bëra nga ato që panë orët e fundit të jetës së Titanic,disa prej tyre nuk u morën parasysh.Sidomos nga ato të pasagjerëve të klasit të tretë,që dëshmuan se anija para se të mbytej u nda në dy pjesë.
Ekspertët ishin të bindur se as ujërat e Atlantikut nuk kishin fuqi ta ndanin në dysh atë anije gjigande.
Ishte pikërisht fama e tij si i pambytshëm që e bëri Titanic nga anija më e madhe e kohës,në tragjedinë më të madhe detare të kohës.
Para nisjes u harruan madje dhe varëset e orientimit të varkave të shpëtimit.”Përse mund të shërbenin?”
Por të shohësh horizontin me sy të lirë duke ecur me një shpejtësi prej 20 nodesh ishte diçka e pamundur që Titanic e bëri realitet.
Cfarë rreziqesh mund ta ndalonin këtë mrekulli të dorës së njeriut?
Gjashtë muaj para tragjedisë kapiteni Smith kishte dhënë një intervistë për gazetën THE NEW YORK TIMES ku rrëfente që asnjë kondicion i motit nuk mund ta mbyste një anije të tillë.Por pikërisht nën komandën e tij shumë anije të kompanisë WHITE STAR LINE kanë hasur incidente.Gjatë 20 viteve karrierë Smith kish hasur incidente në 5 anije të ndryshme.Në katër anije kish rënë zjarr,ndërsa më i rëndë qe mbytja e Olimpic ku Smith arriti të shpëtojë.Smith ishte i famshëm si komandanti më i paguar në botë,por edhe për maninë e tij të shpejtësisë dhe manovrave të rrezikshme.
Me pak fjalë kompania WHITE STAR LINE vinte sigurinë mbi të gjitha rrethanat.Por Bruce Ismay,president i kompanisë,mendonte se përveç sigurisë anija ishte dhe më e shpejta në botë.Para se të hipte në të ai i dha udhëzime ekuipazhit që ta rrisnin shpejtësinë në maksimum dhe motorët të punonin me xhiro të plota.
Përgjegjësitë e Ismayt u fshehën nga investigatorët e aksidentit edhe pse diheshin që para se të ndodhte tragjedia.
Në orën 3:42 anija Baltic lëshon një mesazh për komandantin e Titanic,ku e informon që në rrugën e tij do të hasë shumë aisbergë.Mesazhin e Baltic e pasuan shumë anije të tjera ku rrëfenin për prezencën e aisbergëve.
Smith lexon mesazhin dhe ja dërgon Ismayt i cili e mban në xhep për më shumë se 5 orë,ndërkohë që anija çante detin me një shpejtësi marramendëse.Përse?Ambicie,siguri e tepërt,presione nga kompania?Arsyet e Smith janë zhdukur bashkë me të në fund të oqeanit,ashtu si gazeta në bord që askush nuk tentoi ta shpëtonte ose që e lanë me qëllim të zhduket.
Fazat e mbytjes së Titanic qenë dramatike dhe konfuze.Plani i evakuimit qe i ngatërruar.
Mbasi u mor vesh që anija qe përplasur kapiteni priti 30 minuta për të dhënë S.O.S dhe pas një ore hodhi varkën e parë të shpëtimit në det.Që siç rrëfenin ligjet detare varkat që qenë në Titanic nuk mjaftonin për t’i shpëtuar të gjithë pasagjerët në bord.
Ndërkohë që Carpathia udhëtonte shpejt për të arritur Titanic,në vendin e ngjarjes ka pasur dhe një anije tjetër që i ka parë fishekzjarret por nuk ju ka përgjigjur S.O.S.Këtë e dëshmojnë disa që shpëtuan të cilët arritën të shikojnë një anije por pa mundur ta identifikojnë atë.Disa mendonin që ajo anije qe Californian e kapitenit LORD, i cili pati ndërprerë lidhjet me Titanic në mbrëmje sepse radistët e transatlantikut ishin mjaft të zënë me mesazhe përshëndetëse dhe nuk i vinin veshin apelit që bënte operatori i Californias,i cili pasi u ndje i injoruar e i mërzitur fiku radion dhe shkoi të flerë.Por përse zyrtarët ruajtës të Californias injoruan S.O.S e Titanic?Nëse bëhesh fjalë për një anije tjetër përse nuk iu përgjigj kurrë S.O.S?Edhe kjo do të mbesë një mister i pazgjidhur.Pas tragjedisë flitej për rreth 800 të shpëtuar dhe mbi 1500 të vdekur,ku edhe në ditët tona numri i saktë nuk dihet ende.
Por ka dhe një aspekt tjetër tronditës që nuk është thënë:- Diferenca e madhe ndërmjet të mbijetuarve të tri klaseve,nga 70% e pasagjerëve të klasit të parë dhe të dytë,në 30% e pasagjerëve të klasit të tretë.A ka pasur me të vërtetë diskriminim shoqëror gjatë momentit të shpëtimit?Vështirë të japësh një përgjigje.Shumë dëshmi tregojnë se disa oficerë të ekuipazhit kontrollonin se kush hipte në varkat e shpëtimit.Gjatë investigimit u tregua se oficerët numëronin thjesht se sa persona hipnin në varkat e shpëtimit sepse nuk ishin të sigurtë për numrin e pasagjerëve që mbanin ato.Më pas u rrëfye se vendi për të hipur në varka qe në katin e sipërm ndërsa pasagjerët e klasit të tretë ndodheshin në katin e fundit.Ato kishin një rrugë të gjatë dhe konfuze për të bërë derisa të mbërrinin në vendin e shpëtimit.Zyrtarët gjithashtu rrëfyen se pas hedhjes së varkave në ujë,ato do të afroheshin në portat e fundit të anijes në mënyrë që të hipnin dhe pasagjerë të tjerë,por ky plan nuk u zbatua kurrë.
Por ka dhe shumë pyetje të tjera që filluan të shtoheshin vite më vonë.
Në një ekspeditë,Ballard mblodhi shumë pjesë të anijes (çelik dhe metal) të cilat ia dërgoi inxhinierëve dhe ekspertëve më të njohur amerikanë.Mbi bazë të testeve të bëra rezultoi se metali i përdorur për ndërtimin e anijes në një temperaturë -1˚C arrinte nivelin më të lartë të thyerjes.
Por ky zbulim mund ta ketë përkeqësuar gjëndjen e anijes pas përplasjes me aisbergun?
Një tjetër histori spektakolare të kësaj historie na e rrëfejnë në vitet 90’ në librin e tyre dy gazetarë:- ROBIN GARDINER dhe DAN VAN DER VART.Libri titullohet THE TWO TITANIC’S (Dy Titanikët) ku na tregojnë si dhe pse nuk ishte anije më e madhe në botë ajo që u mbyt,por binjakeja e saj;Olimpic.Në kantieret e Belfast në fillimet e marsit të 1912 Titanic ishte në fazën e mbarimit,por ka një emergjencë:-Olimpic është përplasur me disa akuj pranë Terra Novës dhe ka humbur fletën e një helike.Bëhet fjalë për një riparim prej disa orësh por anija qëndroi nën hekura për më shumë se 10 ditë.Përse?Mbase dëmet ishin më të mëdha se sa u parashikuan?Apo mbase kompania vendosi të përfitojë nga situata?Kjo ishte hera e fundit ku dy anijet ndodheshin bashkë.Olimpic është shumë e dëmtuar dhe riparimi kushton shumë.Por dicka ndodhi sepse nxjerrja e Titanic vonoi më shumë sesa ishte thënë.Në ç’mënyrë kompania mund të ketë krijuar përfitim nga kjo situatë kritike?
Një plan i thjeshtë por djallëzor:-Të ndërrojnë anijet.Duke çuar në det Olimpic në vend të Titanic me minimumin e riparimeve të mundshme që të jetë e aftë për të përballuar disa ditë udhëtim dhe më pas të çohet me shpejtësi në maksimum drejt akujve të Atlantikut.Kjo gjë do rriste fondin ndjeshën,duke përfituar nga shkëmbimi i anijeve,por kjo është thjesht një teori ku as ekspeditat e Ballard nuk arritën ta vërtetojnë dot.Pjesa e çarë e Olimpic nuk është parë asnjëherë me vëmendje në mënyrë që të identifikohej e vërteta e kësaj teorie.E gjithë kjo nuk arrin ta ndryshojë dot realitetin e tragjedisë.Dhe shumë sekrete të Titanic ndodhen dhe sot e kësaj dite të fshehura nën ujërat e ftohta të Atlantikut.
Një përgënjeshtrim i madh u bë nga doktori Sharel Sharlet në vitin 1992 i cili botoi një artikull në gazetën mjekësore “The Lancet”.Në regjistrat e vdekjes së New Yorkut pasagjerët që humbën jetën në Titanic u cilësuan si të mbytur,por dr.Sharlet zbulon se duke pasur gomonen trupore njerëzit nuk mund të mbyteshin,sepse ato qëndronin mbi ujë.Sharlet thotë se pasagjerët vdiqën nga një Hipotermi Aksidentale sepse uji ndodhej në temperaturën -2˚C,një temperaturë që trupi i njeriut nuk e përballon dot.Nëse varkat e shpëtimit do të ishin kthyer mbrapsh mund të merrnin edhe pasagjerë të tjerë për t’i rianimuar:-Gjë që ndodh normalisht në këto raste.Dhe pas rianimimit ato do të mund të kthehenin në jetë,sepse hipotermia aksidentale fillon dalëngadalë dhe njeriu mund të riaftësohet edhe pas 40 minutash hipotermi.Ajo ç’ka dr.Sharlet donte të shprehte ishte se,nëse varkat e shpëtimit do të ishin kthyer,do të shpëtonin më shumë jetë.
FAKTET IRACIONALE
FUTILITY-Zhdukje.”Arroganca e njeriut që sfidon natyrën”.Kështu shkrimtari amerikan MORGAN ROBERTSON titullon një novelë të publikuar në 1898.
Është historia e një anije “Titan”,më e madhja në botë,praktikisht e pambytshme.Në udhëtimin Angli-Amerikë has një aisberg dhe ëndrra kthehet në një tragjedi.Varkat e shpëtimit nuk mjaftojnë dhe temperatura e ujit në prill është shumë e ulët,gjë që është fatale për pasagjerët.
Përputhjet me tragjedinë e Titanic të ndodhura 14 vjet më vonë janë me të vërtetë të mahnitshme.Dy anijet janë praktikisht të njëjta,si ajo e rrëfimit në libër ashtu dhe realja.Helikat i kanë njësoj, njëjti numër pasagjerësh,gjithashtu shumë e përafërt gjatësia,gjërësia dhe numri i varkave të shpëtimit.Edhe pjesa e goditur e anijes është e njëjtë me rrëfimin e librit.
A është në të vërtetë një parashikim?
Edhe sot e besojnë shumë këtë histori,sidomos njerëzit që duan të besojnë se historia e Titanic është e lidhur me një mallkim dhe me një hije të zezë që nxjerr në jetë elementet paranormalë.
Në fakt Robertson është përpjekur të perfitojë sa më shumë nga kronikat e atëhershme,sepse kompania WHITE STAR LINE kishte nxjerrë lajmin e ndërtimit të anijes Olimpic shumë kohë më parë se të dilte libri dhe dihej që Olimpic me Titanic do t’i kishin përmasat njësoj dhe Robertson iu ka referuar atyre.Por dihej edhe që rruga e Atlantikut ishte e mbushur me akuj sepse të gjitha anijet hasnin vështirësi.Edhe se numri i varkave të shpëtimit ishte i vogël qe dicka që dihej,sepse në atë kohë anijet mundoheshin t’i bënin sa më të bukura dhe dihej që varkat ia humbnin atë bukuri.
Këto janë fakte që diheshin para se libri të botohej,por si ka mundësi që Robertson i renditi aq të njëjta sikur ta kish jetuar më parë këtë histori?
Nuk ishte Titanic objekti i mallkuar,por dicka që ndodhej në të gjatë udhëtimit inaugural.Ka që thonë se ndërmjet pasagjerëve të transatlantikut ka qënë dhe lordi FRANCE HAUT,miliarder anglez i rënë në mizerje dhe varfëri, i cili shoqërohej nga gruaja e tij,aktorja amerikane Mary Elly.Këta kishin me vete të vetmen pasuri,varësen legjendare “HAUT DIAMOND”, një mrekulli prej 12 karatësh,i ardhur nga minierat indiane të Golkondës dhe i famshëm për fatkeqësitë e panumërta që i sillte çdo pronari që e zotëronte.Nga ky diamant është bazuar dhe regjizori I filmit Titanic,James Cameroon i cili I vuri emrin LE COEUR DE LA MER (zemra e detit).
Nëse është e vërtetë se pronarët e këtij diamanti kanë pasur një jetë të vështirë, është absolutisht fallco që ky diamant të ketë qënë në bordin e Titanic.
Lordi HAUT në kulmin e varfërisë së tij u detyrua ta shesë diamantin,që pasi ndryshoi disa pronarë iu dhurua në vitin 1958 institutit SMINCONIA të WASHINGTONIT.
Por ka dhe një objekt tjetër ku janë përqëndruar ata që përkrahin teorinë e mallkimit.Lordi CANTERVIK mendohet se ka pas dërguar në Titanic një nga pjesët më të rralla të koleksionit të tij,të cilin do ta çonte në një shfaqie në New York.Bëhet fjalë për një mumje Egjiptiane e mbyllur në Sarkofagun e saj.Mbase zgjatja e udhëtimit nxori mallkimin e mumjes,por ka dhe të tjerë që kanë një fantazi të tepruar,të cilët mendojnë se sarkofagu ka pasur elemente radioaktivë të cilët kanë çmendur ekuipazhin dhe kapitenin duke i detyruar të bënin veprime anormale.Elementët radioaktivë përdoreshin shumë nga Egjiptianët.Këtë gjë e kanë dëshmuar shumë studime.Por që t’i përdornin këto elemente për të mbrojtur thesaret e tyre kjo është një FANTA-ARKEOLOGJI (fantazi arkeologjike).Në fakt,as prezenca e mumjes nuk është gjetur në bordin e anijes.
Në pjesëtarët e ekuipazhit ka qënë një person që mund të lidhet ngushtë me çështjen e mallkimit të Titanic.Bëhet fjalë për kamarieren VIOLET JESSOP.Pasi shpëtoi nga mbytja ajo rrëfeu se kish qënë dhe herë tjetër në shërbim të kapitenit Smith dhe kompanisë White Star Line,kur Olimpic humbi helikën.Katër vjet më vonë në 21 dhjetor 1917 zonja Jessop me një uniformë të Kryqit të Kuq është në shërbim të anijes Britanic kur has në Egje në një minë Gjermane dhe mbytet për më pak se 50 minuta.Edhe këtë herë Violet Jessop arrin të mbijetojë.
Për mbytjen e transatlantikut më të madh në botë mund të tregohen me qindra histori dhe legjenda.Por ajo që është më e jashtëzakonshme është fakti se mbas afro 100 vjetësh kjo histori ngacmon akoma imagjinatën tonë.
Mbase edhe sot ndjejmë nevojën e një shpjegimi iracional dhe larg reales për një ngjarje që na dukej e pamundur.
FUNDI I NJË ËNDRRE
Ruth Becker shpëtoi nga nata ku ëndrra mund të bëhej realitet,por që u kthye një herë e përgjithmonë në botën e errësirës.Fjalët e saj dhe atyre që shpëtuan kanë bërë xhiron e botës.Për shumë pasagjerë ky ishte udhëtimi drejt një bote të re dhe një jete më të mirë,por bashkë me ta u shua shpresa dhe besimi për një të ardhme më ndryshe.Disa prej pasagjerëve nuk do t’i dimë as emrin.Pasagjerët që ndodheshin në Klasin e tretë nuk dinin as të shkruanin as të lexonin.Trupave të pajetë që nuk i dinin emrat i klasifikonin me numra.
Numra,që me kalimin e viteve u kthyen në emra.
Emra,me një histori unike dhe me një fat të përbashkët.
Anija e deklaruar si e pambytshme po shkonte drejt fatit të saj nën ujërat e zeza,por shumë pasagjerë nuk e besonin këtë.Para përplasjes,në sallonin e madh njerëzit kërcenin,qeshnin dhe dëfreheshin nën ritmin e muzikës,por më pas fati i goditi me një “shuplakë” të menjëhershme.Një “shuplakë”aq e fortë sa zgjoi menjëherë pulsimet njerëzore.
Milioneri Benjamin Gugenheim, trupi i të cilit nuk është gjetur kurrë, mendohet se i ulur në një karrige në sallonin e madh me një gotë Brandy në dorë dhe me një cigare ka pritur vdekjen si një zotëri i madh.
Isidor Straus i cili ndërtoi pasurinë e tij me magazinat në Memphis udhëtonte me të shoqen e tij Ida.Pasi ndihmoi shërbyesen të hipte në varkën e shpëtimit ai i kërkoi dhe gruas së tij që të shpëtonte,por ajo nuk pranoi dhe ndenji me të deri në çastet e fundit.
Nga rrëfimet e pasagjerëve është mësuar një tregim kolektiv që duket si një projektim,një mit legjendar.Me fjalë të tjera një imazh.Si ai i Wollas Arthur dhe muzikantëve të tij që vazhduan t’i binin veglave të tyre sikur ajo që po ndodhte të dukej si një pjesë e një shfaqjeje teatrale.Si fakti që përmendet sikur oficerë të ekuipazhit kanë hapur zjarr mbi pasagjerë.
Rrëfime,legjenda,histori që janë ndryshuar dhe transformuar nga kalimi i viteve.
Në Titanic ka pasur shumë pasagjerë të dëshpëruar,gra që nuk donin të linin burrat,gra kurajoze si Margaret Brown që ndodhej në Titanic për të shoqëruar një nip të sëmurë.Margaret e detyruar të hipte në varkë ka kapur rremat duke i dhënë me sa forcë mundte për të shpëtuar veten dhe të tjerët.
Në anijen e ëndrrave ka pasur njerëz të pasur dhe të njohur të kohës si p,sh John Jackob Astor,i cili ishte me gruan e tij të dytë e cila ishte shtatzënë prej 8 muajsh.Pasi shoqëroi gruan të hipte në varkë Astor shkoi dhe liroi qentë nga kafazi dhe pak minuta më vonë u thith nga ujërat e Atlantikut.Madlene, e shoqja shpëtoi,por jeta e saj më pas qe e trishtuar.
Thomas Andrews inxhinieri dhe projektuesi i Titanic pasi ndihmoi shumë gra të hipnin në varka u drejtua dhe shkoi në sallonin e madh për të admiruar anijen e tij dhe gati duke e “përkëdhelur”ndërsa shkonte drejt fundit të ujit.
Kapiteni Eduard Smith pasi i dha urdhër ekuipazhit që të shpëtonin gra dhe fëmijë,si një kapiten detrash shkoi dhe u mbyll në kabinën e drejtimit për të “përballuar” udhëtimin e tij të fundit.
Por në atë natë terrori shumë njerëz janë ndjerë si zogj nëpër kafaze:-Këto ishin pasagjerët e Klasit të tretë.Anija ka pasur ndarje ndërmjet sektorëve dhe atë natë vetëm atë natë u vunë re se sa të larta ishin pengesat e pakalueshme.Por bukuritë ekzistonin.Ana Turia Londi një pasagjere e klasit të tretë tregon se kabinat ishin të bukura,aq të bukura sa krahasoheshin me kabinat e klasit të parë të anijeve të tjera.
Të rrije në to dukej sikur të ishe në një planet tjetër,në një planet ku dhe të varfërit gjenin një “copë”lumturi.Por ishin pikërisht të varfërit,analfabetët,të mjerët ata që u thithën të parët nga uji për t’u sakrifikuar për një fat të përbashkët dhe të pandryshueshëm.
Nga një anë ulërimë,thirrje,tmerr, më pas heshtje,errësirë.
Më 15 prill të 1912 në orën 02:20 të mëngjesit anija më e madhe në botë Titanic u fshi njëherë e përgjithmonë nga regjistrat e flotës detare britanike.
Pasagjerët që ishin në bordin e varkave të shpëtimit ishin të mbërthyer nga një ndjenjë faji që nuk do të mund të liroheshin kurrë.Por disa të tjerë prej tyre që nuk kishin humbur asgjë në Titanic arritja në New York ishte mbarimi i një makthi dhe fillimi i një ëndrre të re.
Carpathia nuk ndaloi në Delis Iceland, aty ku ndalonin zakonisht anijet,por ndaloi në molin 54 ku kishte rreth 100.000 njerëz që prisnin,ndër ta dhe shumë vullnetarë që ishin gati të ndihmonin kush kishte nevojë.
Në Carpathia pasagjerët dhe ekuipazhi u bënë katërsh për të ndihmuar të mbijetuarit.Një humanizëm që nuk e pata imagjinuar kurrë kujton Mary Young.Në ato tre net të udhëtimit në Carpathia mendoja aktet heroike që u bënë në Titanic ku njerëzit rrezikonin jetën e tyre për të shpëtuar të tjerë ose ata të cilët nuk ishin të aftë për të lëvizur.Gjithashtu mendoja dhe për ato pasagjerë që shpëtuan pa u përpjekur për të shpëtuar dikë ku më pas u penduan për të gjithë jetën e tyre,si p.sh William Slooper i cili zuri vend në një varkë i maskuar si grua.
Për tragjedinë e Titanic është shkruar dhe folur shumë.E vërteta me tragjedinë janë përzier bashkë dhe shpesh kujtimet dhe rrëfimet e disave janë ndryshuar nga “gënjeshtra”e kohës ,e cila merr gjithçka me vete dhe transformon çdo gjë.
Ajo që më mbetet mua janë historitë e njerëzve,që për një moment kanë jetuar parajsën dhe më pas janë zhytur në ferrin e ujërave të ATLANTIKUT...
The photo gallery requires at least Flash 9.0.28!
Please install the current FlashPlayer.