Serxhio Prelashi ka lindur në 9 qershor në qytetin e bukur të Elbasanit.Pas një fëmijërie të qetë Serxhio i merr mësimet e fillores dhe tetëvjecares në shkollën « Ali Agjahu ».Që në moshë të vogël tek Serxhio bie në sy një talent i rrallë për botën e artit dhe atë të sportit.Që në moshën 6-vjecare ai fillon të luajë sportin e bukur të basketbollit.Gjatë formimit të tij si Serxhio dhe njerëz të tjerë të afërm vënë re zbulimin e shumë talenteve që Serxhio përmban në vete.Ai dallohet në fushën e kantos,të pikturës,të aktrimit,etj,që në moshë të vogël.Pjesmarrës në shumë aktivitete të ndryshme Serxhio bën të flitet për të që herët.
Formimin e mesëm Serxhio e merr në liceun e gjuhëve të huaja « Mahmud & Ali Cungu » ku aty duket menjëherë shpërthimi i këtij djali të talentuar.Në eksperiencën e parë në maratonën e shkollave të qytetit të tij Serxhio fiton cmimin e parë si konferencier duke cuditur të tërë me talentin e tij.Më pas nga viti në vit Serxhio bëhet një figurë qëndrore në maratonën e shkollave të mesme duke përfaqësuar shkollën e tij si konferencier,humorist,këngëtar etj.Lëvizjet aktive të tij dhe dëshira për të krijuar nuk mungojnë në asnjë moment.
Pa lënë mënjanë sportin e basketbollit Serxhio del sërish në pah duke e cuar shkollën e tij në majën e shkollave të qytetit.E gjithashtu duke përvetësuar mjaft tituj si basketbollist ku ndër to dhe titullin si basketbollisti më i mirë i vëndit në vitin 2005.
Studimet e larta Serxhio i fillon në Universitetin e Elbasanit « Aleksandër Xhuvani »,por ai nuk heq dorë nga pasionet e tij.Duke pasur një frymëzim të madh në krijimin e poezisë dhe kur të tërë prisnin nga Serxhio një libër me krijime poetike,ai cudit mbarë Shqipërinë sepse në moshën 20 vjecare nxjerr librin studimoro-shkencor me titull “Të pathënat e Titanic”,libër që korr një sukses që në ditët e para.Serxhio si shkrimtari i vetëm shqiptar i zhanrit studimoro-shkencor qëndron me këmbë në tokë përballë suksesit të tij duke rrëfyer se për Titanic kish studiuar për më shumë se 5 vjet dhe se librin e kish filluar ta shkruajë në moshën 15 vjecare.Dhe pse libri merr një sukses në mbarë vendin kritikat e ashpra ndaj këtij shkrimtari të ri nuk mungojnë.Kur të tërë kritikët mendojnë se aq ishte momenti i Serxhios dhe se « Të pathënat e Titanic » mund të ishte libri i parë dhe i fundit i tij,Serxhio godet sërish duke botuar « kryeperlën » e rradhës të titulluar « Të vërtetat e fshehura ».Një libër mjaft intrigues që përmban 50 kapituj nga më të ndryshmit rreth mistereve më të mëdha të epokave të ndryshme.Libri i dytë i tij korr një sukses më të madh se i pari duke qëndruar në pole-position si libri më i shitur dhe më i lexuari në Shqipëri për muaj të tërë.Këtë rradhë kritika hesht në një mënyrë të cuditshme,por sërish Serxhio mbetet më këmbë në tokë duke deklaruar se nuk ka mbaruar ende dhe se i ka vënë një detyrë vetes që ti tregojë njerëzimit ato c’ka na kanë fshehur prej shekujsh me rradhë.
Duke qenë një shkrimtar studimoro-shkencor Serxhio tashmë njihet dhe në mbarë botën pasi boton librin e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me titull « The without saying of Titanic ».I fokusuar mjaft herë në blice dhe kamera të ndryshme Serxhio bëhet një scoop i madh dhe në botën e showbiz,por si një djalë i formuar me një karakter të fortë ai nuk heq dorë nga detyra e tij,por deklaron se së shpejti do të publikojë librin e tij të tretë me të cilin do të « godasë » shumë …