“Së shpejti” është një rubrikë që do t’ju mbajë koherentë me projektet letrare dhe ato designuese të Serxhio Prelashi-t.
Cdo projekt i tij në ndërtim do të shfaqet në këtë rubrikë ende pa dalë në treg. Gjithcka do paraqitet këtu do të konfirmohet si projekt a plan nga vetë Serxhio.
Nga fusha letrare konfirmohet nga vetë Serxhio Prelashi se është duke punuar plot tre libra njëkohësisht, por ajo që cudit është fakti se nuk janë të tre të zhanrit studimoro-shkencor, por janë të zhanreve të ndryshme: Poezi, Studime-Shkencore dhe Roman.
Duke pasur dy vjet qetësi dhe heshtje në fushën e krijimtarisë së Serxhios ai tani rikthehet me plot tre libra njëkohësisht.
Përsa i përket librit poetik dhe romanit titujt e tyre nuk janë konfirmuar ende, sepse ndodhen në punim e sipër nga autori.Ndërsa libri me studime shkencore do të titullohet
“TOP SECRET” !
Top Secret do të ketë të njëjtën strukturë si libri i dytë Të Vërtetat e Fshehura, por enigmat dhe misteret e tij do të jënë aq kurioze sa lexuesi do përpiqet ta gëlltisë librin -deklaron autori.
Kopertina e mundëshme e librit mendohet të jetë kjo që po shihni më poshte, por ende nuk është e konfirmuar !
Përsa i përket fushës së Design, përflitet se Serxhio është duke punuar për nxjerrjen sa më shpejt në treg të parfumit të tij të dytë.
Rreth aromës së tij, formës, strukturës dhe mënyrave të punimit asgjë nuk është e konfirmuar vec faktit se ky parfum shumë shpejt mund të dalë në tregjet franceze ose ato amerikane !