" Të Pathënat e Titanic "  është libri i parë studimoro-shkencor i shkruar nga një autor shqiptar si dhe libri i parë i Serxhio Prelashi-t. Një studim prej më shumë se 5 vitesh dhe kërkime në fusha të ndryshme kanë bërë që ky libër të pritej mjaft mirë nga kritika letrare. Titanic dukej si një temë e ezauruar dhe mjaft e përfolur ndër vite, por ishte pikërisht mjeshtëria e treguar nga autori në mbledhjen e historive të ndryshme të kësaj tragjedie gjigande dhe renditja e tyre në një mënyrë tepër efikase që e vecoi këtë libër nga shumë të tjerë të shkruar rreth Titanic-ut. Thjeshtësia që Serxhio ka përdorur për të lidhur racionalen me iracionalen, mënyrë e papërdorur nga autorë të Titanic më parë, e bën këtë libër akoma dhe më mbresëlënës. Gjithsesi e vecanta më e madhe e këtij libri qëndron në faktin se në faqet e tij ndodhet lista e plotë e pasagjerëve që kanë udhëtuar në Titanic, e ndarë në klasa, profesione, cmime biletash,…etj,- listë e pabotuar kurrë më parë në ndonjë libër.

Në këtë histori nuk ka vetëm rrëfime sugjestive, por ka dhe faje e gabime, ashtu sic dhe ka një numër të madh pyetjesh dhe misteresh. Cdo fakt, teori apo mister që është prezantuar në faqet e këtij libri është ilustruar nga imazhi konkret duke mos lënë asnjë detaj apo hipoteze të pavërtetuar dhe të pashpjeguar në mënyrë që lexuesi të ketë në duar vetëm të vërtetën e asaj historie tragjike që mban emrin TITANIC.

Serxhio Prelashi në këtë libër nuk ka mbështetur asnjë hipotezë sic ndodh zakonisht, por i ka vënë të gjitha përballë “dritës” dhë përballë ndricimit më të madh që mundet: HISTORISË!