Here you will have the opportunity to read different chapters from the book “The Hidden Truths”.

 

Enjoy!

Parathënie

 

Përshëndetje dhe një herë nga unë Serxhio Prelashi.Ja ku u takuam sërish në librin tim të dytë: “Të Vërtetat e Fshehura”.Nëse çdo histori e vërtetë do të mbyllej në një dimension të caktuar të vërtetësisë së saj atëhere un nuk do ta kisha marrë mundimin për ta shkruar këtë libër.Atë ç’ka ju jap në këtë libër,është e vërteta esenciale dhe e zhveshur që përmbajnë historitë që do lexoni më poshtë.

Mund të keni dëgjuar për shumë nga historitë që unë përmend në këtë libër,por si gjithmonë e vërteta ka mbetur enigmë dhe ajo ç’ka marr unë përsipër,është: T’ju sjell “në duar” vetëm të vërtetën në kuptimin e plotë të saj.

Mjaft bukur si shumë romancierë dhe sharlatanë unë mund të transformoj faktet dhe mund të trilloj histori që ky libër të bëhet best-seller (më i shituri),por nuk e bëj këtë gjë.Nuk e bëj për faktin se ajo për të cilën kanë nevojë lexuesit sot është realja dhe jo trillimi.

Të trillosh një histori sipas mëndjes është shumë e thjeshtë,por të zbulosh të vërtetën e saj,e ta japësh ashtu siç ka qënë-kjo është pjesa më e vështirë.

Ky libër përmban historitë,misteret,sekretet,enigmat dhe gjithcka të errët që ka mbetur e pashpjeguar ndër shekuj dhe mijëvjeçarë.Unë nuk “mburrem” duke thënë se ju ofroj realen.Un thjesht iu tregoj historinë siç ka qënë dhe pjesa më e vështirë,”të besuarit”,iu mbetet juve.

Të vërtetat e fshehura,ka një kuptin primar dhe të pandryshuar.Ato ç’ka ju do lexoni pas kësaj faqeje do jenë thjesht të vërtetat që nuk na janë thënë kurrë dhe që na janë fshehur për arsye të ndryshme,por ja që erdhi dita të nxirren në dritë me anë të këtij libri.

Ka qenë e vështirë të punosh kaq shumë materiale,ku çdo pjesë e tyre mbetej në fshehtësi,por sadisfaksioni im është se me anë të këtij libri përcjell tek ju gjithçka që nuk keni ditur dhe gjithçka që iu kanë fshehur ndër vite rreth atyre që keni dashur të dini.

Ashtu si dhe në librin “Të pathënat e Titanic” nuk do të mbështes asnjë hipotezë dhe teori,por do ti vë përballë historisë.

Çdo “mister”që do të lexoni më poshtë është i vërtetuar shkencërisht dhe unë iu rrëfej gjënë më të vështirë: “TË VËRTETËN”.

( Ku e kam gjetur ? ) – ( Kjo është “detyra” ime ! )

 

 

A ka ekzistuar me të vërtetë CIKLOPI ?

 

Të gjithë e njohin legjendën e gjigandit me një sy Polifemit,të ishullit të Sicilisë që përshkruan Homeri në veprën e tij “ODISEA”.A ka ekzistuar një qënie gjigande e tillë?Po,vetëm se ai nuk ka qënë as njeri dhe as i biri i perëndisë së detit Poseidon,siç tregohet në legjendë.Sipas disa palenteologëve,shkak për lindjen e kësaj legjende ka qënë kafka e një Mamuthi,një nga elefantët,fosile të zhdukur gjatë epokës së akullnajave,domethënë 15-20 mijë vitet e fundit të historisë së tokës.

Nëse na duhet që patjetër të bazohemi në këtë fakt atëherë lindj pyetja se ç’lidhje ka Polifemi me Mamuthin?

Mamuthi është një nga kafshët prehistorike më interesante.Duke qenë farefisi më i afërt i elefantit të sotem,ai ndryshonte prej tij se e ka pasur trupin te mbushur nga një shtresë qimesh të buta (push) që i shërbente si “astar” i peliçes së tij,e cila përbëhej nga qime të trasha,si furcë,e të gjata deri në 1 metër.Po kështu,në kokë,nga të dy anët e feçkës,ka pasur dy dhëmbë shumë të gjatë e të përkulur nga lart.Kafka e mamuthëve si dhe e elefantëve ka në mes një zgavër relativisht të madhe,që lidhet me feçkën e tyre,kurse zgavrat e syve vendosen anash kokës nga prapa.Ashtu siç tregohet në poemën e Homerit,detarët të rraskapitur nga udhëtimi i vështirë në det,iu afruan brigjeve të Sicilisë.Pasi mbërritën në tokë,mbushën bucelat dhe vozat me ujë të pijshëm dhe u nisën për gjueti,në brendësi të ishullit,për të siguruar ushqim.

Në një shpellë ata gjetën një kafkë “gjigandi”në pamje të jashtme të ngjashme me atë të njeriut,vetëm se në vend të dy gropave të syve,kishte vetëm një,e për më tepër ajo ndodhej në mes të saj,poshtë ballit.Të habitur nga ky zbulim ata nuk e kishin të vështirë të përfytyronin trupin,këmbët e duart e këtij gjigandi me një sy në ballë dhe sigurisht pasojat që do të kishin po të ndesheshin me një krijesë të tillë.Prandaj i zuri paniku,u vërsulën drejt anijes dhe të tmerruar u larguan me të shpejtë nga bregu për në det të hapur.

Autorët e kësaj hipoteze e mbështesin mendimin e tyre duke u nisur edhe nga fakti se detarët e guximshëm nuk kishin parë kurrë mamuth ose elefant (mamuthi në atë kohë ishte zhdukur kurse elefanti nuk ekzistonte në Evropë),as edhe ndonjë kafshë tjetër e ngjashme me të.Keshtu,nuk është vështirë të kuptojmë jo vetëm tmerrin që i kapi,por edhe krijimin e fantazisë për gjigandin e tmerrshëm Polifem.

Duke u mbështetur në mbeturinat skeletore të kafshëve dhe fosileve të ndryshme,fantazia popullore ka krijuar figura përrallore të dragonjëve,të kuçedrave etj,që kanë krahë,shumë kokë,që lëshojnë zjarr nga goja dhe vrasin njerëzit e djegin kasollet e tyre.

Ky është i vetmi shpjegim racional i bërë nga disa palenteologë për figurën e Ciklopit Polifem të poemës së lashtë të Homerit.Në këtë rast si dhe në shumë të tjerë fantazia e njeriut ka arritur të krijojë këtë përbindësh,duke besuar kohë mbas kohe se ai mund të ketë ekzistuar në të vërtetë.

 

 

Abraham Lincoln dhe John Fitzgerald Kennedy

“Përsëritet Historia” !!!

 

Mistere dhe të vërteta të pathëna kurrë më parë kanë prekur jetën dhe vdekjen e dy presidentëve amerikanë, Abraham Lincoln (1809-1865) dhe John Fitzgerald Kennedy (1917-1963).

Thuhet se Lincoln shfaqet gjithnjë para vdekjes së një presidenti.Një ditë para vdekjes së Kennedyt ai është shfaqur.Janë të shumta rastësitë dhe të përbashkëtat e këtyre dy figurave të mëdha të historisë amerikane.Para së gjithash,Lincoln zgjidhet president në 1860.Ekzaktësisht 100 vjet më vonë,Kennedy zgjidhet president.Lincoln u vra një të premte,ndërkohë që ishte përkrah së shoqes.Edhe Kennedy u vra në prezencë të gruas një ditë të premte.Të dy presidentët u qëlluan nga prapa dhe të dy ndihmën e parë e morën nga gratë e tyre dhe vdiqën që të dy pa u përmendur më parë.Përveç të përbashkëtave të vdekjes,ekzistojnë dhe të tjera:

Gruaja e presidentit Lincoln humbi një fëmijë kur banontë në Shtëpinë e Bardhë.E njëjta gjë i ndodhi dhe gruas së Kennedyt.Si Lincoln edhe Kennedy patën katër fëmijë dhe në momentin e atentatit vetëm dy ishin gjallë.Këshilltari i presidentit Lincoln quhej Johnson dhe kishte lindur më 1808,edhe këshillëtari i Kennedyt quhej Johnson dhe kishte lindur në 1908.Atentatori i Lincolnit quhej Xhon Uilkes Botk dhe kishte lindur në 1839,kurse atentatori i Kennedyt quhej Li Harvej Osvald dhe kishte lindur në 1939.Është kurioze,por e vërtetë se,nëse shohim me vëmendje dhe mbledhim gërmat që formojnë emrat e atentatorëve,bëjnë në total 15.Por rastësitë nuk mbarojnë këtu,pasi të dy presidentët kishin mbajtur fushata për mbrojtjen kundër racizmit.Sekretari i lincoln quhej Kennedy dhe u mundua ta ndalonte presidentin të shkonte në teatër atë natë,ndërsa sekretarja e Kennedyt quhej Lincoln ku dhe ajo u mundua ta ndalonte presidentin të shkonte në Dallas.Kur ndodhi atentati,Kennedy po udhëtonte me një makinë “Lincoln” e prodhuar nga grupi “Ford”.Vrasësi i Lincolnit ishte në teatër dhe u fsheh në një magazinë,ndërsa vrasësi i Kennedyt ishte në një magazinë dhe pas atentatit u fsheh në një teatër.Gjatë vitit të fundit të presidencës,të dy u përfshinë nga një skandal dhe nuk mund të kandidonin për një mandat të ri.

Disa studiues u kushtojnë shumë rëndësi shifrave,pasi ka shumë raste të përsëritjes së historisë.Filozofi i madh Muesan de la Villoret flet për shtatë ligje.I pari flet për ekzistencën “...e një raporti konstant ndërmjet numrit të presidentëve të një shteti apo të princërve të një dinastie dhe shumës së shifrave të para apo të fundit të bashkuara”.Kështu,duke studiuar dinastinë Merovinge,ai zbuloi se kurorëzimi i Klodionit,Mbretit të parë,u bë në 427,duke mbledhur shifrat (4+2+7)bën 13,Mbreti i fundit i dinastisë Cilderiko u kurorëzua në 670 (6+7)bën akoma 13 dhe mbretërit e kësaj dinastie ishin 13.

Numri 3 e përndoqi gjatë gjithë jetës princin Bismark.Ai u shërbeu tre mbretërve,mori pjesë në tri luftëra,u bë nismëtar i tre traktateve për paqe,bëri të mundur takimin mes tre perandorëve për aleancë,pati tri fëmijë dhe kontrolloi tri parti: konservatorët,liberalët dhe ultramontanët.

James Gordon Borget më ka ilustruar një shembull tipik të këtyre lidhjeve të veçanta me numrin 539.Duke mbledhur vitin e lindjes së Luigjit të IX,23 prill 1215 me numrin 539,dalim në vitin e lindjes së Luigjit XVI,23 gusht 1754.Duke mbledhur vitin e martesës së Luigjit IX (1231+539),dalim në 1770 vitin e martesës së Luigjit XVI.

Disa numra duket se kanë një lidhje të vecantë me jetën e personave...Rastësi impresionuese me të vërtetë! Tepër misterioze,për të mos menduar se në jetën e njerëzve nuk ka ndërhyrje nga një nivel superior,nga një rreth fatesh në të cilin të gjithë bëjmë pjesë.

 

 

Ku ndodhet në të vërtetë “DHOMA E QELIBARTË” ?

 

Është folur shumë por jo aq sa duhet për mrekullinë më legjendare që ka bërë dora e njeriut : Dhoma e Qelibartë.Gjatë shekullit XX’ Dhoma e Qelibartë ishte në qendër të vëmendjes jo për madhështinë dhe bukurinë e saj,por për një fakt tepër tronditës.Ajo u vodh gjatë luftës së dytë botërore në Rusi.

Por çfarë është Dhoma e Qelibartë?Kjo dhomë është një ndër mrekullitë më të bukura botërore e ndërtuar rreth viteve 1698-1715 nga mjeshtri gjerman Vohan Luzberg dhe ai rus Tirenk Lomanikov.Urdhëri për ndërtimin e kësaj dhome u dha mga mbreti i Prusisë,Frederick Vilhelmi i parë.Për ndërtimin e kësaj dhome janë dashur 900 kilogramë ar i lëngët,mbi 10.000 diamantë dhe gurë të tjerë të çmuar.Kjo dhomë është e ndërtuar krejtësisht me panele prej ari dhe e mbushur krejtësisht me perla,diamantë,rubinë dhe shumë lloje gurësh të tjerë të çmuar.

Vilhelmi i parë ja bëri dhuratë këtë dhomë aleatit të tij rus Carit,Pjetri i Madh në vitin 1716.

Nga shekulli në shekull vlera e kësaj dhome rritej drastikisht dhe dëshira e shteteve të tjera për ta përvetësuar sa vinte e rritej,derisa në vitin 1943 kjo dhomë u vodh në mënyrë të mistershme dhe sot nuk dihet ku ndodhet në të vërtetë.

Por ja që këtu thyhet misteri !

Në një fshat Gjerman me emrin Doicneudorf në kufi me Republikën Çeke dy gjuetare thesarësh mendojnë se kanë arritur të gjejnë vendodhjen e vërtetë të Dhomës së Qelibartë.Gjuetarët janë mjaft të sigurt sepse arritën të gjejnë ar në atë vend.Dhe banorë të ndryshëm të atyre rrethinave dëshmojnë se gjatë luftës së dytë botërore nazistët vinin shpesh me kamione të mëdha dhe groposnin pasuri që i konfiskonin shteteve që kishin pushtuar.Në fakt prej vitesh flitej që Dhoma e Qelibartë ishte një Mision sekret i nazistëve për ta vjedhur dhe dëshmitë e sotme më japin faktin më konkret se kjo dhomë është duke u gjetur.Diologu dhe historiani Haustein më ka rrëfyer që ka vite që kërkon Dhomën e Qelibartë dhe së një ish-punonjës i Luftëaffe i ka treguar një bazë dokumentash se ku ndodhet me të vërtetë vendi ku nazistët fshihnin thesaret e tyre.Në atë vënd ku janë bërë kërkimet ka qënë shumë e vështirë të depërtosh për faktin së nazistët thesaret e tyre i rrethonin nga kurthe minash për ti mbrojtur sa më mirë.

Por si arriti të grabitet Dhoma e Qelibartë?

Në tetor të vitit 1941,katër muaj  pasi gjermanët pushtuan Bashkimin Sovjetik,ata e çmontuan nga pallati i Katerinës në qytetin që atëherë quhej Leningrad,për ta transportuar në Prusinë Lindore.Një pjesë e tij u ekspozua në kështjellën e Kenigsberg gjatë luftës së dytë botërore.U zhduk pa lënë gjurmë në vitin 1945.

Mbi fatin e saj janë hedhur mbi qindra teori.Disa historianë janë të mendimit se u shkatërrua gjatë bombardimit të Kensinbergut dhe disa të tjerë që humbi gjatë transportit detar.Përgjatë viteve shumë kërkues kanë dështuar në përpjekjet për ta gjetur,por sot,tashmë është zbuluar se ku prehet prej më shumë se 63 vitesh Dhoma e Qelibartë.

Teoritë dhe faktet e ndryshme që janë thënë për të, gjatë kohës së luftës nuk janë marrë për bazë,por teoria më rrënqethëse është se shumë dëshmitarë nazistë rrëfejnë se: Jashtë bunkerit të Berlinit gjermanët dogjën një sozi të Hitlerit dhe se trupi i Hitlerit të vërtetë është varrosur bashkë me Dhomën e Qelibartë . . . !!!

 

 

Çfarë ishin Vampirët ?

 

Histori,filma,fantazi dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me Vampirët na kanë shoqëruar nga viti në vit duke na i bërë sa më realë e sa më të pranishëm në frikën dhe ankthet tona.Sipas Karen Thompsonit,studiuese e mitologjisë së vurkolakëve ose vampirëve,ata përfaqësojnë një fantazëm që na imponohet nëpërmjet frikës,këtu e shumë shekuj më parë në të gjithë botën.Me gjithë distancat e kohës dhe largësitë që ndajnë qytetërimet e ndryshme,historitë e lidhura me vampirët çuditërisht janë shumë të ngjashme.Përshkrimet e shumta lidhur me sulmet vampireske vijnë nga Greqia,Kina ashtu si dhe nga të gjitha vendet sllave.

Vampiri është produkti i grumbullimit të frikës së errët dhe dëshirave të thella të njeriut.Ai përfaqëson frikën primitive të njeriut nga vdekja dhe nga të vdekurit në përgjithësi,lufta që bën ai për pavdekësi,dëshira për të kontrolluar ambientin që e rrethon,pikëpamjet e tij antropomorfe për pjellorinë e tokës,për krijimin e saj,mendimet për botën dhe për vendin e njeriut në të.Të gjitha këto me kalimin e kohës ndikuan dhe na ofruan figurën bashkëkohore dhe të komplikuar të vampirit.Fakti se vampiri “jeton” përtej vdekjes fizike dhe legjendat e lidhura me origjinën e tij,tregojnë për lidhjen shumë të ngushtë me simbolin e gjarpërit.Vampiri ka lidhje me legjendat e lashta të pjellorisë dhe përfaqëson lidhjen parësore që ka gjarpëri me karakteristikat jetësore të tij,si mënyra e të fjeturit,kthimi nga vdekja dhe ripërtëritja nga kontakti me jetën.

Të dyja legjendat që bëjnë fjalë për prejardhjen e vampirëve janë pothuaj të ngjashme.Legjenda e parë është historia e Lamias,mbretëreshës së Libisë e cila u dashurua me Zeusin.Prej tyre lindi një fëmijë,por Ira (perëndesha e zilisë) ia vodhi fëmijën.Duke vajtur,Lamia,u gjend përpara një shpelle pranë detit,koha po kalonte dhe ajo e ligështuar po endej nëpër errësirën e natës,duke vjedhur e duke ngrënë fëmijë të porsalindur.Pas kësaj sjelljeje makabre,preferencat e saj u shtuan dhe ajo filloi të tërhiqte pas vetes meshkuj të rinj të cilët i vriste ose bënte dashuri me ta derisa ua merrte shpirtin duke u pirë gjakun.Megjithëse ajo e ruante pamjen e saj të bukur,kishte aftësinë edhe të shëmtohej.Në njërën nga pamjet që njohim,pjesa e poshtme e Lamias paraqitet në formë gjarpëri me pendë.Vampirët e sotëm femra,supozohet se janë me flokë të kuqe,me lëkurë të zbehtë dhe me sy të gjelbër si të dragoit me pendë.

Legjenda e dytë tregon për Lilithin,për bashkëshorten e parë të Adamit,sipas Biblës.Ajo u krijua në të njëjtën kohë me Adamin,nga e njëjta baltë dhe sipas saj ishin të barabartë në gjithçka.

Meqënëse Adami nuk e pranonte dot një barazi me të,ajo e mohoi,nxorri krahë dhe fluturoi larg tij.Ëngjëjt ama e zbuluan se ku fshihej dhe i thanë se për shkak të largimit ishte dënuar nga Adami t’i vdisnin gjithë fëmijët e saj.E brengosur thellë ajo mendoi për vetëvrasje.

Kohë më vonë njerëzit kryenin shërbesa fetare për ta mbajtur Lilithin larg nga fëmijët.Fëmijët e porsalindur kalonin nën mbrojtjen e ëngjëjve në mënyrë që të mos prekeshin nga zilia dhe nga zemërimi i Lilithit për fëmijët e saj të humbur.Ajo më vonë mendohet se u bë dashnorja e djallit i cili zakonisht përshkruhet si një gjarpër.Fëmijët që lindën prej tyre jetuan dhe u bënë të njohur si demonë.Duhet thënë se Lilithi i tërhiqte meshkujt e rinj dhe më pas i vriste.

Si Limia ashtu dhe Lilithi kanë një lidhje të fortë me gjarpërin.Në njërin prej përkthimeve të Biblës dhe konkretisht tek Vulgata,përkthimi i emrit Lilith është Lamia.Fjala Lilith gjithashtu do të thotë kukuvajkë,zog ky që nxjerr një tingull të trishtueshëm dhe depërtues.Lamia dhe Lilithi,që të dyja i joshnin viktimat e tyre për t’i çuar drejt vdekjes.Istar,perëndesha e pjellorisë në Mesopotami i vriste dashnorët e saj me të njejtën mënyrë,por nuk u transformua dot në një demon,ashtu si paraardhëset e saj.Fakt ky që tregon për përplasjet fetare në kohrat e lashta dhe për mbizotërimin e elementit mashkullor gjatë adhurimit dhe zëvendësimit gradual të perëndeshës me pamjet e saj demoniake.Po në lashtësinë e largët Lamia dhe Lamos ishin fëmijët e Poseidonit dhe u adhuruan si Perëndi.Adhurimi i tyre u shua kur ata u rënduan dhe u bënë demonë kur erdhi në fuqi Zeusi.

 

Frika nga vdekja dhe bota e nëndheshme.

Faktori tjetër që ndikoi në krijimin e përfytyrimit të vampirëve është edhe frika e njerëzve primitivë nga vdekja dhe nga gjithçka që lidhet me të.Dëshirat e lidhura me dimensionin e vdekjes janë të shumta,ndër to edhe ata që përcaktojnë lidhjen ndërmjet të vdekurve dhe të gjallëve.Të përbashkëta ose të njejta janë dhe zakonet lidhur me varrosjen e të vdekurve tek të gjithë popujt evropianë.Që shpirti të kalojë në çfarëdolloj bote astrike pas vdekjes,të vdekurve u duhet bërë një varrim i shenjtë.Trupi i të vdekurit e mban shpirtin në tokë derisa pjesa fizike fillon të tretet.Sipas popujve sllavë,pas vdekjes,shpirti endet në tokë pranë varrit të tij dhe viziton ato vënde që i njihte mirë kur ishte gjallë.Pas 40 ditësh shpirti kthehet përsëri në trupin e tij që është duke u dekompozuar dhe shkëputet nga dekompozimi për tek ambienti i tij i ri astrik.Vampiri natyrisht e gjen trupin e tij të padekompozuar prandaj nuk ka nevojë të shkojë në botën e të vdekurve.Ishte zakonisht detyrë e njerëzve,se,nëqoftëse do të gjenin një kufomë,ta varrosnin menjëherë atë,në mënyrë që shpirti i të vdekurit të reabilitohej për sigurinë e të gjallëve.Tek grekët dhe romakët e lashtë ishte e fiksuar ideja e lidhjes së gjarpërit me gjëndjen e të vdekurit.Gjarpëri shfaqet shpesh rreth varrezave prandaj është supozuar të jetë edhe rimishërimi i shpirtit të vdekur.Prandaj dhe me kalimin e shekujve u kthye edhe në simbolin e vdekjes.

Popujt e lashtë nuk ishin të bindur se të vdekurit ndaheshin plotësisht nga të gjallët.Ndërmjet dy botëve është menduar gjithmonë një bashkëveprim aktiv.Të lashtët besonin se të vdekurit jetonin në botën e nëndheshme dhe e konsideronin këtë vend si një kopje e botës së të gjallëve,duke menduar se dielli lindte në botën tjetër kur perëndonte në botën e mbitokës.Më vonë u krijua ideja e botës së frikshme dhe të errët të skëterrës,sipas popujve të Mesopotamisë.Sipas romakëve shpirti pushonte bashkë me trupin në varr prandaj aty vendoseshin edhe orendi dhe mjete të nevojshme për jetën në vazhdim.

Vazhdimi i ekzistencës së shpirtit pas vdekjes është përmendur me hollësi.Grekët gjithashtu besonin në pavdekësinë e shpirtit.Në botën tjetër shpirtrat bashkëekzistonin,bota tjetër e nëndheshme ishte e errët dhe e trishtueshme dhe dielli nuk ndriçonte kurrë.Shpirtrat ishin si hije dhe përshkruheshin si fantazma anemike që mund të flisnin apo të kënaqnin ndonjë dëshirë njerëzore.Në eposin e Odisesë përshkruhet se vetë Uliksi,kur vizitoi botën e nëndheshme,iu desh të jepte gjak për ushqimin e fantazmave që ato të kishin mundësi të flisnin.

Paraardhësit tanë të lashtë kishin shumë frikë nga kthimi i ndonjë shpirti keqbërës dhe merrnin masa për qetësimin e tij.Kështu varrimi kishte një qëllim të dyfishtë: ruajtjen e të gjallëve nga shpirtrat e varrosur dhe sigurimin e qetësisë së këtyre shpirtrave në botën tjetër.

Që të gjallët të mbroheshin nga të vdekurit merreshin disa lloje masash gjatë ceremonisë mortore,të gjitha me qëllim që ta mbanin të vdekurin në varr.Para se i vdekuri të dilte nga shtëpia,të afërmit i vinin atij rrotull tri herë,një praktikë e njohur kjo si rrethim.Gjatë largimit të trupit nga banesa tregonin kujdes të veçantë se nëqoftëse masat e tjera dështonin,i vdekuri të mos ishte në gjëndje të gjente rrugën për t’u kthyer përsëri në shtëpi.E nxirrnin prej andej me këmbët përpara dhe sytë të lidhur që të mos shikonte se ku po shkonte.Duke u nisur nga fakti se vampiri kthehej gjithmonë për të sulmuar të afërmit dhe shpirti mund të kthehej nga i njëjti vënd nga doli,atëherë i vdekuri nuk dilte nga dera por nga ndonjë dritare e shtëpisë.Në disa raste rrëzohej edhe ndonjë pjesë e murit,kalohej kufoma dhe më pas gjithçka rregullohej.Kështu vampiri nuk mund të kthehej në shtëpi dhe të kërcënonte banorët e saj.Në vendin e varrimit merreshin edhe masa të tjera.Shpesh trupi varrosej me fytyrë nga toka që të mos ta gjente daljes.Për të bllokuar trupin disa fise primitive të Evropës qëndrore thyenin shtyllën kurrizore për të shmangur lëvizjet e të vdekurit,apo pjesë të tjera të trupit.Sa varrosej i vdekuri,mbi varr vendoseshin gurë që ai të mos hapej.Disa herë varrimi bëhej në ndonjë derdhje të përkohshme lumi sepse uji ende sot konsiderohet si një pengesë rezultative për kalimin e vampirit.

Për të vdekurit me vetëvrasje proçedurat ndryshonin.Zakonisht këta njerëz varroseshin në udhëkryqe me zemër të shpuar dhe me duar e me këmbë të thyera.Me këtë mënyrë të gjallët mendonin se mbroheshin nga të vdekurit që mohonin ligjet e natyrës dhe i jepnin fund vetë jetës së tyre.Një jetë që i takonte vetëm natyrës ta merrte.Përveç kësaj,të afërmit,duke u kthyer nga varrimi e kishin zakon te zbrasnin të gjitha enët me ujë para banesës që të pengonin rikthimin e të vdekurit.Gjithashtu edhe gjatë kohës që mbahej zi të gjitha pasqyrat ktheheshin mbrapsht.Në vitet e lashtësisë pasqyrimi konsiderohej si shpirt.Në qoftë se fantazma e të vdekurit ndodhej diku afër,do të mund ta vidhte shpirtin që pasqyrohej dhe atëherë i gjalli duhej ta shoqëronte në botën tjetër.Pasqyra tregon gjithmonë të vërtetën dhe të mirën,si pasojë asnjë vampir apo fantazëm nuk mund të shfaqet në pasqyrë.

Mendohej se të vdekurit kanë fuqi të mëdha prandaj tek këto mentalitete fshihet sidomos frika.Të vdekurit ama mund të bëjnë edhe mirë.Mirësia e tyre sjell prodhueshmëri,bollëk,reshje etj ndërsa zemërimi i tyre vdekje,sterilizimin e grave dhe të tokës,furtuna,tërmete,eklipse,me një fjalë thithjen e energjisë jetësore.

Vampiri konsiderohet si sinonimi i gjarpërit sepse edhe ai duket se është i pavdekshëm kur ndërron lëkurën çdo vit.Mendohej se vampiri si dhe gjarpëri ishin përgjegjës për fenomenet meteorologjike.

 

Fantazitë e ndërgjegjes fisnore.

A ekzistojnë vampirët?Nuk mund ta konsideroj këtë fenomen vetëm si mitologji.Interpretimet logjike janë më tepër shkencore,sociale dhe psikologjike se sa mitologjike dhe mendimi kolektiv i fisit të njeriut për “zakonet”makabre të vampirëve ndoshta i dedikohet fenomeneve paralele psikologjike.Është fakt se në të shkuarën ashtu si dhe tani,janë varrosur njerëz me vdekje klinike.Të gjithë ata që kanë mundur të dalin nga varret e tyre të parakohshëm përballoheshin me frikë sepse quheshin si “të kthyer”.Një lloj tjetër vampiri është ai që thith energjinë shpirtërore nëpërmjet frikës duke u privuar njerëzve dëshirën për jetën.Megjithëse njeriu u zhvillua nga ana intelektuale,mbeti rob i fantazmave të tij të errëta të cilat nuk arriti kurrë t’i shpjegojë me gjithë zhvillimin e madh teknologjik e shkencor.Vampiri siç duket përfaqëson njërën prej këtyre fantazive të rrënjosura thellë në ndërgjegjen tonë njerëzore dhe frika e pashpjeguar fëminore e ndjek njeriun edhe në pjesën tjetër të jetës së tij.

Mbi bazë të shkencës dhe të legjendave vampirët dhe fantazmat janë thjesht pjesa e errët e imagjinatës tonë që vihet shpesh herë në punë për ti dhënë një shpjegim një fakti iracional.

Por pavarësisht cdo legjende këto dy krijesa kanë për të na shoqëruar përherë deri në fundin e jetës sonë.

 

 

Misteri i piramidës së KEOPSIT !

 

Çdo njeri është në gjëndje që në një natë të errët të gjejë drejtimin e Bejrut,me anë të Yllit Polar.Gjithashtu,është në dijeni që,për shkak të dukurisë së preçesionit,boshti i rrotullimit të Tokës zhvendoset duke përshkuar një sipërfaqe konike një herë në 25.800 vjet.Domethënë se ky bosht e ndryshon orientimin e vet në hapësirë.Kjo do të thotë se poli qiellor,pra pika ku shënjon boshti i Tokës,përshkuan në sfondin e qiellit yjor një rreth të madh.Në qoftë se poli bie pikërisht afër ndonjë ylli të shndërritshëm,atëherë ky yll luan rolin e Yllit Polar.Sot këtë rol e luan ylli Alfa i Arushës së vogël(Ursae Minoris).Por 4.500 vjet më parë Poli Verior i qiellit ndodhej afër një tjetër ylli të ndritshëm dhe pikërisht afër yllit alfa Draconis.Me këtë lidhet historia  e njërës prej hipotezave të fshehta të ndërtimit të piramidës së Keopsit.

Korridori i brëndshëm më i gjatë,ose thënë ndryshe hyrja e tunelit e kësaj piramide, është e ndrejtuar për nga veriu.Sikur pjerrësia e tij të ishte 30 gradë aq sa është gjerësia gjeografike e vendit,ku ndodhet piramida,atëherë vrojtuesi i ndodhur në qendër të saj do të shikonte Polin Verior të qiellit në drejtim të vrimës së tunelit.Pjerrësia e tunelit është vetëm 26.5 gradë.Kjo do të thotë se tuneli shënjon në drejtim të pikës që ndodhet 3.5 gradë poshtë polit.Në fillim të shekullit XIX astronomi i dëgjuar,Herchel,në lidhje me këtë problem formuloi hipotezën,sipas së cilës,del se në kohën kur u ndërtua piramida,ylli alfa Draconis ishte pikërisht në po këtë largësi nga poli e për rrjedhojë gjatë një ditë-nate,ai ndodhej një herë në kulmin e poshtëm të tij dhe saktësisht poshtë polit,atje ku shënjonte tuneli i piramidës.

Ja dhe një tjetër histori rreth kesaj piramide,që ka lidhje me ciklin “Dijet e panjohura të Egjiptit”.Po jo vetëm vendosja se kur ka ndodhur kjo mund të ndihmojë në përcaktimin e saktë të datës së ndërtimit të piramidës.Siç del,alfa Draconis ndodhej larg Polit me 3.5 gradë dy herë:në vitin 2.100 dhe 3.300 vjet para erës sonë.Fatkeqësisht,asnjë nga këto data nuk përputhen me ato çfarë dihen nga studimet egjiptologjike:Piramida e Keopsit u ngrit rreth vitit 2.800 para erës sonë,pra kemi një shmangie,një digresion.Për këtë,astronomi polak,Jozef Smak,është shprehur se “duke mos qenë egjiptolog nuk ishte në gjendje të thotë se hipoteza e John Herschel në kohën kur e ka formuluar atë ishte përputhja më e mirë”.E ndoshta kështu mund të ketë qenë,nëse gjykohet nga mesazhi i Napoleonit kur thoshte:”Ushtarë,40 shekuj shikojnë te ju!”.Nga kjo del se shkencëtarët që shoqëronin Napoleonin në ekspeditën për në Egjipt e datuan ngritjen e piramidës së Keopsit rreth vitit 2.200 para erës sonë.

Hipotezës së Herschelit,studiuesit i janë kthyer disa herë.Këtë e kanë bërë po ashtu dhe astronomët edhe pse korigjimet e tyre kanë qënë të vogla,por dijet tona rreth dukurisë së preçesionit nuk kanë ndryshuar aq shumë gjatë këtyre 200 e më shumë viteve të fundit.Përpara shumë vitesh,me këtë problem,por edhe për shumë vjet u morën përsëri edhe Walker i Us Naval Observatory.Ai arriti t’i japë zgjidhje këtij misteri edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me astronominë.Walker konstatoi pikërisht atë që,mënyra më e thjeshtë e ndërtimit të trotuarit apo korridorit konsiston me vendosjen përkatëse të blloqeve prej guri.Pa vështirësi ai vuri re se tangjentja është e barabartë me ½ por sa do të jetë vetë këndi?Për këtë mjafton të përdoret tabela e logaritmeve apo edhe mënyra të tjera dhe ky kënd del i barabaratë me 26.5 gradë.Megjithatë ka lindur reflektimi.Kështu,gjatë më shumë se 200 vjetëve që zotëroi hipoteza e Herschelit dhe kur luajtën rol dijet e panjohura të Egjiptit,ky problem tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve.Ndërkohë që zgjidhja e enigmës që dha Walkeri në fakt nuk ndeshi asnjë kundërshtim.Por,duhet thënë se deri sot nuk ka pasur asnjë sipërmarrje për të ndërmarrë rrënimin e shtresave të sipërme të sipërfaqes së tunelit,për t’u bindur nëse blloqet prej guri janë vendosur ashtu siç janë deri më sot.Nga sa u tha dilet në përfundimin se misteri i piramidës së Keopsit mbetet përsëri sekret.

 

 

Misteri i vdekjes së STALINIT !

 

Të gjitha versionet të njohura deri më sot mbi vdekjen e prijësit të popujve,mesa duket janë larg të vërtetës.Më 9 mars 1953,në vend të Stalinit,bashkëluftëtarët e tij mund të kenë varrosur një njeri krejt tjetër.

Vetëm pak kohë më parë u hoq nga regjistri një dorëshkrim i dhjetë mjekëve mbi ditët e fundit të Stalinit.Unë personalisht mësova disa histori sensacionale nga ky dokument.Ky regjistër ku janë shënuar ngjarjet nga 2 deri në 6 mars 1953,shënon një përmbysje të plotë për gjithçka që ndodhi atë herë.Ditarët dhe konkluzionet janë nënshkruar nga mjekët e shërbimit dhe pataloganatomistët të cilët në ato orë të frikshme nuk do të mund të sajonin të paqëna.Përse?Që pastaj të përgjigjeshin me kokën e tyre?

Ata nuk mund të harronin që pikërisht ato ditë,në Moskë po merrtë udhë një çështje e tmerrshme politike,e sajuar kundër mjekëve.

Para se të citoj regjistrin mjekësor dua të theksoj se të gjithë studiuesit marrin për bazë kujtimet e Pjetër Llozgacovit,i cili ishte i pari që e pa prijësin të sëmurë për vdekje.Llozgacovi,zëvendës shefi i rojeve të shtëpisë ku vdiq Stalini,thotë : “Stalini qe shtrirë mbi qilim pranë tavolinës.Me radio njoftova urgjentisht Starostinin,Tukovin dhe Butusovën.Dukej që ai kishte ngrirë vetëm me këmishën e ushtarit...Butuzova i uli mëngët e shpërvjelura të këmishës...Stalinin e vunë mbi divan dhe e mbuluan me batanije...Në orën 9:00 të 2 marsit edhën mjekët dhe nisën të vizitojnë Stalinin...”.

Tani nga regjistri i mjekëve do të mësojmë si ka ndodhur në të vërtetë.Vizita e parë e të sëmurit u bë në orën 7:00 të 2 marsit nga profesorët në prani të shefit të shërbimit mjekësor të Kremlinit,shokut Kuperin...I sëmuri qe shtrirë pa ndenja në divan...i veshur me kostum.Me një fjalë mjekët u thirrën para orës 7:00 të mëngjesit.Së dyti Llozgacovi në asnjë vend nuk thotë se Stalinin e kishin veshur para se të vinin mjekët.Përse?Ndoshta ngaqë atë e kishin gjetur menjëherë të vdekur,pastaj prijësin e ndjerë,gjysmë të zhveshur,e kishin zëvendësuar me sozinë “e sëmurë urgjentisht” dhe të veshur me kostum ! Midis të tjerave,që Stalinin e gjetën të vdekur tregoi nga fjalët e shefit të rojave Orllovi ,Genadi Kollomencevi,përgjegjësi i ushqimit në Kremlin.

Ku e çuan Stalinin e vdekur nuk dihet.Ka mundësi ta kenë fshehur fillimisht në shtëpi,në një dhomë të madhe frigorifer që ndodhej atje.Pastaj mund ta kenë varrosur fshehurazi ose mund ta kenë murosur në ndonjë bodrum.Sic nuk e di njeri edhe sot e kësaj dite se ku ndodhen eshtrat e Buharinit dhe Rukovit,po ashtu mund të ketë ndodhur edhe me Stalinin dhe sozinë e tij.Kurse për faktin që në ekspertizën patalogoanatomike nuk sollën Stalinin (po ti besojmë aktit të ekspertizës) nuk mbetet dyshim.Për të arritur në një përfundim të tillë,mjafton të krahasojmë aktin e ekspertizës patologoanatomike të trupit të Stalinit me përshkrimet që i bëjnë mjekët prijësit të gjallë.Të habit fakti që gjatë kontrollit të jashtëm të të vdekurit nuk u vërejt që gishti i dytë dhe ai i tretë i këmbës së majtë qenë rritur (me protezë),meqënëse ky fakt përmendej enkas (gjatë arrestimit më 1904 dhe vizitave mjekësore në vitet ’20).Kurse për operacionin e ndarjes së këtyre gishtave nuk flitet gjëkundi.Edhe po të kishte patur të tillë do të mbeteshin shenja të cilat patalogoanatomistët do ti kishin fiksuar,siç fiksuan “shenja të vjetra të vecanta” të trupit.Ne fakt këmbët përshkruhen me të gjitha hollësitë: “Tabanët ndodhen në pozicionin mesatar.Gishtat e këmbës së djathtë (i pari dhe i dyti)janë pak të përthyer.Thonjtë e gishtit të parë dhe të dytë janë të trashë,të shkurtër,të rrudhosur,me ngjyrë të murrme.Thonjtë e gishtave të tjerë janë të zbehtë dhe të hollë”.Mjekët nuk kishin parë diçka të tillë tek Stalini i gjallë.Kurse në ekspertizën ambulatore më 1925 dhe 1926 mjekët Krauz,Fester,Rozanov,Obrosov dhe Elistratov kanë shkruar: “Rritje e gishtave në këmbën e majtë” të Stalinit 46 vjec.

Patalogoanatomistët e përshkruajnë trupin me hollësi : njolla,blana,shenja prerje,ngjyra etj...Ata shkruajnë : “Lëkura në kurrizin e dorës së djathtë ka nuancë të lehtë rozë,kurse në kycin e majtë nuancë të verdhë.Në lëkurën e kurrizit të duarve vërehen njolla pigmenti,me forma të ndryshme,me madhësi nga një kokë gjilpëre deri 0.6x0.5 cm të parakrahut të djathtë nga pjesa e jashtme.Thonjtë e duarve janë të nxirë vende vende dhe në ngjyrë mavi”.Lind pyetja : Përse gjatë një kontrolli kaq të imët 19 yjet e mjekësisë nuk vunë re që dora e majtë që nuk përthyhej,ndryshonte shumë nga e djathta,për çka dëshmojnë disa vizita mjekësore të Stalinit për së gjalli?Më 11 gusht 1926 konsultantët Tarasevic,Shurovski dhe Obrosovi në ekspertizë shkruan : “Dora e majtë me atrofi periartikulare të kyçeve të bërrylit dhe të supit,rrjedhojë e një rënieje në moshën 6 vjeçare,qelbëzimit të gjatë pranë kyçit të bërrylit...”.Ose : “Lëvizje të kufizuara në kyçin e supit të majtë dhe dukuri atrofike në muskujt e dorës së majtë përreth kyçit të bërrylit dhe supit”.Kurse në aktin e patalogoanatomistëve shkruhen vetëm për volumin e muskujve,por s’përmendet fare bërryli i dëmtuar : “Seksioni i gjymtyrës së sipërme të majtë në mes të llërës 24 cm,kurse në mes të parakrahut 20 cm.Seksioni i krahut të djathtë në të njëjtin nivel është 28.5 cm,kurse seksioni i parakrahut të djathtë 21 cm”.Këto difekte thuajse nuk bien në sy,për çka mund të bindet gjithkush,po të masë duart e veta dhe të zbulojë mospërputhje analoge.Sozia mund të përshtatet lehtë me pasaktësi të tilla.Mjafton të vihet dora në allçi,si të ishte e thyer dhe ajo do të tkurrej,po të mos ushtrohej rregullisht...

Përfundimisht dhe më shumë se gjithçka tjetër të nxit të mendosh për një sozi fakti që patalogoanatomistët më të mirë të vendit nuk dalluan mospërputhjen e dukshme të këmbëve për nga trashësia,gjë që përmendet në kartelën mjekësore nga profesorët Valedinski dhe Versilov më 2 shtator 1929.Dua të theksoj se ndryshimi në trashësinë e këmbëve,qoftë edhe 1 cm bie në sy,kurse ndryshimi tek prijësi arrinte nga 2 deri në 3 cm.Udhëheqja e Stalinit mund të ishte e përjetshme.Kësisoj,të gjitha flasin vetëm për diçka : trupi i hapur pas vdekjes nuk i përkiste Stalinit ! Po të kemi parasysh zërat sipas të cilëve Stalini i vërtetë qe helmuar që më 23 dhjetor 1937,kurse sozia e tij e talentuar më 26 mars 1947,atëherë ndërrimi periodik i “Stalinëve” në timonin e shtetit nga sozitë mund të bëhej aq i zakonshëm sa bashkëluftëtarët,duke e hyjnizuar kësisoj prijësin,kishin mundësi ta bënin udhëheqjen e Stalinit praktikisht të përjetshme ! Përse mund të duhej kjo? Vetëm për të shfrytëzuar autoritetin e papreçedent të Stalinit në Botë ! Me sa duket,Jo më kot Andrei,i biri i malenkovit pranon se lidhur me Stalinin babait nuk i nxirrje dot një fjalë edhe 30 vjet pas vdekjes së tij...

Kuptohet,kjo është hamëndje e pazakontë,por ç’nuk bën vaki,sidomos kur bëhet fjalë për personalitete të tilla,si Beria dhe Malenkovi ! Pikërisht këta,në mars 1953 “frenuan” drejtimin e shtetit nga sozia i rradhës,i cili me sa duket qe bërë i pakomandueshëm.Këtu është vendi të shtojmë : edhe po të gjenin të vdekur Stalinin e vërtetë,Beria njëlloj do të vinte në vend sozinë në agoni,që të fitonte kohë për të ndarë pushtetin.Që Beria ka gisht në këtë mes,këtë e provojnë dokumente të Kremlinit të asaj kohe.Por për to s’ka ardhur akoma koha të tregohen.

Thjesht një gjë është e sigurtë: Trupi i Stalinit të “VËRTETË” nuk mund të gjëndet më kurrë.

 

 

A ka ekzistuar me të vërtetë zogu ROCK ?

 

“Papritur dielli u fsheh,ajri u nxi dhe gjithçka sikur u zhduk në terr.Ngrita kokën dhe pashë një zog të stërmadh,me flatra të jashtëzakonshme,i cili fluturonte në qiell...Ai e kishte mbuluar syrin e diellit dhe nuk e linte ta ndriçonte qiellin mbi ishull.Atëherë u binda se kubeja që shihja ishte veza e zogut Rock...”.Nëqoftëse i keni lexuar “Një mijë e një netë”do ta dini shumë mirë se kjo pjesë është shkëputur nga “Aventurat e Simbad detarit”...

Shumë breza njerëzish të tmerruar dhe të tërhequr kanë lexuar për aventurat e tij,të kënaqur thellë në shpirt që përbindëshat e përshkruar aty në të vërtetë nuk ekzistonin.Por...a është vërtetë kështu?

Në legjendat e lashta flitet për grabitqarë me pupla të cilët i kthyen rrethinat e qytetit të lashtë grek Stimthal gati në shkretëtirë.Ishin zogjtë harpi ata që sulmonin kafshë e njerëz dhe i vrisnin me sqepat dhe thonjtë e tyre të bakërt.Këta zogj më pas u zhdukën nga Herkuli,biri i fuqishëm i Zeusit dhe Alkmenës sepse vetëm ai mund ta kryente fizikisht një heroizëm të tillë.

Kanë kaluar shekuj qysh kur njerëzit në luginat e Eladës sajuan mitet heroike mbi bëmat e Herkulit,por sa u habitën paleontologët kur ndeshën nën tolë kafka të ngurtësuara të disa zogjve grabitqarë që nga pesha dhe përmasat mund të krahasoheshin me kuaj.Vetëm se këta lloj zogjsh nuk kanë jetuar në Greqi por në Amerikën e Veriut  dhe jo 2.500 por 50 milion vjet më parë.Paleontologët i quajtën këto specie diatrima.Ishin zogj me krahë të pazhvilluar dhe nuk mund të fluturonin,,ama mund të vraponin shumë shpejt.Trupi i diatrimës ishte 2 metra,ndërsa sqepi i madh dhe i gjatë gati gjysmë metri.Me këtë armë të tmerrshme zogu i përbindshëm mund t’i çante barkun çdo lloj bishe.Mos vallë sqepi i këtij zogu ka çarë gjithashtu edhe lëkurën e trashë të dinosaurëve,me të cilët luftonte dikur? Gjithsesi sqepi dukej qartë që mund të çante çdo “blind” kafshe të kohës.

Zogu i përbindshëm i përrallave arabe ka lindur në Madagaskar.Pikërisht këtu,në pyjet e këtij ishulli,rriteshin zogj viganë që mund të shërbenin si model i zogut përrallor Rock.

Më vonë në shëkullin XIII,me zogun Rock ka pasur të bëjë edhe udhëtari i njohur venecian Marco Polo.Në hartën e pregatitur sipas përshkrimeve të tij janë shënuar madje edhe “Ishujt e zogut Rock“.Tek përshkruan botën shtazore të Madagaskarit ,Marco Polo tregon gjëra të çuditshme : “Këtu ka zogj që nuk ngjajnë me tanët...mrekulli e vërtetë !... Bie fjala,zogu Orli,i cili është krejt ndryshe nga ç’e paraqesin tek ne; thonë se Orli është gjysmë zog,gjysmë luan,por s’është e vërtetë.Ata që e kanë parë thonë se ngjan me shqiponjën,vetëm se është tepër i madh dhe i fuqishëm...mund të mbërthejë edhe një elefant dhe ta çojë larg,pastaj ta hedhë e ta coptojë pas gurëve.Më pas e ha.Ata që e kanë parë Orlin thonë se po t’i hapë krahët,ato arrijnë deri në 30 metra.Edhe diçka tjetër: tek këta ishuj atë e quajnë Ruck !”

Më tej Marco Polo tregon se khani mongol Hubilaj,tek i cili ai qëndroi disa kohë si mysafir,kishte dëgjuar se tej kufijve të perandorisë së tij jetonte një zog-vigan me emrin Ruhh.Khani dërgoi për kërkime njerëzit e tij besnikë të cilët duhej të mësonin me hollësi për zogun e mrekullueshëm dhe zbuluesit e gjetën atdheun e zogut Ruhh në ishullin Madagaskar.Vetë zogun nuk e panë por sollën një pendë të tij,nëntëdhjetë pëllëmbë të gjatë (rreth 20 metra!).

Studiuesit e sotëm mendojnë se njerëzit e Khanit do i kenë sjellë atij jo një pendë shpendi por një gjethe palme Madagaskari e llojit : Sagus ruffia,trungu i së cilës është 15 metra i gjatë.Nga maja e palmës varen shtatë ose tetë fletë kolosale që ngjajnë si pendë shpendi.Njerëzit e Khanit e përcaktuan saktë vendbanimin e zogut përrallor.Le të shkojmë në Madagaskar dhe ta kërkojmë këtë lloj shpendi !!!

Zoologët e shekullit të kaluar e kanë bërë këtë udhëtim.Për herë të parë për zogjtë viganë,të gjallë,jo përrallorë,evropianët mësuan nga libri i admiralit Flakur,”Historia e ishullit të madh Madagaskar”,i botuar në mesin e shekullit XVII.Por vezët dhe eshtrat e këtij zogu,vorompatra,u gjetën vetëm pas 200 vjetësh.

Më 1832 natyralisti francez Vernoi Sganzen gjeti në Madagaskar lëvozhgën e një vezë kolosale,gjashtë herë më e madhe se ajo e strucit.Më vonë në ishujt Maurikanë erdhën për të marrë rum banorët e Madagaskarit dhe në vënd të fuçive ata sollën lëvozhga vezësh vigane.Secila prej tyre mbante 13 shishe rum!

Më së fundi u gjetën dhe eshtrat e zogut përbindësh: më 1851 ato u sollën në një muzeum francez nga shkencëtari Sent Iler i cili i studioi këto kocka dhe bëri përshkrimin shkencor të zogut.Ai e quajti atë : EPIORNIS (më i larti ndër shpendët e lartë).

Këtu më duhet t’ju zhgënjej pak : Zogu vigan i Madagaskarit nuk paska qenë dhe aq i madh siç e bëjnë legjendat e lashtësisë.Ai nuk e merrte dot me kthetra një elefant të tërë,ama nuk ishte më i vogël se ai në trup.Sent Ileri mendonte se disa epiornisë arrinin deri në 5 metra,por mesa duket,gabonte.Ama epiornisët trimetërsh nuk ishin të rrallë.Tre metra është përmasa mesatare e elefantit.Një zog i tillë peshonte afro gjysmë toni.Nëse Sant Ileri nuk gabohej kjo do të thotë se zogjtë e Madagaskarit ,bashkë me gjirafat,mund të quhen gjallesat më shtatlarta në botë;më të larta se elefantët,më të larta se rinoceronti vigan Baluhiteri,i pranuar nga të gjithë si rekordmeni kolos midis sisorëve që kanë jetuar ndonjëherë në tokë.

Mirëpo ja që verompatra nuk mund të fluturonte: në vend të krahëve ajo kishte këmbë të trasha dhe kokë të vogël mbi qafën si gjarpër.Kësisoj zogu i Madagaskarit peshonte gati sa një dem dhe bënte vezë sa një fuçi e vogël.Ato i ndeshin nganjëherë edhe në torfën e kënetave të këtij ishulli.Secila prej tyre mban 9 litra ose është sa 184 vezë pule.

Sa për humor u llogarit se vetëm me një vezë epiornisi mund të bëhet një omletë gati për 100 persona,kurse me vezët e një foleje mund të ushqehen 2.000 vetë.

Deri në mesin e shekullit të kaluar banorët e Madagaskarit thonin se zogjtë viganë jetonin në skutat më të fshehta të ishullit.Që më 1860 misionarët dëgjonin klithmat e mbytura të këtyre zogjve misteriozë,që vinin nga kënetat e pyjeve.Tani të gjithë strucat e Madagaskarit janë zhdukur.Kurse paleontologë të tjerë i quajnë joserioze këto fjalë.Sipas mendimit të tyre epiornisi i fundit është zhdukur disa mijëravjeçarë më parë,por gjatë gjithë këtij afati aspak të shkurtër koha ruajti nëpër këneta vezët dhe kockat e viganëve me pupla.Ato shërbyen si bazë për legjendat mbi vorompatrin dhe zogun Rock.Kuptohet,nuk është e vështirë t’i drejtohesh imagjinatës dhe të përfytyrosh sa i madh ishte zogu,i cili bënte vezë ku mund të fusje 13 shishe rum !

Është mrekulli që dhe në anën tjetër të rruzullit,mijëra kilometra nga Madagaskari,në ishujt e Zelandës së Re,ndeshën ende superzogj viganë.

Nga viti 1840 shkencëtarët kanë përshkruar mbi bazën e mbetjeve të gjetura afro 20 lloje strucësh zelandezë pa krahë,të cilët aty i quajnë Moa.Disa syrësh ishin me trup sa një shapkë kënetë,ndërsa të tjerë mund të haheshin me elefantët për nga përmasat !

Në vitin 1839 u gjet kocka e parë e shpendit kolos.Në fillim u mendua se ajo ishte një këmbë demi,u soll në Angli dhe paleontologu Roger Ouen provoi se kocka i përkiste një zogu të përbindshëm.45 vjet të jetës së tij Oueni ia kushtoi studimit të këtij zogu dhe gjatë viteve 1847-1850 natyralisti Uilliam Mentrel,studiues i palodhur i kafshëve të rralla neozelandeze,mblodhi për të mbi 1.000 kocka të Moas dhe shumë lëvozhga vezësh me madhësi sa një kovë.Oueni i studioi këto kocka dhe lëvozhga.Ai përshkroi shumë lloje të ndryshme të moas dhe përgatiti për muzeumet disa skelete zogjsh viganë.

Edhe sot e kësaj dite në Zelandën e Re gjënden ende skelete të Moas,të ruajtura për mrekulli.Herë pas here gjenden dhe varreza me kocka vigane dhe pranë tyre zakonisht ka edhe pirgje gurësh të bardhë,të rrumbullakët,të lëmuar nga fërkimi pas njëri-tjetrit.Siç bëjnë edhe sot pulat,moat gëlltisnin gurë.Në stomak këta ndihmonin për tretjen e ushqimit.Në Zelandën e Re gjënden jo vetëm kocka por dhe pupla të moas ngjitur me copa muskujsh,lëkure dhe damarësh.Madje edhe vezë me zogj brënda.

Shekullin e kaluar,herë pas here nga dëshmitarë okularë vinin të dhëna se ishte parë edhe ndonjë moa e gjallë.Flitej se gjuetarët e fokave në kampin e tyre në Ishullin e Mesëm ( në ngushticën Kuk,që ndan ishullin verior të Zelandës nga ai jugor ),një ditë u trembën për vdekje nga disa zogj viganë që qëndronin 4-5 metra lart dhe që kishin dalë nga pylli për në breg të detit.

Një herë tjetër,në 1860,punonjësit që masnin tokat dalluan në mëngjes gjurmë këmbësh të një zogu kolos.Gjatësia e gjurmës ishte 36 cm,dhe gjerësia 27.Gjurmët humbisnin në shkurret midis shkëmbinjve.Aty ka shumë shpella gëlqerore dhe të gjithë menduan se aty po fshiheshin moat e fundit.Ja përse disa zoologë optimistë ende ruajnë shpresën të gjejnë në pyjet malore të Zelandës së Re zogj viganë të gjallë.

Baorët pleq thonë se kur kanë qenë të rinj kanë marrë pjesë në gjuetinë e moas.Tek ata janë ende të gjalla kujtimet për kohërat përrallore kur shapkat e kishin trupin sa të kalit.Thonë se në malin Bakapunaka fshihet një Moa që ka mbetur e vetmuar.Zogu ushqehet vetëm me ajër dhe ruhet nga dy hardhuca gjigande.SA KEQ QË KJO ËSHTË VETËM NJË LEGJENDË ! ...

 

 

Ku ndodhej ATLANTIDA ?

 

Një arkeologe britanike e quajtur Carla Sage ka paraqitur një teori të re,ku sipas së cilës Atlantida legjendare nuk ndodhej në oqeanin Atlantik por në vendin që sot ndodhet Shkretëtira e Saharasë.Duke përdorur burime të lashta,por edhe zbulime të sotme arkeologjike,pretendon se Atlantida kishte qënë kryeqyteti i një perandorie të fuqishme,e cila kishte shkëmbime tregtare me qytetërimet Minoike,të Mikenës si dhe me atë Egjiptian.

Teoria e saj bazohet në dëshmi interesante të cilat vënë në dyshim të plotë teoritë lidhur me vendndodhjen e saj në oqeanin Atlantik.

Sipas teorisë së saj,Atlantida ndodhej në mënyrë të padiskutueshme,në një distancë të tillë nga troja dhe qytetet-shtete të tjera të mesdheut që të kishte mundësi për të patur marëdhënie tregtare me to.

Besoj se Atlantida ka qënë kryeqyteti i një perandorie gjigande të Afrikës Veriore dhe kishte portë në gjirin e Sidras.

Atlantida nuk u shkatërrua nga tërmeti,përmbytjet apo vullkanet,por nga përhapja dhe shtrirja graduale e rërës që zhduku qytetërimin e saj.Perandoria nuk u zhyt nën det siç mendohej deri sot,por u zhduk nga kodrinat e rërës.

Nomadet e shkretëtirës,Bedninët,shpesh pas fortunave të rërës,shikojnë kolona të mermerta të dalin mbi rërë,veçanërisht në malet Agghar të Algjerisë jugore.

Rreth 11.000-12.000 vjet më parë ku sipas grekëve të lashtë po lulëzonte qytetërimi i Atlantidës,në Saharanë e atëhershme mbizotëronte një klimë e butë (gjë që është vërtetuar shkencërisht) që mund të ishte ideale për zhvillimin e një qytetërimi,ndërkohë që toka ishte e pasur dhe pjellore.

Vepra arti të skalitura nëpër shkëmbinj paraqesin kafshë që enden lirshëm.Gjithashtu arkeologët kanë zbuluar hieroglitë që tregojnë kafshë të zbutura,kuaj që tërheqin karroca dhe karvane të mëdhenj,duke vërtetuar se tregtia luante një rol të madh në atë zonë.Por shtrirja e fuqishme e shkretëtirës duhet të ketë zhdukur cdolloj bimësie dhe gjithashtu shkaktoi zhdukjen e kafshëve.Ndërsa rëra përmbyti gjithë perandorinë,karvanet e kishin të pamundur udhëtimin sepse rrotat që përdornin me mjetet e tyre lëvizëse nuk mund të lëviznin dhe kështu mori fund tregtia.Ishin shekuj më vonë ku vendasit filluan të përdornin devetë për lëvizjen e tyre,rreth viteve 100 para erës së re.Në atë kohë Atlantida ishte varrosur dhe harruar nën kodrinat e rërës.Nuk ishte një kataklizmë ujore,por largimi i ujërave që shkaktoi fatkeqësinë.

Gjithashtu Dr.Sage beson se,thëniet e Platonit rreth kataklizmës kanë të bëjnë me keq interpretimin e fjalës egjiptiane “lëvizja e ujit”.

Por a ka qenë me të vërtetë aty ku u tha ATLANTIDA ???

PO !!!

 

 

A rikthehet shpirti pas vdekjes ?

 

Nëse e konsultojmë fjalorin terminologjik, do të vërejmë se, me gjeni nënkuptojmë "shkallën më të lartë të prirjes së individit në formë talenti për një lëmi të caktuar", ndërsa, në anën tjetër, me talent nënkuptojmë: "aftësinë e jashtëzakonshme të lindur të dikujt për një veprimtari të caktuar". Duket se çdo gjë është e qartë, por... jo edhe aq?!!!
Disa interpretues spiritist shkojnë më larg dhe këtë e lidhin me një fenomen edhe më të thellë... me mundësinë e transformimit të shpirtit të dikujt pas vdekjes te trupi tjetër.
Proçesi i transformimit të shpirtit, nga një trup në tjetrin, quhet REINKARNIM.
Sa është e mundshme një gjë e tillë?
Të shikojmë me radhë:
Reinkarnimin si proçes, e kanë njohur dhe besuar shumë popuj që nga civilizimet e lashta, e deri në lindje, ku budizmi si religjion më i përhapur në proçesin e transformimit të shpirtit nga një jetë në tjetrën, e ka si princip bazë, mbi të cilin ndërtohet. Okultizmi si urtësi e fshehtë e civilizimit të lashtë njerëzor, njeriun si qënie e shpjegon me konstruksion shtatëfishor. Niveli më i ulët i këtij konstruksioni është niveli fizik (si trup). Tri nivelet e para, sipas kësaj urtësie të lashtë, e ndërtojnë personalitetin tonë dhe ato zhduken me vdekjen fizike, kurse katër nivele tjera në vazhdim, e ndërtojnë individualitetin dhe ato ekzistojnë në sferat më të larta hyjnore. Nëse qënësia e njeriut si shtatëfishësi gjatë jetës në realitetin objektiv ka arritur pastërtinë shpirtërore, ai pas vdekjes, si individualitet, ekziston dhe vazhdon të jetojë në përhershmërinë hyjnore. Nëse jo, atëherë shpirti transformohet në jetën tjetër, duke vazhduar sërish të ekzistojë si tërësi e re shtatëfishore. Kështu, ky proces gjithnjë përsëritet në vazhdimësi, derisa të arrihet pastërtia e duhur shpirtërore. Më në fund, pasi të arrihet ky fisnikërim, shpirti i kthehet krijuesit të vet - ZOTIT.
Në anën tjetër, dy religjione tjera më të përhapura në botë, Islamizmi dhe krishterimi, nuk e predikojnë reinkarnimin e shpirtit, por për veprat e bëra gjatë ekzistimit në realitetin objektiv-fizik, e njohin ditën e gjykimit dhe dënimit meritor, me qëndrimin në Ferr, për veprat e bëra të liga gjatë jetës, ose në Parajsë, për vepra të mira.
Ne, të edukuar, brez pas brezi me dominimin e njërës prej këtyre dy religjioneve, vërtetë do të jetë e vështirë që me bindje të plotë ta pranojmë reinkarnimin, por, kohën e fundit, reinkarnimi si fenomen mistik, me të madhe e sfidon edhe shkencën bashkëkohore, posaçërisht, pas njohjes zyrtare dhe aplikimit të hipnozës eksperimentale nëpër qendra të ndryshme kërkimore-shkencore të botës. Nga këto hulumtime, edhe pse jashtë kureshtjes së opinionit të gjërë, dalin në dritë shumë raporte spektakolare të hulumtuesve të ndryshëm me hipnozë, ku mediumi i caktuar, përmes sugjestioneve sillet në fëmijërinë e hershme. Me të marrë urdhëresën se është në moshën pesë vjeçare, ai fillon të eksponojë sjellje infantile që e karakterizojnë atë moshë. Me këso eksperimentesh, disa hulumtues kanë shkuar edhe më larg, saqë, gjatë transit hipnotik, mediumin e kanë transferuar deri në kohën para lindjes. Nga shumë raste të evidentuara, disa mediume, kanë filluar të flasin me ndonjë gjuhë tjetër dhe të tregojnë për ekzistencën e tyre në një hapësirë dhe kohë shumë më të hershme.

Si duket, jeta nuk përfundon me vdekje?!
Dymbëdhjetëvjeçarja Jelena Markard, nga Berlini pas një traume të rëndë, ka filluar të flasë rrjedhshëm në gjuhën italiane, të cilën gjuhë, më parë, nuk ka pasur mundësi ta njohë. Vajza pandërprerë deklaronte se emri i saj është Rozeta Kasteljani, se ka lindur në Itali në vitin 1887 dhe vdekur më 1917. Hulumtuesit, lehtë e verifikojnë deklaratat e Jelenës dhe drejtohen menjeherë në adresën e duhur.
Derën e hyrjes së kësaj familje e hap një grua e moshuar, të cilën Jelena (Rozeta), e identifikon kështu: "Ja bija ime Franse!".
Dhe, vërtet, Fransea ishte e bija e Rozetës që kishte vdekur më vitin 1917.
Raste të këtilla të evidentuara nga hulumtuesit e ndryshëm ka mjaft. Shumica prej nesh së paku një herë në jetë e ka përjetuar fenomenin e njohur në psikologji "DEZHAVU", kur me ndonjë person, me të cilin takohemi për herë të parë në jetë, na duket se veç jemi njohur më parë, ose kur kemi qënë në ndonjë qytet apo situatë të caktuar dhe atë e përjetojmë sikur na ka ngjarë edhe më herët.
Parapsikologjia dhe hulumtuesja e fenomeneve paranormale nga Rusia, Varvara Ivanova, në laboratorin e Shoqatës shkencore të kërkimeve radioelektronike të Rusisë, me një grup shkencëtarësh të mirëfilltë, intensivisht ka zhvilluar eksperimente rreth mundësisë së dëshmimit shkencor të bartjes së shpirtit pas vdekjes, nga një person i vdekur në tjetrin. Pas hulumtimeve shumëvjeçare në këtë fushë, ajo publikisht ka deklaruar se i beson reinkarnimit dhe gjatë hulumtimeve të saja të bëra, ka arritur në rezultate të lakmueshme në këtë drejtim. Si metodë kërkimore, Ivanova, më së shumti ka përdorur regresionin e transit të shkaktuar hipnotik përmes metodës së hipnozës. Në një prononcim të saj bërë para mediave, ajo haptas dhe tejet guximshëm ishte shprehur:
- "Për botën dhe realitetin tonë objektiv ne dimë shumë pak. Që tani mund të deklaroj me plotë përgjegjësi se pas vdekjes fizike të trupit, jeta jonë nuk zhduket në tërësi. Ata, të cilët frikohen ta përdorin termin shpirt, ju sugjeroj le ta përvetësojnë nocionin tim origjinal për këtë definim: "kompleksi individual energoinformativ". Esenca nuk është në terminologji, por në thelbin e saj se jeta nuk fillon me lindje dhe as që mbaron me vdekje. Në realitet, kemi të bëjmë me një varg reinkarnime - të ndërrrimit të mbështjellësit tonë fizik, i cili në vete ruan diçka që nuk mund të shkatërrohet - e kjo diçka është fillimi i përhershëm!".
Njohja dhe pranimi i ekzistimit të reinkarnimit - vazhdon Ivanova - do të kishte dhe rëndësinë e hapjes së mundësive të shërimit të mjaft sëmundjeve, veçanërisht që kanë prejardhje psikike. Si shembull për këtë, ajo tregon rastin, se si me këtë metodë, për qëllime eksperimentale, ka arritur deri te shërimi i një pacienti me fobi (frikë):
- "Një inxhinier dyzet e pesë vjeçar, gjithnjë, kur hetonte se rrugës pas tij vinin dy apo tre persona të panjohur, ai ndjente dhembje të papëshkrueshme të shpinës. Analizat e bëra laboratorike-medicinale dëshmonin se praktikisht ai nuk vuante nga asnjë sëmundje. Me përdorimin e metodës së regresionit përmes hipnozës, këtë person e ktheva në kohën para lindjes dhe zbulova se ai në jetën e përparshme ishte vrarë me revole pas shpine nga personat e panjohur. Kur e njoftova për këtë realitet, ai u bind dhe nga ky moment, kurrë më nuk kishte dhembje. Ishte i shëruar tërësisht!".
Sigurisht që unë, vetëm me këtë studim, nuk mund të bind asnjë skeptik se jeta jonë pas vdekjes vazhdon të ekzistojë në ndonjë mbështjellëse tjetër fizike. Por, nëse u besojmë të dhënave statistikore të gjëndjes kolektive shpirtërore të popujve që, sipas bindjeve religjioze, reinkarnimin e konsiderojnë si proçes të pashmangshëm të shpirtit, atëherë tregohet se këta janë më pak agresiv, shpirtërisht më të qetë, më të moralshëm dhe shumë pak vuajnë nga sëmundjet psikike. Ata e kanë përballuar në vete frikën nga vdekja dhe kjo i bën që të jenë edhe më të suksesshëm në jetë.

 

 

Misteri i librit “PORTA E NËNTË”?

 

Një nga pasionet e mia është të bëj kërkime librash.

Është diçka emocionuese të gërmosh e të gesh gërmime të gjata të lëna mënjanë ose të mykura,që kanë dalur jashtë botimit ose janë harruar si vëllime.Megjithatë kërkimi është përgjithësisht një aktivitet që kryhet vetëm dhe i padëmshëm.Çfarë do të ndodhte sikur të pengoheshe gjatë kërkimit,të ngecje në një libër që përmban sekrete të errëta,një libër që njerëzit do të të vrisnin për ta patur?

Mbi kërkimet është mbështetur dhe Arturo Perez-Revente në librin The Dumas Club dhe filmi The Ninth Gate (Porta e Nëntë).

Protagonisti i historisë është një detektiv librash i ditëve të sotme i quajtur Din Corso,një profesionist investigues shumë i ditur i cili u pagua për të gjetur librin e rrallë.

Corso vendosi që të studiojë tre kopjet e fundit të shekullit të 17,punë e cila legjendarisht kishte fuqinë të thërriste diallin.Titulli origjinal i librit të Corsos ishte: “Nëntë dyertë e mbretërisë së hijeve”.
Ky libër në thellësi është një rrugë ku hap pas hapi thirrej Satani dhe pa tekstin janë gjithsej 10 gravura me shenjat e shtypura dhe nëntë ilustrime që përfaqësojnë secila dyer që duhet të hapen gjatë rrugës.Në të vërtetë gravurat prej druri ishin dizenjuar nga artisti spanjoll Francesko Sole.Gravurat kishin kualitetin e një loje ( tip lojë letrash ) dhe ishin të pasura me simbole dhe variacione.

Ideja që libri përmban sekrete të errëta nuk ishte dicka e re.Gravurat e Soles përfaqësojnë një grafik unik të një kulti misterioz.Këto gravura bashkë me tregimet e Reventes tregojnë një meditim shqetësues të së njohurit.Nëqoftëse njohuria është fuqi dhe fuqia të shthur,nëqoftëse të ushqehesh me pemën e njohurive ishte si të thyeje ligjin moral,kështu mund që iluminizmi vjen vetëm nën vlerën e një mallkimi?

Çështja kryesore e filmit dhe librit ishte një libër tjetër: The Ninth Gate (Porta e Nëntë).

Libri është shkruar nga Aristide Torchia në Venezia më 1666 dhë përmban 9 gravura në dru, pothuajse ishte kopjuar nga “Delomelacion”,një libër i shkruajtur nga vetë Luçiferri.

Nëntë portat që të çojnë në mbretërinë e hijeve thuhej se përmbante pak faqe,njohuri se si të thërresësh diallin.Autori u dogj bashkë me të gjithë punën e tij më 1667.

Tre kopje dihet se kanë mbijetuar.Një me baroneshën Freida Ungern,një në koleksionin Fargas dhe i fundit dihet se është nën mbikqyrien e Enrique Taillefer por tashmë i shitur Boris Balkanit.Nga kërkimet ka dalë se historia mund të jetë një shpikje e autorit ose fakt se që të dy versionet,si libri dhe filmi janë trillime.Edhe pse pak a shumë u mor thelbi i çështjes,disa pika kryesore nuk ekzistonin ose kishin humbur gjatë rrugës,si nga libri ashtu dhe nga filmi.

Si fillim emri burimor Delomelacion është një miksim i dy fjalëve greke : Delo-Mbledhje,Melos-E zezë,e errët.Metodologjia e mbledhjes Luficeriane thuhej se ka qënë shumë e vjetër.I dukshëm tek Turis papirus (datuar në 13.000 p.e.s) dhe i cituar tek Carpus Hermeticum.

Për ekspertët letra konsiderohej si një rrugëdalje për karakterin trillues duke qënë se Hermeticum nuk mund të luhej nga adhurimi i djallit.Tek Turis papirus nuk ekzistonte,por njihej mirë nga ai (dmth adhurimi i djallit).

Turis Papirus i mbretit,i njohur si Turis Canon është dorëshkrim hierarkik i dinastisë së 19 të Egjiptit që listonte mbretërit e Egjiptit nga kohrat e mëparshme tek regjimi i Ramses 2,listë e cila ishte shkruajtur prej tij.

Këto jo vetëm tregojnë ngjashmërinë e Turis në emër me Turin por edhe në datim e origjinë.

Puna tregimtare e Delomelacion ose Porta e nëntë është zgjuarësish e rrethuar nga libra që ekzistojnë.Në të njejtën kohë libri është plot me karaktere,gjëmimë historike si Roger Bacon dhe Giordano Bruno,por Revente ia la lexuesve të shpejtë dhe të pasigurtë të shohin e të gjejnë nëse Porta e Nëntë ishte një tregim i shpikur apo diçka të cilën ekspertët nuk e kanë njohur.

Një nga librat ekzistues është Asclemandres,libër i cili jep mundësinë që të dalë e vërteta.Kjo tregohet në faqet e para të Portës së Nëntë,ku mbishkrimi lexon Sic Luceat Lux.Në libër ky përkthehet: Këto që nxjerrin në dritë,ndërsa në film përkthehet : Këto që bëjnë dritën të ndriçojë.

Gjatë të gjithë filmit,në kodet hyrëse të “Bad Guy”(Djali i Keq) Boris Balkan është i 666-numri i djallit.Për më shumë,Reverte e ka shkruar librin më 1666 në Venezia.Aristide Torchia tregimi i të cilit mendohet se ishte krijuar nga jeta e Giordano Brunos-dhe Reverte i dha krijimit të tij duke u mbështetur tek ajo që jeta e Torchias ishte e njëjtë me atë të Brunos.Të dy të arrestuar në Venezia,djegur në Campo dei Fiori.Torchia në shkurt të 1677,Bruno në shkurt të 1600.

Thuhej se Bruno e Bacon ishin të interesuar në magji dhe kjo bie ndesh me idenë e thirrjes së djallit...Por asnjë se pyeti Reventen për ta qartësuar këtë gabim.

Revente shkruajti se Roger Bacon vërtetoi se libri kishte qënë nën pronën e mbretit Salomon dhe kopja e tij u dogj më 1650 nën urdhërin e Papës Inocenti VI .Ai i dha librit besim historik duke e lidhur atë me njerëz të njohur që mendonin se djegia e librit ishte shpikje.Teknikat që përdori Revente ngjajnë me ato të Dan Brown në shumë nga best-sellerët e tij,sidomos në Kodin e Da Vinçit.

Mendohej se Revente nuk e testoi mirë shëndetin e Brown dhe në të njëjtën kohë,ai kurrë,si çdo autor tjetër se ka kritikuar shpikjen në libër si dhe faktet serioze që rrethonin filmin,që është ekzakt ajo që Brown bën në punën e tij.

Brown ka përdorur “Priory of Sion” si sekret social që ka vazhduar të konservojë fshehtësinë.

Revente shpiku “Order of the silver serpent” si shoqëria që gjatë gjithë shekujve është përpjekur të thërrasë Luçiferrin në traditën e Torchias.Këtu kemi të bëjmë me “Order of the silver serpent”aktual,por vetëm në lojrat kompjuterike,si një grup që adhuron djallin dhe që ka ruajtur traditat e vëna nga Torchia në shekullin XVII.

Libri i Reventes është quajtur The Dumas Club,por figura e Alexandre Dumas nuk shfaqet në film,pa dyshim se ka qënë shumë e vështirë ta nxirrje nga skenari.Revente e ka përmbledhur mirë librin e tij,kështu si gjithmonë kryesori është pjesë e karakterit të Dumas në “Three Musketeers”.Janë karaktere paralelisht të ngjashëm ato të të sotmit me ato të kohës së Dumas.

257 volumet  e Dumas,kujtime e shkrime të tjera,janë listuar ashtu siç janë dhe emrat e 27 grave të tij.6 të ligjshme dhe shumë fëmijë të paligjshëm që as vetë ai nuk e dinte për ekzistencën e tyre.Dumas shkruajti Tre Musketjerët,Njeriu me maskën e hekurt,Konti Monte Kristos etj.Musketjerët ishin pjesë e trup-rojave që mbronin mbretin e Francës në shekujt XVII-XVIII.Libri,si çdo libra të tjerë të Dumasit ishte një novelë historike e vendosur në të shkuarën e Francës,për ta ekzaltuar dhe sjellë atë në vëmendjen e të gjithë publikut.

Tre Musketjerët ishte një histori romantike që tregonte një Aventurë mes të rinjsh.Dartanjan-jeta e të cilit ndryshoi pasi la vëndlindjen e tij për të shkuar në Paris e u bë shok me tri Musketjerët: Atos,Portos dhe Aramis.

Të katërt luftuan kundër kardinalit Rishelje,për të drejtën,dashurinë dhe shoqërinë : “Një për të gjithë të gjithë për një”.

Një tjetër histori e njohur është “Njeriu me maskën e hekurt” rreth njërit nga binjakët e padëshiruar të mbretit Filip,i cili vendosi ta burgosi në Bastijë.Fytyra e tij u mbështoll me një maskë të hekurt për të fshehur identitetin e tij.

Tre Musketjerët dhe Konti i Montekristos u shkruajtën shumë pranë në vite me njëri tjetrin 1844-1845.Punët e Dumas ishin histori aventuriere,jo besnike,me fakte historike,por përzierje me zotësi.Histori me trillime ç’ka bëri Revente dhe Dan Brown në Kodin e da Vinçit.

Para 1843 Dumas shkruajti 15 pjesë,novelat historike i sollën Dumasit shumë fitime,por ai nuk arriti të fitojë aq sa kërkonte dhe jetën e cilësoi më pas si një zhgënjim total.Ai botoi 250 libra me 73 asistentë veçanërisht me mësuesen e historisë Auguste Maquet.Dumas fitoi 200.000 franga në vit dhe arriti në shumën e 63.000 franga për 220.000 vargje të gazetës La Presse dhe Constitutionel.

Skicat e librave vinin nga Marquet e cila kushtëzoi rrëfimin historik edhe pse tema e ideve noveliste u përfshi në histori.

Dumas më pas mundi të shkruajë histori që më pas kritikoheshin si “e shkruar e keqe” por audiencës së Dumait iu desh të priste shumë,por këto kontribuan në realizëm si ngjarje pa fund në mënyrë që lexuesit ta blinin numrin e ardhshëm.

Shumë lexues u inspiruan nga këto gravura të vizatuara në dru ku në novelë ishin dizenjuar nga artisti spanjoll Francisco Sole.Shumë nga gravurat synonin të bëheshin të vërteta,burri i varur,lojtarët,kështjella etj të cilat do ti shihni më poshtë për herë të parë në një libër përvec atij origjinal.

Që nga referenca në atë kartolinë që i dërgoi Balkani baroneshës “E gjeta...” .Balkani arriti të identifikojë kështjellën duke iu referuar Portës së Nëntë e cila do të hapej.

Si gjithë filmat është përdorur një vend modern për realizimin e tij si hoteli parisien “Coyle” dhe kështjella e Ferrieres ose vila Pontoise të gjitha afër Parisit.Por ishte kështjella e Puivert ajo ku Balkan do shqetësonte djallin dhe ku Corso do hynte nëpërmjet portës së nëntë.Ajo kala ekziston dhe është e fiksuar në fillimin e kryqëzatës së Chatarit në sulmin që iu bë kishës katolike si heretike në jug të Francës.Puivet shtrihet afër Pyrenees në një zonë me kështjellat e tjera të Chatarit duke përfshirë dhe të famshmen Montsegur e cila i qëndroi sulmeve tre ditore më 1210.

Simon de Montefort iu dha më pas shokut të tij Lambert de Thury i cili e mbajti deri më 1213.

Si kështjella e katërt ajo qëndronte pa asnjë traditë të madhe e cila lidhej si me Graal dhe me Luçiferrin.

Më 1930 autori Otto Rohn shkroi një libër rreth Chatarit që titullohej:- “Gjygji Luçiferrit”.

Kisha i pa chatarët si heretikë,adhurues të djallit.Chatarësit e shikonin botën materiale të krijuar nga Luçiferri.Çdo anë e tyre identifikohej me të keqen,gjë që ishte e njohur atëherë dhe ska ndryshuar deri më sot.Revente flet dhe për një libër tjetër intrigues që përfshin të njejtat tradita si Porta e nëntë.Tek to kemi referenca nga : The Hypnerotomachia Poliphili nga Colonna publikuar në Venezia më 1545 dhe Compeduim Maleficarum nga Francesko Maria Guazzo.Të dy këta libra mund të kenë inspiruar Reventen kur publikoi Portën e nëntë.

Hypnerotomachia Poliphili ishte një nga librat më të vështirë për t’u kuptuar dhe libri më enigmatik i krijuar ndonjëherë.Pas publikimit më 1499,të çuditur,lexuesit e tij me njohuri mbi arkitekturën,peisazhet,kopshtet e dizenjuar e gjithashtu inxhinieria,piktura dhe skulptura.Gjithashtu mendohet se libri është shkruar nga Leon Battista Alberti.Ai s’ka të bëjë më djallin por është një libër që flet mbi të drejtën e gruas që të shprehin seksualitetin e tyre dhe erotizmin në përgjithësi.

Hypnerotomachia Poliphili është i njohur edhe për 144 relieve druri.Këto prerje druri ku gdhendet ngjarja ishin përfitimi kryesor për idetë Rilindase si në ndërtesa,pallate,skulptura etj.Francesco Maria Guazzo ishte gjithashtu një studiues italian i demonëve.Guazzo e shkruajti këtë libër më 1608 kur ai kishte një lloj autoriteti mbi përdorimin e magjisë.Në këtë Compeduim Malificarum ai vizatoi 11 kokë njerëzish poshtë të cilave u konstatua një përdorim magjie.Këtu kemi të bëjmë me një pakt me djallin,një mospërfillje ndaj kishës,shkelje të kryqit etj.Ato gjithashtu premtonin se do ti bënin të tjerët për vete në adhurimin e Satanit dhe i pagëzoi në emër të Luçiferrit,Belzebuth dhe demonëve të tjerë.Identik si ritualet e Balkanit në fund të filmit.

Thuhej se djalli vizatoi një rreth në tokë dhe të gjithë kandidatët referuan betimin e tyre tek ai.Ata i kërkuan satanit ti heqi emrat e tyre nga libri i Krishtit dhe ti shkruajë në librin e tij.

Gjithandej figura e Balkanit identifikohej lehtë,roli i Corsos dhe të dashurës së tij,Juane Adler,më shumë është enigmë.Nga fundi i filmit gjithçka bëhet e qartë,burri që kërkonte të vërtetën nuk ishte Balkan por Corso.Por kush ishte vajza?Luçiferri?Nqs Po.Pse duhej Balkan të arrinte atë,duke qënë se ajo ishte aty?! Ose ndoshta rituali i Balkanit do të skllavëronte djallin,kjo do ta vinte djallin nën kontrollin e tij e më pas të kontrollonte Luçiferrin.

Disa të dhëna tregojnë se ajo ishte djalli,ajo e donte Corson dhe në film ajo i jep një kopje të librit “Djalli në Dashuri”.Në një moment ajo e identifikon veten si djalli dhe në libër Corso besonte pikërisht këtë.Gjithashtu ajo konstatoi se një herë u ndesh me një ëngjëll dhe i referoi rënien e ëngjëjve nga parajsa ku më pas mbajti anën e tyre...

Ajo nuk ishte e keqe,ajo ishte mbrojtëse,një këshilltare për Corson...por në fund,Corso ishte ai që vriste e bënte krime.Në të vërtetë roli i saj ishte të mbronte Corson kundër Balkanit,Corso do të hynte në portën e nëntë,ajo ishte dhe mbrojtësja e Portës së nëntë.

Në mbishkrimin e nëntë i cili është lëvizur nga tre kopjet ajo simbolizohet si Kalorësi i një Dragoi,si një qënie me shumë krye.Prostituta e Babilonisë e përmendur në Biblën Kristiane si paralajmëruese e hyrjes së antikrishtërimit.

Ajo kishte superfuqi mbi njerëzore,por është e qartë që ajo si ka treguar asgjë Corsos.

Johnny Depp aktor në filmin Porta e nëntë ka shprehur: Corson fillon dhe e pëlqen nga fundi,mendohet se është njeri i keq,i ftohtë,i dëshiruar për të arritur “golin”.

Në të gjithë librin dhe filmin lexuesi dhe shikuesi nuk e njohin tamam rolin e Corsos dhe vetë Corso.Lexuesi dhe personazhi janë të fiksuar tek vetja që i japin më shumë rëndësi se Corsoja,por në fund vetëm ai e kalon Portën dhe i vetmi person në histori që u përgatit dhe u ndihmua nga  Irena (Aide) misterioze.

Mbishkrimet në Portën e nëntë të bëra nga Luçiferri kishin shënjën LCF,emri i Corsos (në libër) është Lucas Corso.......inicjalet LC........ F ???

Ashtu siç ju premtova më sipër tani do keni mundësinë të shihni të nëntë portat të ndodhura në librin PORTA E NËNTË.

 

 

Misteri i numrit 13 !

 

Evropianët, veçanërisht anglo-saksonëtjanë shumë supersticiozë, kur bëhet fjalë për numrin 13. Sipas tyre, nëse 13 persona ndodhen të ulur në të njëjtën tryezë,njëri prej tyre do të vdesë brenda vitit. E premtja e datës 13 konsiderohet një datë shumë e keqe dhe një ditë e mbrapshtë. Dita e 13 e vitit, kati i 13, numri 13, të gjitha konsiderohen si ndjellës të fatkeqësive. Me një fjalë, çdo gjë që përmban 13 është “e mallkuar”. Edhe në Rusi,numri mendohet se ka lidhje me djallin. Por nga vjen i gjithë ky supersticion negativ për numrin 13 dhe përse popuj e kultura të tjera nuk e kanë një fiksim të tillë? Triskaidekaphobia është frika nga numri 13.Fjalët që përbëjnë termin e mësipërm janë marrë nga latinishtja dhe greqishtja e vjetër, edhe pse në ato kohë mbi këtë numër nuk kishte rënë hija e zezë e mallkimit.Zakonisht njerëzit e kanë lidhur numrin 12 me bollëkun dhe me plotësinë e gjërave.Kështu ka 12 zotër olimpikë, 12 shenja të horoskopit, apo 12 dishepuj. Nëse këtij numri të plotë i shtohet një tjetër, atëherë situata bëhet e paqartë dhe e paparashikueshme. Juda ishte i ftuari i 13 në Darkën e Fundit dhe kjo është një nga arsyet që ky numër konsiderohet si ndjellës i fatkeqësive.Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar pati disa teori në lidhje me këtë numër, sipas të cilave në Sabath kishte 13 shtriga. Megjithatë, kisha nuk e konfirmoi kurrë një gjë të tillë. Po të kërkosh një shpjegim në Fjalorin e Supersticioneve të Oksfordit, numri 13 lidhet me të premten e datës 13, e cila u përmend për herë të parë në vitin 1913,700 vjet pas shpërbërjes me dhunë të Urdhrit të Kalorësve të Tempullit.Të premten e datës 13 të vitit 1307, të gjithë kalorësit tempullarë u kapën në Francë dhe kështu urdhri reshti së ekzistuari.Një tjetër fakt për cilësimin e numrit si “të mbrapshtë” është se letra e 13 e Tarotëve është letra e vdekjes. Kjo është vendosur në Italinë e shekujve 15-16, por nuk ka të bëjë aspak me Darkën e Fundit.Shumë interesant është edhe fakti se numrit 13 nuk i ishte kushtuar ndonjë vëmendje e veçantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në shekullin e 19. Emri zyrtar i Deklaratës së Pavarësisë është: “Deklarata e Pavarësisë së 13 Kolonive” dhe brenda 15 vitesh vendi quhej 13 Shtetet e Bashkuara. Në fund të shekullit të 18,numri 13 simbolizonte pavarësinë dhe bashkimin e vendit të ri. Më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë,kishte 13 të shtëna me top dhe disa rituale të tjera tradicionale,të cilat përsëriteshin 13 herë rresht. Vetëm kur 13 shteteve iu shtua shteti i 14, ai i Vermontit në vitin 1791, çdo ritual bëhej me numrin e ri, pra me numrin 14, i cili u konsiderua si numri i fatit.Deri në shekullin e 19 kishte një tjetër supersticion të lidhur me 13-n, ai i 13 miqve të ulur rreth së njëjtës tryezë. Për të shpjeguar frikën e disa popullatave ndaj këtij numri ka një mori librash që merren me zanafillën e kësaj fobie që vazhdon edhe sot në Evropë, por edhe në vende të tjera. Në fund të shekullit të 19, ky supersticion u përhap edhe përtej oqeanit Atlantik. Shkrimtarë nga vende të ndryshme, si Fjodor Dostojevski, Henrik Ibsen, Leon Tolstoi, Zhul Verni apo Oskar Uajld e kanë përmendur jo pak këtë numër në veprat e tyre. 

Në vitin 1880, disa njujorkezë vendosën që të hiqnin këtë paragjykim që ishte kthyer në një fiksim të vërtetë. Kështu një veteran i Luftës Civile dhe një njeri i njohur në rrethet e larta,William Fowler vendosi që të krijonte një klub,anëtarët e të cilit të darkonin datën e 13 të çdo muaji dhe rreth tryezës të uleshin 13 anëtarë të klubit. Darka e tyre e parë u organizua në hotelin “Knickerbocker”, të premten e 13 janarit të vitit 1881, në dhomën numër 13. Kjo nuk ishte vetëm një luftë kundër këtij numri që ishte bërë shumë i famshëm dhe i rrezikshëm, njëherazi, por edhe një luftë kundër të gjitha llojeve të bestytnive e supersticioneve të kohës.Duhet thënë se njerëzit, të gjithë pa përjashtim, po jepeshin shumë pas shenjave, falleve e dukurive të tjera okulte e misterioze, dhe kjo ishte kthyer në një epidemi, pasi i kishte kaluar përmasat e një fiksimi të përkohshëm.Gjatë rrugës drejt vendit të darkës, të ftuarit kaluan nën një shkallë të posaçme, hodhën kripë në tryezën e tyre dhe i vendosën pirunjtë në tryezë në formë kryqi. Në një tabelë të madhe të varur në mur ndodhej parulla: “Nos Morituri Te Salutamus” (“Ne të vdekshmit të përshëndesim”). Ky klub u bë shumë i famshëm dhe ajo që nisi si një kundërshti ndaj supersticioneve, e kryesisht ndaj fiksimit për numrin 13, u shndërrua në një klub aventurierësh që ndërmorën shumë veprime të rrezikshme për të hedhur poshtë paragjykimet e kohës. Po për sa i përket darkës së famshme, menyja u soll në gurë varri, ndërsa tryeza e darkës ishte ndriçuar nga kafka boshe me qirinj brenda, tamam si në netët e Hollouinit. Sallatat dhe ushqimet e ndryshme erdhën në pjata që kishin formën e arkivoleve.Ndërkohë i gjithë ambienti rrotull ishte zbukuruar me sende që sjellin fat të keq, si pasqyra të thyera apo silueta macesh të zeza.Në vitin 1887,klubi ishte shndërruar në një institucion shumë popullor dhe numëronte 487 anëtarë. Në vitin 1895, krijuesi i tij deklaroi se numri i vetëvrasjeve mes anëtarëve të klubit ishte shumë më i vogël se përqindja mesatare e vendit. Pavarësisht të gjitha veprimtarive zbavitëse që bëheshin në të dhe mesazhit që ata synonin të përcillnin, klubi i të 13-ve u shpërbë në vitin 1914 për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore. Të gjithë anëtarët ranë dakord se mungesa e respektit për vdekjen në një epokë lufte do të ishte e pavënd. 

 

 

Cfarë ndodhi në të vërtetë me Benito Musolinin ?

 

Musolini është akoma i burgosuri i Badoljos dhe në Romë sundon kaosi. Është vera e vitit 1943, më dramatikja që prej kohës kur ka filluar lufta. Një nga shefat e shërbimit sekret nazist në Itali është Herbert Kapler, majori që disa muaj më vonë 24 mars të vitit 1944 organizoi një masakër, ku u vranë 335 civilë me një të shtënë mbas koke, një reprezalje monstruoze, për shkak të atentatit partizan të rrugës "Razela" një ditë më parë.

Në atë fillim gushti të vitit 1943, majori Kapler ka për të kryer misionin e pamundur. Duhet

të arrijë të çlirojë Benito Musolinin, të cilin më datë 26 korrik e transferuan në Ponza dhe pastaj në Madalena. Dhe duhet të informojë edhe Berlinin ditë pas dite, orë pas ore, mbi të gjitha zhvillimet e armëpushimit ndërmjet shefit të ri të qeverisë italiane, Pietro Badoljo dhe anglo-amerikanëve. Aleatët zbarkuan në Siçili më datë 10 korrik. Ndër shërbimet sekrete gjermane në Romë ka filluar konfuzioni. Kapler dërgon pa pushim qindra fonograme në Gjermani, drejtuar shefit të SS-ve, Heinrik

Himler. Por shërbimi i Inteligjencës së Londrës survejon dhe dokumenton gjithçka. Dhe gjithçka përfundon në tryezën e Uinston Çërçillit. Këto mesazhe mbetën të pabotuara për publikun për gjashtëdhjetë vjet. U publikuan vetëm në vitin 2004, bashkë me të tjera mijëra fonograme që vinin nga fronti i luftës. Fonogramet që janë dërguar nga Italia janë më konfuzet nga gjithë të tjerat që u dërguan nga Afrika e Veriut, Franca, vendet ballkanike, Lindja e Mesme, Kabuli dhe Teherani. Të gjitha janë fonograme të klasifikuara "top sekret". Dhe prej këtyre copëzave historish tragjike, dalin në dritë edhe ngjarjet e zhvilluara në Italinë e vitit 1943. Madje kuptohet që për Hitlerin ishte prioritet që të dinte gjithmonë se ku ndodhej Musolini. Gjithashtu, prioritet tjetër ishte edhe problemi i hebrenjve.

Majori Kapler është gjithmonë në dijeni për zhvendosjet e Duçes. Informohej nga karabinierët,

fashistë besnikë, spiunë të tjerë që punonin nën komandën e tij. Madje edhe në Vatikan kishte burime informacioni. Dhe madje prej atje e informojnë se kishin filluar tratativat për armëpushimin ndërmjet "tradhtarit" Badoljo dhe aleatëve. Në Berlin dërgon edhe analizat e tij mbi gjendjen në Itali; mbi popullatën që ka filluar të ndjejë mospëlqim dhe urrejtje për forcat gjermane; mbi Duçen, "që sa vjen dhe bëhet jo popullor"; mbi rrezikun e "një lufte civile". Nën urdhërat e Herbert Kapler gjejmë edhe kapitenin e SS-ve, Erik Priebke, i gjykuar në Itali në vitet nëntëdhjetë për masakrën e 24 marsit. Priebke jeton akoma në Romë, me arrest shtëpie, jo shumë larg rrugës "Razela". Drejtuar me urgjencë komandantit të SS, Henrik Himler.

Ndërmjet Panjocit, i cili është në kontakt me një burim të besueshëm brënda forcave të karabinierëve,Dollman ka marrë informacion se Duçe ndodhet që prej dy ditëve më parë në ishullin Ponza, ndërmjet Gateas dhe Napolit. Do të lajmëroj menjëherë gjeneralin Student.

4 gusht 1943. Zëvendësmarshalli Keselring nuk është dakord me planet e komandantit të SS, sepse aksioni i gjeneralit Student (për të liruar Musolinin) konsiston në një sulm të menjëhershëm.

6 gusht 1943. Po bëhemi akoma më shumë të papërfillshëm në sektorët më të ulët të shoqërisë.

6 gusht 1943.Sipas disa informacioneve që vijnë nga Vatikani, ndërmjetësit (akti për armëpushim)

janë aq të pashpresë, saqë pritet se kapitullimi i Italisë mund të vijë brenda dyzetë ditëve.

8 gusht 1943. Më datë 5 gusht, kinematë e Romës transmetuan pamje nga 26 korriku.Në përgjithësi u transmetuan skena ku shfaqeshin duartrokitje të forta,veç atyre ku shfaqej Mbreti.Por duartrokitjet më të forta jepeshin kur dilnin zyrtarët dhe ushtarët italianë.

10 gusht 1943. Duçe ndodhet me siguri në Ponza edhe pse qarkullojnë zëra për të kundërtën.

11 gusht 1943. Një anëtar i Vatikanit takoi dje Mbretin, për t'i komunikuar lajmin vijues: Ambasadori anglez në Vatikan është informuar se Duçja ndodhet në ishullin Ponza.

14 gusht 1943. Duçe u evakua nga Ponza më datë 12 gusht,pikërisht dy ditë më parë. Po kërkojmë në çdo drejtim për të zbuluar se ku ndodhet aktualisht. Burimet tona janë komisarët e policisë, Pistiçeli dhe Dollman.

15 gusht 1943. Gjenerali Student është në pritje për të marrë informacionin me anë të radios mbi vendndodhjen e Duçes dhe më pas t'ia transmetojë

komandantit të SS-ve.

15 gusht 1943. Agjenti 37/7 ka informacione se Duçja ishte drejtuar për në ishullin Madalena.

17 gusht 1943. Sot, Sim (shërbimi informativ ushtarak nën komandën e Badoljos), ka urdhëruar shtjellimin dhe studimin: "Cilat do të ishin reagimet e Gjermanisë nëse Italia do të krijonte një aleancë me Anglinë".Përgjigja duhet të vijë absolutisht brenda ditës.

19 gusht 1943. Bashkë me fëmijët, konti dhe kontesha Ciano aktualisht ndodhen në rezidencën e tyre (adresa i është komunikuar komandantit të SS). Kanë liri veprimi, por janë nën vëzhgim e sipër.

20 gusht 1943. Sipas disa informacioneve të besueshme (të marra nga Panjoci), këtë mëngjes Duçja ndodhej në ishullin e Madalenës.

29 gusht 1943. Sipas Pomilios, ish-drejtor i institutit kulturor fashist, Musolini u transferua nga ishulli Madalena, në vilën Pantano, në jug të liqenit Trazimeno.Informacioni vjen nga një ushtarak i eskortës së tij. Tashmë kam urdhëruar që të verifikohet saktësia dhe besueshmëria e informacionit.

30 gusht 1943. Në lidhje me zhvillimet e brëndëshme politike, kam përshtypjen se qeveria Badoljo do të bjerë dakord për një paqe të pjesshme (vetëm me anglo-amerikanët), brenda harkut kohor të dhjetë ditëve.

5 shtator 1943. Falë disa informacioneve të siguruara nga një burim brenda policisë së ishullit Gran Sasso, kemi zbuluar që Musolini ka shumë mundësi të ndodhet në një hotel të asaj zone. Kam dërguar disa nga njerëzit e mi për të vëzhguar zonën. Do të kthehen në Romë pasditen e së martës.

6 shtator 1943. Drejtori i çentralit telefonik pranë bazës kryesore të aeronautikës ushtarake italiane, i ka transmetuar sekretarit të Mbretit lajmin vijues.

Në orën 17 të 4 shtatorit është kryer një bisedë telefonike ndërmjet komandës së lartë të Forcave të Armatosura italiane dhe komandës së aeronautikës.Propozimi për paqe nga pala italiane është pranuar menjëherë nga pala angleze. Në tratativat e ardhshme do të punohet për të arritur eliminimin e kushteve që janë vënë nga pala amerikane. Duke parë rëndësinë e kësaj çështjeje, kemi

kërkuar për të pasur menjëherë një kontakt të drejtpërdrejtë me burimin e këtij informacioni.

7 shator 1943. Kemi përfunduar së vëzhguari zonën jugore të Gran Sasso. Konfirmojmë se Duçe

ndodhet akoma në hotelin "Campo Imperatore".

10 shtator 1943. Operacioni për lirimin e Duçes ka nisur.

11 shtator 1943. Produktet ushqimore janë pakësuar.Të gjitha hotelet dhe dyqanet janë mbyllur. Popullata nuk ka me çfarë të ushqehet dhe po i kundërvihet Gjermanisë.

12 shtator 1943. Këtë mëngjes, në orën 10:00, reparti i parashutistëve, nën urdhrat e Skorzenit (një nga shefat e shërbimeve sekrete gjermane në Evropë), ka nisur operacionin në Gran Sasso. Reparti duhet të kthehet në bazë vetëm nëse Musoloni do të ketë mbërritur në Gjermani.

12 shtator 1943. Lirimi i Musolinit u krye me sukses.

16 shtator 1943. Ky plan (pra rrëmbimi i tij) u krye brenda kohës së parashikuar. Gjithsesi, duhet të nënvizoj se kam qënë gjithmonë kundra këtij operacioni dhe pasojave që do të ketë në reagimin e italianëve ndaj Gjermanisë.

18 shtator 1943. Shpallja për rithemelimin i partisë fashiste nga ana e Musolinit ka lënë një përshtypje skeptike në qytetarët italianë. Mbi të gjitha, në Romë shihet qartë avancimi i anglo-amerikanëve dhe një mbështetje ekzaltuese e popullit për përmirësimin e ndihmave në ushqime. Ka filluar të krijohet ideja se trupat gjermane janë shkaktarët e fillimit të kësaj krize.Dhe mendohet se anglezët do ta zgjidhnin gjëndjen brënda pak kohe. Ka zëra se çlirimi i Italisë nga gjermanët do të nisë nga zonat veriore. Italianët janë të bindur se së shpejti do të çlirohen nga fashistët. Gjithsesi

mendohet se ushtarët gjermanë do të bëjnë rezistencë dhe do të shkatërrojnë të gjitha bazat ushtarake vëndase. Por të gjithë i besojnë propagandës angleze, e cila po provokon shumë kundërvënie ndaj prezencës tonë.

15 tetor 1943. Deklarata për luftë e qeverisë Badoljo (ndaj Gjermanisë) ka ngjallur pak interes në sektorët publikë.Grupet antifashiste, të drejtuara nga komunistët, e interpretojnë si nismë të lirë për çdo lloj dhune kundra gjermanëve. Ka lindur frika për fillimin e një lufte civile. Të gjithë janë skeptikë,pasi Musolini nuk po shfaqet më në publik.

16 tetor 1943. Aksioni kundra hebrenjve nisi dhe përfundoi brenda ditës sipas planeve të parashikuara.Popullata është skeptike dhe nuk pret asgjë të mirë nga kjo qeveri.

23 shtator 1943.Ndër dokumentat që kemi sekuestruar në Ministrinë e Brëndëshme, ndodhen raportet mbi jetën private të Duçes dhe të motrave Petaçi.

29 shtator 1943. Ndjenjat e italianëve kundrejt Gjermanisë po përkeqësohen. Dhe presioni po shtohet akoma më shumë pas qarkullimit të zërave mbi persekutime dhe arrestime ndër civilë të ndryshëm italianë.Ka lindur edhe ideja se gjermanët do të evakuojnë Romën. Por një tërheqje e jona do të zhgënjente të gjithë besimin e krijuar pas fitoreve të njëpasnjëshme.

30 shtator 1943. Duçja tashmë nuk shfaqet në publik prej kohësh.

4 tetor 1943. Në përgjithësi popullata ndihet e gëzuar për mundjen e Gjermanisë.Tërheqja e trupave gjermane nga Napoli drejt veriut tashmë është tepër i qartë për të gjithë. Gjithsesi policia gjermane është në gatishmëri të plotë.Por për shkak të pabesisë, policia italianë nuk është lejuar të aktivizohet

shumë veç arrestimeve individuale.Nuk ishte e mundur të rrethoheshin të gjitha hyrje-daljet e Romës, pasi edhe policia gjermane ishte e kufizuar në numër (365 në total). Gjithsesi u arrestuan

1.259 persona në shtëpitë e hebrenjve.Operacioni u zhvillua nga ora 05:30, deri në orën 14:00. Numri i hebrenjve të burgosur është 1.002. U liruan vetëm elementët me gjak të përzierë,të huajt (ndër këta edhe një qytetar i Vatikanit), familjet e përbëra nga anëtarë të përzierë në racë (përfshirë edhe ata ku ndonjë nga bashkëshortët ishte hebre), shërbëtorët dhe qiraxhinjtë e arianëve. Persekutimi i hebrenjve të Romës është parashikuar për në datën 18 tetor në orën 09:00 nën mbikëqyrjen e 30 ushtarakëve. Në përgjithësi gjatë operacionit nuk pati rezistencë nga ana e popullatës italiane, madje në shumë raste kishte edhe bashkëpunim. Në një rast, për shembull,policia u përball me një fashist, i cili nuk dispononte një dokument identifikimi.Kishte hyrë në një shtëpi hebrenjsh një orë më parë dhe pretendonte se shtëpia ishte pronë e tij. Pjesa më e madhe e popullatës nuk u duk gjatë aksionit. U shfaq vetëm një grusht turme e çoroditur që kërkonte të largonte policët gjermanë nga qytetarët hebrenj,madje në disa raste edhe të armatosur.

 

 

A ka ekzistuar përbindëshi i LOCH NESS ?

 

Përbindëshi Loch Ness është një kafshë e panjohur,ashtu si dhe nuk dihet se kujt specie i përket,por mendohet se ka jetuar në liqenin e madh të Loch Ness në Skoci.Përbindëshi Loch Ness është një nga kafshët më të studiuara nga kriptozoologët.Besimi dhe interesi i popullit te ajo kafshë u shtua në vitin 1937.Ekzistenca e tij më tepër është anekdotiale,me materiale fotografike,lexime etj.Nuk ka pasur asnjëherë një evedencë fizike (mbetje skeleti,kapje etj) të zbuluar si në 2008.Njerëzit e vendit,e më pas njerëz nga e gjithë Bota e kanë quajtur në mënyrë afektive kafshën me emrin Nessie deri më 1950.

 

Origjina.

 

Termi “Përbindësh” ishte reportuar më 2 maj 1933 nga Alex Campbell,sherifi i zonës (Loch Ness) dhe një gazetar me reporteren e korrierit Inverness.

Më 4 gusht 1933 korrieri publikoi si lajm të plotë çështjen e pohuar nga një burrë Londinez,George Spicer,ku disa javë më parë duke ecur me varkë mbi liqen ai dhe gruaja e tij panë një dragua,apo një kafshë prehistorike të cilën ai se kishte parë ndonjëherë në jetën e tij.

Disa muaj më vonë erdhi një letër nga një student veterinerie,ku raportohej e njejta gjë.

Këto histori u bënë kombëtare dhe ndërkombëtare ku flitej për një peshk përbindësh i Loch Nessit.

Më 6 dhjetor 1933 fotografia e parë (e bërë nga Hugh Gray) u publikua dhe krijesa u njoh zyrtarisht nga shteti Skocez dhe iu dha urdhër policisë të marrë masa nga ndonjë sulm i mundëshëm i tij.

Letra të tjera filluan të vinin në korier në rrugë anonime që vërtetonin sinjalizime mbi shikime dhe tregime të njerëzve.

Më 1934 u publikua një libër nga R.T Gould,një nga të parët që jepte investigimet e para të bëra nga vetë autori dhe të dhëna të tij para 1933.

Investigime të mëtëjshmë nga agjentë të tjerë,mblodhën materiale që i përkisnin dekadave të mëparshme si dhe sinjalizime që datonin në shekullin e VI-të pas krishtit deri në ditët e sotme,që treguan për ekzistencën e një kafshe të panjohur dhe të paidentifikuar që jetonte në Loch Ness.

 

Histori mbi sinjalizimet e Reportuara.

 

Saint Columbia (565). Një ndër të dhënat e para mbi këtë kafshë është gjetur në jetën e Shën Columbias nga Adamnan,e shkruajtur rreth shekullit të VI-të.Atje përshkruhet se si në 565,Columba shpëtoi jetën e një Picti (emër i një njeriu antik i Britanisë së Madhe) i cili u sulmua nga përbindëshi.Adamnan e përshkruajti në këtë mënyrë ngjarjen:- Ai ngriti dorën e shenjtë dhe me një fëtyrë të terrorizuar tha thëniet e zotit duke formuar kryqin në ajër dhe i dha urdhër përbindëshit duke i thënë :- Shko sa më larg të jetë e mundur pa e prekur burrin.

Kafsha e dëgjëoi zërin e të shenjtit e i tmerruar u largua duke bërë që njeriu ti afrohet barkës e të shpëtojë duke lavdëruar zotin.

Kjo nuk tregon me fakte atë që ndodhi ndërmjet Shën Columbas dhe përbindëshit të Loch Ness sepse lidhur me Shën Columbas ka dhe shumë tregime të tjera të mbinatyrshme që nuk japin të dhëna për ditët e sotme.

Mbi të shenjtin nuk ka të dhëna të tjera rreth sulmeve të këtij përbindëshi.

Të gjitha ç’ka shkruhej mbi këtë përbindësh lidhej me mrekullitë e shënjtorit dhe emri Loch Ness ka të bëjë me vendin ku ka jetuar shënjtori afër këtij liqeni.

 

1871. Një tjetër sinjalizim është ai i tetorit 1871 nga D.Mackenzie i cili kishte përshkruar se kishte parë diçka që levizte ngadalë e më pas me shpejtësi të madhe e shtyrëse,që kish ndaluar në vende të ndryshme.Mbas 1871 nuk pati më paralajmërime dhe mendohet se ka qënë një shpifje.

1933. Pavarësisht sinjalizimeve të ekzistencës së kësaj kafshe para shek XVI,më 22 korrik 1933 kemi sinjalizimin më të afërt nga një çift anglez.George Spicer dhe gruaja e tij e kishin parë këtë kafshë të jashtëzakonshme të prejë rrugën para makinës së tyre.Ata e përshkruajtën krijesën me një trup shumë të madh ( 2m gjërësi dhe 8m gjatësi).Kishte qafë të ngushtë e të hollë si hunda e elefantit dhe e gjatë mund të ishte afërsisht 3.0-3.7m dhe gjithashtu kishte shumë vija të valëzuara.Ato nuk panë gjymtyrë për shkak të errësirës ku portreti i kafshës nuk shihej mire.

Ai kaloi rrugën nga liqeni 200 m larg duke lënë vetëm një gjurmë rrënjësh të thyera në sipërfaqe.

Në gusht të 1933 një motoçiklist i quajtur Arthur Grant pohoi se ka qënë afër krijesës ndërkohë që po bënte “Abriachan” në verilindje të liqenit rreth orës 1 të mesnatës.

Ai pa një kokë të vogël mbi një qafë të gjatë,krijesa e pa dhe kaloi rrugën drejt liqenit.

Grant e ndoqi atë por nuk arriti ta shihte nga afër,por ndoqi vetëm gjurmët e lëna prej saj.Megjithatë disa besojnë se kjo mund të ishte një shaka e Grant.

Një sinjalizim tjetër i 1933-it është ai i një shërbëtoreje të quajtur Margaret Munro.Ajo pohoi se e ka parë krijesën prej 20 minutash rreth orës 6:30 të mëngjesit të 5 qershorit,ku e ka parë rreth 200m nga bregu.Ajo e përshkruajti se kish lëkurë si të elefantit,me qafë të gjatë,kokë të vogël dhe dy gjymtyrë si ato të një delfini.

Tregimet e saj mbarojnë kur krijesa zhytet në uje.

Sinjalizime sparodike vazhduan deri më 1963 me një filmim jo shumë të mirë të kafshës e marrë nga një largësi e madhe.


1943. Në maj të 1943 C.B Farrel i Royal Observe Corps merrej me çështjen e Nessit.Ai ishte 230m larg që të mund ta dallonte me sy krijesën që ishte sipas tij e gjatë 6-9m dhe me një qafë 1.2-1.5m jashtë ujit.

 

1950. Në dhjetor të 1950 është konstatuar një zhurmë e çuditshme e marrë nga një anije peshkatare Rival 3.Gjithashtu u dëgjua dhe një zë i largët nga një krijesë 146m larg varkës.Varka ka humbur kontaktet për një gjysmë milje por më pas u rikthye përsëri.

Shumë rrëfime dhe teori janë dhënë për përbindëshin e Loch Ness por akoma deri më sot nuk është vërtetuar asnjëra prej tyre.Filmimet dhe fotografitë janë shumë të hershme dhë të padalluara mirë,por liqeni i Loch Ness pas krijimit kaq të bukur të kësaj historie ka marrë një famë të jashtëzakonshme në mbarë Botën.

Por pyetja vazhdon e mbetet:- A ka ekzistuar përbindëshi i Loch Ness ? Pas shumë vitesh vjen përgjigja:- JO.

 

 

A vdiq me të vërtetë Elvis Presley ?

 

Elvis Aaron Presley (8 janar 1935-16 gusht 1977).Ndonjëherë shkruhej Aaron,ishte këngëtar,muzikant dhe aktor amerikan.Ai është një ikonë e kulturës.Shumica e cilësonin si mbreti i Rock and Rollit ose thjesht “Mbreti”.Presley e filloi karrierën e tij me një performancë të Rockbillyt me një përzierje të County dhe RnB.Përzierja e muzikës black and white e bëri atë shumë të famshëm dhe polemizues.Gjë që i bëri performancat e tij të pandaluara në skena e televizione.Ai bëri këngë Rock and Roll si : “Hand Dod” dhe “Failhouse Rock” ku më pas realizoi stilin e tij.Presley kishte një zë të shumëanshëm dhe një sukses të pazakonshëm që konpensonte zhanret e tij,përfshirë këtu zhanrin fetar,bluz,baladat dhe popin.Nga të dhënat ai është i vetmi performues që ka stimuluar 4 lloj muzikash të famshme.Më 1960 Presley bëri pjesën më të madhe të 33 filmave të tij si dhe pjesën më të madhe të përmbledhjeve jo të mira muzikore.Më 1968 ai iu kthye muzikës live në ekranet e televizorit si dhe performancave në ShBA sidomos në Las Vegas.Gjatë gjithë karrierës së tij ai i bëri njerëzit që ta adhuronin, mori qortime televizive dhe shiti shumë disqe.Ai ishte një ndër shitësit më të mëdha të disqeve dhe artisti më me influencë në historinë e muzikës.Problemet shëndetësore,fatkeqësisht në moshë të re, shumë turne muzikore,recetat mjekësore të pafund bënë që ai të vdesi në moshën 42 vjeçare.Por a vdiq me të vërtetë mbreti i Rock and Rollit? Rënia!Keqësimi i Presleyt vazhdoi.Një gazetar deklaroi: Elvis Presley u bë një karikaturë groteske e performancave energjitike të tij,ai ishte i aftë ta shtynte shumë veten e tij në koncerte të pakta.Në Aleksandri të Luizianës këngëtari ndenji në skenë më pak se një orë dhe ishte shumë e vështirë ta kuptoje atë.Në Boton Rouge,Presley nuk arriti që të dilte në skenë fare.Ai ishte i paaftë të çohej nga krevati i hotelit,si pasojë turnetë pasardhës u anulluan.Lidhur me Guralnick fansat u zhgënjyen shumë pasi gjithçka dukej sikur ndiqte Elvisin,bota e të cilit kufizohej vetëm në dhomën dhe librin e tij.Në Knoxville të Tennessee në 20 maj,nuk kishte shumë pretendime për tu dukur...ideja ishte ta mbaje Elvisin në skenë për aq sa ai të performonte.Pas kësaj Elvisi përpiqej shumë kur jepte spektakle.Pavarësisht problemeve të dukshme të tij,spektaklet në Ohaio,Nebraska dhe Rapid City qenë të shumta,si dhe regjistrimet e një albumi dhe një speciale në CBS-TV.Në Rapid City ai ishte aq nervoz në skenë sa fliste me shumë vështirësi,si dukej shumë i vuajtur dhe e dinte që në këtë gjëndje ai nuk mund të bënte asnjë lëvizje.Shkaku i kësaj ishte se Presley rrinte shumë kohë i mbyllur në dhomën e tij duke kujtuar gjëra që ai preferonte,si: skeçet e Monty Python,Obsession,Një paranojë rreth njerëzve,Ngjarje të së ardhmes të cilat kujtonin Smithin e Haward Hughes.

 

Graceland-vendi ku qëndroi për herë të fundit Elvis Presley. 

 

U publikua një libër ku jepej për herë të parë në detaje marrja e drogës nga Presley.I shkruajtur nga tre pjestarë të mafjes së Memfis,libri ishte një hakmarrje e tyre duke qënë se ishin pushuar nga ai dhe një pretekst për ta kthyer Presleyn në realitet.Nxjerrja e këtij libri e shkatërroi Elvisin.Në libër kishin folur shokët më të ngushtë të tij,të cilët kishin dhënë informacione mjaft serioze rreth jetës së tij.Ai u tradhëtua nga ata.Performanca e fundit e Elvisit ishte në Indianapolis në skenën e Market Square më 26 korrik 1977.Një turne tjetër pritej të bëhej më 11 gusht të 1977,por një ditë më parë ai u gjet i vdekur mbi dyshemen e banjos nga e fejuara e tij Ginger Alden në Graceland.Lidhur me investigimet mjekësore,Presley ishte tërhequr zvarrë për disa sekonda para se të vdiste.Ai zyrtarisht u quajt i vdekur në orën 3:30 në spitalin Baptist Memorial.Në varrimin e tij morën pjesë me mijëra fansa,shtypi dhe yjet e televizionit.Shumë prej tyre shpresonin ta shihnin arkivolin e hapur në Graceland.Ata që mbajtën zi ishin Ann-Margaret (e afërt e Presleyt) dhe ish gruaja.Presidenti Amerikan i asaj kohe Jimmy Carter dha një deklaratë për shtyp.Ai u varros afër së ëmës në varrezat e Forest Hill në Memphis.

Për herë të parë mendohet se Elvisi ka marrë drogë kur ka qënë ushtar,për të ndenjur zgjuar (anfetamina) dhe këto pilula mendohet se ja ka dhënë Dj.Dewey Philips nga Memphis.

Në librin “Elvisi dhe unë” i shkruar nga gruaja e tij Prishila në 1962 thuhet se ai merrte placidyls në doza të mëdha për të mposhtur pagjumësinë dhe më vonë merrte Dexedrine për të kuruar pasojat e pilulave të para.Më vonë ajo kuptoi se kishte probleme në jetën e Elvisit me drogat që ai merrte.Psikoloku i tij Dr.George C.Nichopoulos ka thënë:- Elvisi “ra” për shkak se merrte pilula dhe ishte bërë si ata majmunët që nuk rrinë dot pa marrë diçka nga rruga.Ai mendonte se për sa kohë do të kishte ilaçe dhe drogë do të kishte diçka për çdo njeri.Lidhur me Guralnick: Përdorimi i drogës ishte implikuar rëndë ku u dha mundësia e një shoku anafilaktik i sjellë nga pilulat e kodeinës,nga të cilat dukej se ai kishte alergji.Në dy raportet që u bënë muaj më vonë u tha me bindje se shkaku primar i vdekjes së Elvisit ishte polifarmacia dhe në tjetrin u zbulua injektimi i drogave në organizmin e Elvisit,me dozë të madhe.Doktorët e ekzaminimeve u morën seriozisht në pyetje.Doctori i ekzaminimeve Jerry Francisco kish dhënë shkakun e vdekjes ndërkohë që autopsia po bëhej dhe para njohjes së rezultateve toksologjike.Dr.Francisco konstatoi se aritmia kardiake kishte qënë shkaku i vdekjes,gjëndje që shihej kur personi ishte ende gjallë.Shumë doktorë ishin lajkëtuar dhe kishin marrë dhurata nga Elvisi për ti dhënë pilulat e ndaluara të cilat rezultuan të dëmshme për të.Këngëtari harxhoi vetëm për një vit 1 milion dollarë për drogë dhe doktorë.Dr.Nichopaulos në 8 muajtë e parë të 1977 i kish dhënë me receta më shumë se 10.000 doza sedative,anfitaminë e narkotikë,të gjitha në emër të Elvisit.Më 20 janar të 1980 u gjet drogë afër tij,por u vendos që nuk ishte etike sepse ai kish pohuar se ishte përpjekur t’ia largonte drogën.Liçenca e tij u pezullua.Në qershor të 95-s u vërtetua kjo gjë pasi ai i kishte recetuar drogë dhe pacientëve të tjerë.Më 94 autopsia e Elvisit u rihap.Dr Joseph Davis deklaroi:- Asnjë nga këto të dhëna nuk jep vdekjen nga droga,çdo gjë orientohet tek vetvrasja,një akt violent.Megjithëse ka një dyshim të vogël se një përdorim i gjatë droge shkaktoi vdekjen e parakohshme të tij.

 

 

Misteri i vdekjes së Marilyn Monroe !

 

Marilyn Monroe u gjend e vdekur në dhomën e gjumit të shtëpisë së saj në Californi nga shërbëtorja e saj Eunice Murray më 5 gusht 1962.Ajo ishte vetëm 36 vjeçe.Vdekja e saj si zakonisht u deklarua si mbytje me helm nga doktori Thomas Noguchi i departamentit të Los Angelos Country dhe u shënua si vetvrasje për shkak të mungesës së fakteve,por në të vërtëtë nuk u klasifikua si e tillë.Sipas agjentit Jack Clemmons i zyrës policore të LAPD i cili qe i pari që erdhi në vend ngjarje besonte se ajo qe vrarë.

 

Funerali 

Trupi i Marylin Monroe u varros në një arkivol që në atë kohë quhej “kuti kadillaku”,një kuti “Masterpiece” me argjend të vulosur hermetikisht dhe i lyer me ngjyrë shampanje dhe atllas.Arkivoli u bë nga kompania Belmond në Columbus,Ohio.Para ceremonisë së varrimit,gjysmën e pjesës së sipërme të arkivolit e kishin lënë të hapur,që ato që e mbanin të mund ti hidhnin një shikim të fundit Marylin Monroes.Whitney Snyder ishte marrë me rregullimin e fytyrës së saj,një premtim që ai i kishte bërë Monroes nëse ajo do të vdiste para tij.E veshur me fustanin e saj të preferuar jeshil të Emilio Pucci ajo mbante një buqetë me trëndafila rozë.Ceremonia u mbajt në Westwood Memorial Park Chapel në Hollywood dhe vetëm 25 njerëz mund të merrnin pjesë.Aty ishin: mësuesi i saj i aktrimit Lee Strasberg dhe Judy Garland që luajti në fund të ceremonisë këngën “Over the rainbaw”.Ajo u varros në varrezat e Corridor of Memories në West Village Memorial Park të Californisë në një dhomë nëntokësore.

 

Investigimet e fundit rreth Monroes 

Lidhur me minibiografinë e bërë nga Rachael Bell ku thuhet se ajo mund të ketë vdekur nga marrja e një doze të madhe sedativësh,që Monroe i merrte të recetuara nga doktori i saj Ralph Greenson për të fjetur gjumë,si dhe për shkak të realizimit të projektit të tij për ti dhënë pacientëve një lloj ilaci (Nembutal) me përbërje acidi (sedativ+drogë) për të fjetur gjumë.Në biografinë,Donald Spato më 2001 punoi mbi teorinë se doktor Greenson nuk ishte në dijeni se kolegu i tij doktor Hyman Engelberg i kish recetuar Monroes një ditë më parë këtë lloj ilaçi,kështu që aktorja e kish pirë gjatë gjithë ditës këtë ilaç me doza të mëdha ku sëbashku me klorhidritin që iu dha asaj mund të ketë bërë një reaksion fatal.Bell shkruante rreth një versioni të vdekjes.Doktor Greenson kish punuar me doktor Engelbergun për ta mbushur Monroen me këtë sedativ që i pirë me klorhidrit e vinte atë në gjumë.Milton Rudi pohoi se Greenson tha diçka të rëndësishme natën kur vdiq Monroe:- Dreqi ta hajë.Nuk e kisha idenë për këtë;pasi ai ia kish recetuar ilacet Monroes.Bell doli në konkluzionin se vdekja e Monroes ishte një gabim tragjik mjekësor.

 

Deklaratat e John W.Minner

Më 5 gusht 2005 gazeta Los Angelos Times publikoi një të dhënë të prokurorit John W.Minner i cili kishte qënë prezent në autopsi.Ai pohoi se ajo nuk ishte vetvrarë dhe jepte prova audioie ç’ka i kish thënë Greenson atij rreth kësaj çështjeje.

 

Investigimet 48 orëshe të CBS

Në prill të 2006 Cbs 48 orë prezantoi një reportazh rreth investigimeve të vdekjes së Monroes nga biografia e gazetarit Anthony Summers.

Nëpërmjet Summerit,48 orë arriti të kishte akses mbi regjistrimet audio të bëra nga investigatorët,ku jepej si shkak i vdekjes,vrasja.Investigime këto të bëra në 82 nga detektivi Anthony i departamentit të Los Angelos.

Lidhur me të dhënat e Summerit,Monroe kishte marëdhënie dhe merrte pjesë në evente të ndryshme,si në shtëpinë e bardhë,në plazhin e santa monicas,në Californi tek aktori Peter Lawford,gjithashtu me presidentin amerikan John F.Kennedy dhe me gjeneralin Robert Kennedy.

48 orë reportoi mbi disa të dhëna të FBI se kishte një lidhje dashurie midis saj dhe presidentit.Megjithatë të pakonfirmuara.Lidhur me dokumentacionin e FBI Monroe konsiderohej e rrezikuar.

Në Mars të 62 ajo shkoi në Meksikë për pushime.Pas kësaj u hap një çështje për të nga FBI.

Sipas Summer,si kundër imazhit të saj si bjonde moskokëçarëse,Monroe ishte e pasionuar nga politika si dhe kish biseduar me presidentin Kennedy 3 muaj para se të vdiste rreth testeve atomike,para krizës Kubane.

Duke u mbështetur tek programet televizive,Lawford u tha policëve se ai kish folur në telefon me të,para se ajo të vdiste,sipas tij ajo dukej jokoshiente dhe e stresuar duke i thënë: “Thuaj lamtumirë Jackut”,”Thuaj lamtumirë vetes tënde”.Thuhej se telefonatat e saj të fundit ishin fshirë,gjë që ndjellte dyshime.Mike Carroll asistent i detektivit Anthony i cili ndoqi investigimet në 82 tha se nuk gjeti ndonjë fakt të një krimi zyrtar dhe pohoi se vetvrasja ishte i vetmi shkak i vdekjes.Ai shtoi se shishet ishin aty,ajo nuk ishte koshiente.Ajo kishte një histori overdoze mbrapa.Në fakt Monroe jo vetëm që kishte një histori overdoze,por gjithashtu qe rikthyer disa herë nga vdekja.

 

 

E vërteta mbi vdekjen e Adolf Hitlerit !

 

Të gjithë pranuan faktin se Adolf Hitler u vetvra të hënën e 30 prillit 1945 duke u vetgoditur e helmuar me Cianid.Këto dy metoda të vetvrasjes dhe rrethana të tjera bënë që të dyshohej e të flitej se Adolf Hitleri mund të ketë mbijetuar në fund të Luftës së dytë Botërore nëpërmjet spekulimeve rreth tij.KGB/FSB Ruse konfirmoi pranimin e gjërë të versionit të shkruar nga Hugh Trevor-Roper në librin e tij “The last days of Hitler” (Ditët e fundit të Hitlerit) publikuar më 1947.Arkivat Ruse sidoqoftë nxorrën në dritë ç’ka mund ti ketë ndodhur viktimës së tij.

 

Vetvrasje

Hitleri u vendos në rezidencën e Fuhrerbunker më 16 janar 1945 ku dhe kryesoi në shpërbërjen e shpejtë të Rajhut të tretë,ndërkohë që aleatët përparonin nga të dyja anët,si atë lindore dhe atë perëndimore.Jo më herët se prilli forcat sovjetike u futën në Berlin duke përparuar drejt qëndrës së qytetit ku dhe lokalizuan dhe Kancelarinë.Më 22 prill Hitleri pësoi atë që historianët më pas e quajtën krizë nervore,ndërkohë që po zhvillonte një nga konferencat ushtarake të tij duke e ditur se disfata ishte e pashmangshme dhe Gjermania po humbte luftën.Ai shprehu qëllimin për tu vetvrarë dhe më vonë i kërkoi doktorit Werner Haase ti rekomandonte një metodë të sigurtë vetvrasjeje.Haase i sugjeroi një kombinim midis një doze cianidi dhe një gjuajtje pistolete në kokë.

Hitleri arriti që të merrte disa kapsula cianidi nëpërmjet SS.

Ndërkohë më 28 prill Hitler mësoi se Heinrich Himmler kish qëllime negocimi në rrugë të pavarur për të bërë traktat paqeje.Hitleri i besoi vërtetësisë së këtij traktati dhe filloi të shfaqë shenja paranoje.Kështu ai nuk kishte më besim në ato kapsula.Për të verifikuar potencialin e tyre ai urdhëroi doktor Haasen ti provonte ato tek qeni i tij Blondi,i cili ngordhi duke treguar rezultatin.

Në mesnatën e 20 prillit Hitleri u martua me Eva Brawn me një ceremoni të vogël civile.Antony Beevor tregon se pas një gostie modeste me gruan e tij Hitleri thirri sekretaren Trandl Junge në një dhomë tjetër ku shprehu dëshirën e fundit si dhe nënshkroi testamentin.Ai e firmosi këtë dokument në orën 4:00 e u tërhoq në shtrat (disa besonin se ai e firmosi testamentin direkt pas martesës,por shumica bësojnë në versionin e parë).

Hitleri dhe Brawn jetuan bashkë si burrë e grua në bunker më pak se 400 orë.Vonë,në mëngjesin e 30 prillit kur sovjetikët ishin vendosur vetëm 500 metra larg bunkerit,Hitleri pati një takim me gjeneralin Helmuth Weidling,komandant i mbrojtjes,i cili informoi Hitlerin se garnizoni i Berlinit mund të thyhej atë natë.Në këto rrethana Weidling i kërkoi Hitlerit një kërkesë që të tërhiqej,një kërkesë kjo që kish rezultuar e pasuksesshme kohë më parë.Hitleri nuk i ktheu përgjigje në ato momente,kështu që Weidling u kthye në lagjen e tij në Bendlerblack kur rreth orës 13:00 ai mori lejen e Hitlerit për armëpushim.Hitleri bashkë me dy sekretaret dhe shefin e tij personal hëngrën drekë me bazë spaghetti,më pas ai dhe Eva i dhanë lamtumirën pjestarëve të Fuhrerbunker,shokëve të punës,përfshirë këtu familjen Goebbels,Barman,sekretarëve si dhe disa oficerëve të ushtrisë.Rreth orës 14:30 Adolfi dhe Eva shkuan në zyrën personale të tij.Më vonë u raportua se u dëgjuan disa të shtëna rreth orës 15:30 (djali i vogël i Goebbels kish deklaruar se ai dëgjoi një zhurmë që ngjante me atë të një bombe ose “Adircthit” - gjuajtje me një të shtënë).

Pas disa minutash shërbëtori Heiz Linge bashkë me Barman hapën derën e studios.Më pas Linge vuri re një erë në formën e cianidit.Bashkëshortët qëndronin të ulur në një divan të vogël.Eva ndodhej në të majtë kurse Hitleri në të djathtë.Hitleri dukej qartë se i kish gjuajtur vetes në të djathtë të kokës me një pistoletë të tipit Walther PPK 7.65mm,e cila qëndronte në këmbët e tij.Nga koka e Adolfit rridhte gjak prej të cilit ishte krijuar një pellg i madh në të djathtë të divanit si dhe në dysheme.Eva nuk kishte asnjë shenjë gjuajtjeje,kështuqë Linge dyshoi se ajo kishte helmuar veten.

Disa dëshmitarë treguan se trupat e tyre u nxorrën në sipërfaqe nëpërmjet disa tuneleve sekrete të bunkerit dhe në kopshtin pranë Kancelarisë ata u lyen me benzinë dhe u dogjën nga Linge dhe pjestarë të tjerë të personelit të SS.Më vonë Linge dhe rojet e SS vunë re se trupat e tyre nuk u dogjën plotësisht si pasojë e predhave sovjetike që po qëllonin mbi bunker.Dhe pse ato u përpoqën që ti kremonin trupat e tyre nuk arritën plotësisht.Më vonë ajo që mbeti nga to u mbulua nga një shpërthim i madh bombe mbas orës 18:00.

 

Braktisja e hirit në lumin Elba

Më 1969 një gazetar sovjetik,Lev Bezinsky,arriti të publikojë një reportazh mbi autopsinë e trupave,por për shkak të një mosinformimi të mirë historianët e quajtën të mosbesueshëm.Megjithatë në 1993 KGB/FSB regjistruan të dhënat e autopsisë.Duke u mbështetur mbi këtë historianët arritën në konsesus rreth ç’ka ndodhi me trupat e Hitlerit dhe Braunit.

Trupat e ushtrisë së kuqe sulmuan kancelarinë afërsisht rreth orës 23:00,rreth 7 orë e 30 minuta pas vdekjes së Hitlerit.Më 2 maj mbetjet e Hitlerit,Evës dhe qenve të tyre u gjetën në një rrënojë gërmadhash nga Ivan Churakov,pjestar i korpusit të 19 Rifle ose ndryshe SMERSH.

Pas autopsisë (e cila nuk lejohej që të publikohej nga Stalini) tregoi se të dy gjuajtjet kishin dëmtuar kafkën dhe copëza xhami u gjetën në nofullën e Hitlerit.Mbetjet e tij u varrosën.Me to u mor SMERSH,ku dhe ndryshoi lokalitetin,nga Berlini në Madersburg (bashkë me mbetjet e ministrit Joseph Goebbels të gruas dhe gjashtë fëmijëve të tij),mbetje të cilat u groposën poshtë një sektori të shtruar në një oborr të rrethuar me ndërtesa,vend i cili u mbajt rreptësisht sekret.Nga 1970 SMERSH iu dorëzua në kohë qeverisë së Gjermanisë Lindore.Nga frika e mundshme se vendi i varrit të Hitlerit mund të kthehej në një lëvizje Neo-Naziste.Drejtori i KGB Yuti Andropov autorizoi një operacion special për të shkatërruar mbetjet e Hitlerit.Më 4 prill 1970 një skuadër e KGB sovjetike (e cila kish dhënë detaje mbi varrimin) në rrugë sekrete nxorrën mbetjet dhe i dogjën ato deri në copën e fundit para se të braktisnin hirin e tij në lumin Elba.

 

 

Një teori spektakolare mbi krijimin e Adamit dhe Evës !!!

 

Njeriu skllav

Sumerët e ditur dhe Akadët,trashëgimtarët e tyre na kanë lënë pllaka prej balte plot informacione për perënditë.Një teks i tillë i njohur si Atra Hasis,përshkruan si bazë të krijimit të njeriut,kur vetë perënditë filluan të merren me nxjerrjen e mineraleve nga toka.Mirëpo kur perënditë njerëzore e panë që kjo punë ishte e lodhshme,kërkonte mund dhe sakrifica dhe kushtet ishin shumë të vështira,këto perëndi-njerëz,ngitën krye kundër udhëheqësit të tyre:perëndisë Enlil.Atëhere u mblodh këshilli i perëndive në të cilën perëndia Enki dha zgjidhjen: Meqënëse është e pranishme perëndesha e gjenezës (lindjes) ,lëreni të krijojë një punëtor primitiv,le të sjellë ai zgjidhjen,le të marrë ai përsipër mundin dhe vuajtjet e perëndive!

Paragrafet e tjera të Atra Hasis përshkruajnë atë që tek lexuesi i sotëm do të dukej si një proçes klonimi,sipas të cilit perëndesha Nin-ti (Zonja e jetës)  bëri 14 copë prej balte dhe fekondoi 12 “Perëndesha të lindjes”.Tek skllevërit e parë përfshiheshin 7 meshkuj dhe 7 femra që quheshin LuLu.Kjo sipas ithtarëve ishte një ndërhyrje midis homo Erektus dhe perëndisë.Sipas kësaj teorie kjo ndodhi para 200.000 vjetësh dhe justifikoi shfaqen e befasishme të homosapiensit me një madhështi të pa justifikueshmë të trurit.

 

Adami dhe Eva

Sipas dhiatës së vjetër Adami jetoi 930 vjet por kjo moshë kaq e madhe në dukje nuk është asgjë para disa mijëvjevarëve të jetuar nga mbretërit Sumerë,që dalin nga gërmimet arkeologjike.Këto periudha kaq të gjata dikur dukeshin të pabesueshme,por janë mjaft shkencore,sipas supozimit se njeriu u krijua si një kopje e ngjashme e perëndive.Koha mesatare e jetës sot është një rezultat i pashmangshëm i një shkallëzimi riprodhues dhe të mutacioneve që pasuan ngjarjen e Edenit.Tani le të kthehemi në pyetjen kritike që ka lidhje me faktin se,përse perëndia Enki riprogramoi rracën njerëzore?Motivi i Enkit nuk duket të ketë ndonjë problem përveç nënshtrimit të krenarisë së trashëgimisë njerëzore,sepse dhurata e njohjes së seksualitetit të tij ishte thjesht një lojë,një artificë e mundshme kundër vëllait të tij Enlil.Pas invadimit në kampet e skllevërve mund të supozojmë pa frikë se Enki ishte shumë i zemëruar me vëllanë e tij dhe priste rastin më të përshtatshëm për hakmarrje.

Si u shfaq Enki,perëndia-gjarpër në kopshtin e Edenit?Përgjigja e saktë për ithtarët e ndërhyrjes është invadimi i Enlilit në Afrikë përfundoi me kapjen e një sasie të vogël skllevërish.Pa teknologjinë e klonimit edhe femrat që u krijuan për të vepruar si zëvendësuese nënash,Enlili ishte i paaftë që të shtonte fuqinë e tij puntore.Pra ishte e pashmangshme që kishte nevojën e Enkit për organizimin e një qëndre mjekësore apo laboratori gjenetik.

Çfarë ndodhi më pas?Skenari më i mundshëm është se Enki pruri dy LuLu femra në Edenin lindor dhe pranoi ti tregonte Enlilit proçeset e klonimit.Le të supozojmë se u transplantua një embrion femëror dhe një mashkullor tek të dy femrat,të cilat ishin modifikuar gjenetikisht nga Enki.Lindja e Adamit dhe e Evës do të dukej e rregulltë dhe do të kishin kaluar ditët e moshës fëminore pranë një laboratori gjenetik.Pastaj një ditë genet e gjinisë ngritën krye dhe adoleshentët u ndërgjegjësuan se ishin nudo.Kur Enlili i pa duke u fshehur instiktivisht, u ndërgjegjësua për foshnjën seksuale.Të tjerat janë histori biblike,gjarpëri u anutenua nga Perëndia dhe të pafajshmit Adami dhe Eva u internuan nga kopshti.Shkenca e sotme gjenetike revolucionoi mënyrën me të cilën kuptojmë Biblën e Gjenezes dhe tekste të tjera të lashta.Ndërhyrja e supozuar nga të ashtuquajturit Perëndi,duket se mbrohet nga një skenar logjik shkencor që përfshin dy Eden të ndryshëm dhe dy krijime të dallueshëm.Është interesant fakti se shkruajtësit e Biblës kishin informacione të cilat u shfrytëzuan direkt nga ata që mbështetnin teorinë e Ndërhyrjes.Kështu që nga njëra anë ithtarët e Darvinit vazhduan të kërkojnë “hallkat e humbura”të zhvillimit të njerëzimit,ndërsa nga ana tjetër pasuesit e teorisë së Ndërhyrjes me një studim të veçantë kërkojnë “perënditë e humbur”të njerëzimit.E ardhmja do të tregojë se kush ka të drejtë.

 

Misteri i “Trekëndëshit të Bermudeve”  !

 

Termi trekëndësh ka lindur nga forma që ka hapësira ku ndodhin fenomene të pashpjegueshme.Në një linjë të drejtë nga Miami (Florida) në Porto Rico dhe përsëri një tjetër linjë nga Porto Rico në ishujt Bermude,linjë që më pas rikthehet nga Bermudet në Miami, të treja me një gjatësi prej 1.000 Miljesh,secila formon atë që është quajtur prej shumë vitesh Trekëndëshi i Bermudeve.
I ashtuquajturi trekëndësh,është bërë objekt i një sërë shkrimesh sensacionale dhe i zhdukjeve të mistershme si dhe disa anomalive që është pothuajse e pamundur të shpjegohen shkencërisht apo brënda koncepteve tona për fizikën,kiminë dhe vetë kohën apo materien në të.Rasti zyrtar që e shndërroi trekëndëshin në një nga fenomenet më të mistershme dhe të frikshme të globit është ai i vitit 1945 me të famshmen Skuadriljen e 19.Në datën 5 dhjetor të vitit 1945, 5 bombardues të rëndë të tipit Avenger rreth mesditës nisën nga baza ushtarake e Fort Lauderdale, Florida, për një fluturim stërvitor. Koha paraqitej mëse e përshtatshme për një fluturim të tillë dhe ekuipazhi përveç një piloti të ri, ishte me eksperiencë të mjaftueshme duke patur secili të paktën 400 orë fluturimi. Mbas pothuajse 2 orësh nga nisja e tyre, u kap një mesazh që mendohet se ka qënë midis komandantit të skuadriljes dhe njërit prej pilotëve i cili i thoshte që kishte humbur orientimin. Instrumentat nuk funksiononin ndërsa edhe vetë komunikimi midis tyre kishte ndërhyrje të forta në frekuencë. Mesazhe të shkëputura u kapen nga kulla e kontrollit ne Fort Lauderdale, Florida, dhe po ashtu nga disa drejtues anijesh të vogla private të ndodhura në afërsi. Nga përmbajtja e tyre kuptohet që të gjithë kishin humbur orientimin, instrumentat keqfunksionin nga një lloj ndërhyrje e forte magnetike dhe vizibiliteti ishte pothuajse zero. Më pas sinjalet u ndërprenë dhe vetëm heshtje. Nga Fort Lauderdale u ngrit një avion kërkimi dhe fill mbas tij një tjetër në një distancë kohore të shkurtër. Kur avioni i parë ju afrua trekëndëshit dhe ai zhduk në një re te bardhë (nga e cila nuk doli më kurrë) në kullën e kontrollit u kap një mesazh që thoshte Mos hajde mbas meje, o zot kjo nuk është tokësore....
Mbas këtij mesazhi avioni i dytë i kërkimit u kthye ndërsa i pari u zhduk si të tjerët për të mos u gjetur më kurrë. Çdo përpjekje për të gjetur ndonjë gjurmë nga skuadrilja e avionëve rezultoi e kotë por fakti më tronditës për kërkuesit ishte ai që nuk u gjet asnjë gjurmë e vetme vaji motorash,gjë që ndodh rendom në raste rrëzimesh në det, ose ndonjë nga objektet e vetë avionëve,ndonjë xhaketë shpëtimi ose gjera të tjera të kësaj natyre. Çdo gjë dukej sikur ishte përpirë nga uji.
Arsyeja pse u zgjata me këtë "aksident" ka të bëjë me faktin se që prej asaj dite fama e trekëndëshit mori përpjestime të mëdha dhe njohu një lloj zyrtarizimi, ndonëse nga organizma të caktuara të qeverisë amerikane, ku fenomeni kishte disa kohë që po studiohej.
Që prej asaj dite numri i raporteve për zhdukje anijesh dhe aeroplanësh si dhe varkash të vogla apo anijesh të mëdha është rritur ndjeshem. Nisur dhe nga kurajo e njerëzve për të folur dhe më në fund thyerja e heshtjes prej disa nga dëshmitarët që kanë përjetuar situata të ndryshme brënda trekëndëshit.Lista e zhdukjeve fatkeqësisht është pasuruar ndjeshëm. Studiues të ndryshëm të të gjitha fushave, fizikantë, kimistë, oqeanologë, gjeologë, arkeologë etj,i kanë kushtuar jetën dhe pasionin e tyre studimit të këtij fenomeni,ku dhe sot e kësaj dite ndonëse kanë dalë shumë teori për atë që mund të ndodhi në trekëndësh, asnjëra prej tyre nuk mund të quhet e provuar tërësisht. Një prej tyre nga më prestigjiozet Carls Berlitz i cili është autor i shumë librave për këtë fenomen (njëri prej tyre i përkthyer edhe në shqip “Pa Lënë Gjurmë”) ka mbledhur informacionin më të madh që ekziston për trekëndëshin duke e koordinuar punën e tij dhe me të famshmin ufolog Dr Carl Sagan apo Stanton Friedman dhe Allen Hynek si dhe me studiues të tjerë të fushave të materies dhe fenomeneve natyrale.
Në një pamje të përgjithshme për atë që ndodh në trekëndësh ata kanë dalë me një teori që deri tani është nga më të qëndrueshmet. Ana më pozitive e këtij studiuesi, në ndryshim me shumë të tjerë është që ai merr në konsideratë çdo lloj teorie të paraqitur nga shkenctarë të ndryshëm,madje i përfshin ato në referimet e tij në të gjithë auditorët e botës.
Me pak fjale gjëja më e zakonshme që vërehet në Trekëndësh nga anijet dhe sidomos nga avionët është ndryshimi i papritur i kohës. Nga një pamje e qartë dhe një qiell blu, papritur çdo gjë shndërrohet në një mjegull të dendur,në një të ashtuquajtur White Out që nga pilotët shpjegohet si bashkimi i qiellit me ujin në kuptimin e orientimit, pra mjegulla është kaq e dendur sa nuk arrin të shquash ku mbaron ajri dhe fillon uji. Kësaj i shtohet edhe mosfunksionimi i plotë i instrumentave magnetikë si rezultat i ndërhyrjeve shumë të forta që shmangin çdo lloj orientimi si dhe humbja pothuajse e plotë e komunikimit si rezultat i daljes jashtë përdorimit të aparaturave. Një gjë tjetër që dëshmohet random,është dalja papritur e disa reve në forme konike dhe në momentin kur pilotet janë futur brenda tyre, është dëshmuar që për disa çaste kanë provuar një lloj ndjesie sikur kanë humbur gravitetin. Nga disa pilotë të forcave ajrore amerikane gjatë një stërvitje në kohen e krizës së raketave ose siç njihet nga të gjithë si konflikti kuban, është dëshmuar që janë "kapur" nga një re e tillë dhe ajo që kanë përjetuar është sa e mrekullueshme aq dhe misterioze dhe e frikshme. Në momentin që grupi i avionëve futet në re, humbasin komunikimin me kullën e kontrollit, instrumentat fillojnë të keqfunksionojnë dhe ajo që i shtangu më shumë ishte humbja e gravitetit si dhe pamja që kishin para syve. Në momentin që u futën në re e cila nga larg dukej e një permase të vogël, qielli ishte i pastër dhe shumë i qartë. Ndërsa në momentin që futen brenda resë ajo nuk kishte të mbaruar dhe çuditërisht ndryshonte formë duke u rrotulluar brënda vetes me shpejtësi. Nga të gjithë pilotët pamja e brendëshme e resë përshkruhet si në ngjyrën e aluminit dhe që zgjatohej në formën e tunelit. Në fund të tunelit shikohej tokë, po një pamje shumë e veçantë për pilotët që e njihnin mirë atë zonë të bregdetit. Në momentin që skuadrilja del nga reja, rifitohet komunikimi me radio, busulla fillon funksionimin por ajo që ishte më shokuesja ishte se të gjithë avionët kishin përshkuar një distancë prej më shumë se 1.500 miljesh në një hark kohor prej 15 minutash. Gjë e pamundur për teknologjinë tonë,pa harruar që edhe sasia e karburantit të harxhuar ishte ajo që zakonisht përdoret për një fluturim rreth 100 milje. Për të mos harruar që grupi i pilotëve e pa veten e tyre shumë shumë larg destinacionit dhe për këtë arsye ata nuk mund të njihnin bregdetin që panë gjatë kohës që ishin brenda resë. Natyrisht kjo dëshmi është e atyre “fatlumëve” që i kanë përjetuar gjëra të tilla brënda Trekëndëshit dhe kanë dalë gjallë prej tij,por shumë të tjerë janë zhdukur pa lënë gjurmë.
Të kthehemi tek Berlitz dhe tek teoritë e tij. Ai mbështet fort teorinë që në zonën e trekëndëshit ka një shmangie të fortë magnetike që krijon një lloj deformimi kohor si dhe dimensional (sipas koncepteve tona për dimensionin dhe njohuritë që kemi për ekzistencën e vetëm 3 prej tyre). Një lloj force e pashpjegueshme ndodhet brënda trekëndëshit, forcë e cila shpesh herë shpërthen duke thithur anije, aeroplanë dhe njerëz për të mos i kthyer më kurrë. Nëse këta fatkeq në një mënyre ose tjetrën përfundojnë në një dimension tjetër apo në një botë më të mirë, atëhere le ti urojmë që të kthehen një ditë dhe të na tregojnë për ato që kanë parë. Është marrë shumë në konsideratë edhe teoria e ekzistencës në trekëndësh të një lloj StarGate, ose një lloj porte për të kontaktuar botë të tjera. Nga të gjithë njihet teoria e famshme e “kontiniumit” hapësirë-kohe,por brënda trekëndëshit kjo duket sikur nuk para përfillet. Me pak fjalë disa nga ligjet e fizikës që ne njohim aty, nuk përfillen. Shumë anije kanë humbje në kohe, disa prej tyre përshkojnë distanca që nuk i justifikon as koha e shpenzuar, as karburanti dhe as teknologjia tokësore. Shumë prej tyre dëshmojnë për një betejë të vërtetë magnetike brënda Trekëndëshit të Bermudeve që shoqerohet me shpërthime të forta elektrike, erën e squfurit që është e zakonshme gjatë shpërthimit të rrufeve,si dhe praninë e mjeteve të panjohura nga teknologjia jonë UFO dhe UFSO (Unidentifield Flying Sea Object). Për një stuhi të tillë magnetike ka dëshmi dhe nga kronikat e Kristofor Kolombit në një nga udhëtimet e tij brënda trekëndëshit,ku gjatë një stuhie magnetike ai humbi 6 nga anijet e tij të ngarkuara me ar dhe me sende të tjera të vyera. Shumë herë janë dëshmuar pamje të ufove në këtë zonë sidomos gjatë stuhive të tilla magnetike,po ashtu dhe pamje të ufove që zhyten me shpejtësi te paimagjinueshme nën sipërfaqen e oqeanit pa bërë pikën më të vogël të zhurmës dhe pa lënë asnjë gjurmë në ujë. Një fenomen i tillë është parë më shumë në Detin e Sargaseve, pjesa verilindore e trekëndëshit.Aty ku dhe aktiviteti magnetik është më i madh. Disa studiues e lidhin veprimtarinë e madhe magnetike në këtë zonë si rezultat i efektit që krijohet nga sistemi i propulsionit që perdoret nga UFO dhe duke qenë se pamja e tyre brënda trekëndëshit dëshmohet pothuajse nga të gjithë, kjo teori mbështetet si nga më të fortat për fenomenin. Shmangiet e pashpjegueshme në kohë, në distanca dhe ç’rregullimi tërësor i të gjitha aparaturave është gjithmonë i pranishëm.
Disa studiues mbështesin teorinë e ekzistencës së Atlantidës në zonën e trekëndëshit. Të gjithë kemi dëgjuar për kontinentin e humbur,por edhe kjo teori është e lidhur me një aktivitet jashtëtokësor,pasi mendohet që nëse kontinenti i fundosur është brënda trekëndëshit atëhere ai në një mënyrë ose tjetrën ka lidhje me një teknologji të panjohur nga shkenca jonë dhe që s’mund të shpjegohet tjetër veçse me një prani aliene.
Të shkruash për Trekëndëshin e Bermudes natyrisht do duheshin mijëra faqe për të thënë çdo gjë që dihet apo supozohet. Ajo që ka më shumë rëndësi është se çdo gjë deri më sot nuk mund të provohet shkencërisht. Fenomenet që ndodhin,akoma nuk mund të kuptohen nga shkenca jonë dhe sidomos nga botëkuptimi jonë për dimensionet dhe përkuljet e kohës. Teoria e fundit që po mbeshtetet nga një grup shumë brilant shkencëtarësh është ekzistenca e tuneleve në hapësirë që mundësojnë shkurtimin e distancave midis planetëve, sistemeve diellore dhe vetë galaksive. Trekëndëshi,me fenomenet që ndodhin është një provë për këtë teori.Bashkë me teorinë tjetër për ekzistencën e një dimensioni të katërt të cilin ne akoma nuk mund ta emërtojmë,sepse koncepti jonë është vetëm 3 dimensional. Pra lartësi, gjërësi dhe gjatësi. Çdo gjë tjetër jashtë këtij trinomi akoma nuk perceptohet nga të gjithë sepse është jashtë botëkuptimit tonë për ambjentin që na rrethon.
Siç e thashë më sipër qeveria amerikane (e shquar për fshehje informacioni apo për tendencë keqinformimi) e ka anashkaluar të paktën zyrtarisht atë që ndodh në trekëndësh,por nga ana tjetër ka filluar prej shumë kohësh të studiojë fenomenin, majde shumë më perpara seç mund të mendohet.
Rasti më tipik është ai i te ashtuquajturës: Eksperimenti i Filadelfias,i bërë në vitin 1943. Nëpërmjet krijimit të një rryme të fortë magnetike u arrit transportimi brënda çasteve i një shkatërruesi të marinës amerikane nga Philadelphia, Pennsylvania, në Norfolk, Virginia.
Anija USS Eldridge me një ekuipash prej disa dhjetra vetash u teletransportua brënda disa çasteve në një distancë që do ti duheshin orë të tëra navigimi. Fatkeqësisht eksperimenti pati pasoja shumë të rënda për ekuipazhin të cilët gjatë teletransportimit u kthyen në një gjëndje transparente dhe të tmerruar shikonin gjymtyrët dhe pjesët e tjera të trupit të bëheshin të padukshme. Shumë prej tyre patën probleme mendore, disa vdiqën nga shkaqe të panjohura dhe disa u mbyllën nëpër institucione speciale dhe kur dolën prej andej, askush nuk dëshironte më të fliste për atë që kishte ndodhur. Çdo gjë u mbulua nga heshtja e konspiracioni dhe duket sikur qeveria amerikane e ka ndërprerë këtë eksperiment.

Në të njëjtën formë dhe në të njëjtën zonë, vetëm se në anën tjetër të globit tokësor ekziston një tjetër trekëndësh në detin e Japonisë që quhet Trekëndëshi i Djallit. Çdo gjë këtu ndodh në të njëjtën mënyre si në trekëndëshin e Bermudeve dhe fenomeni duhet të jetë i njëjtë përfshi zhdukjet dhe anomalitë e tjera. Mbas një studimi të detajuar rezultoi se që të dy trekëndëshat përputhen plotësisht,vetem se në anë të kundërta të globit.

Më poshtë do keni mundësinë të lexoni listën e anijeve dhe avionëve të zhdukur në këtë Trekëndësh:

 

ANIJET E ZHDUKURA


1- Rosalia- u zhduk në 1840 në rrugën midis Havanës dhe Evropës. Ishte një anije franceze që u gjend e braktisur në brendësi të trekëndëshit duke lundruar normalsht, me velat e hapura me ngarkesën të paprekur , por ishte zhdukur çdo gjë e gjallë.
2- Mari Çeleste - u zhduk rreth muajit Nëntor 1872, pasi doli nga porti i New Yorkut u gjend në 4 dhjetor të po atij viti në trekëndësh pa asnjë në bord.Kishte pasur 10 persona në bord.
3- Atlanta- u zhduk në janar 1880. Ishte një fregate britanike që shkonte nga ishujt Bermude në Angli. U zhduk bashkë me 209 persona në bord shumë afër ishujve Bermude.
4- Freja- u zhduk në 4 tetor 1902. Ishte një anije e madhe gjermane me tre direkë që u gjend në po këtë muaj afër Manzanijes , në Kubë, nga ku kishte dalë në datën 3 të po atij muaji.Ishte zhdukur gjithë ekipi.
5-Ciklopi-u zhduk në 4 mars 1918.Ishte një anije e madhe e marinës amerikane, 150 m gjatësi .U zhduk me 309 pasagjerë pa lëshuar asnjë mesazh ndihme. Lundronte mes ishujve Barbados dhe Noorfolk kur u zhduk.
6-Raifuku Maru- u zhduk në 1924.Ishte një anije mallrash japoneze që lundronte midis ishujve Bahamas dhe Kubës kur u zhduk. Kërkoi ndihmë me radio.
7-Cotopaxi- u zhduk në 1925. Ishte një anije që udhëtonte midis Çarlestonit dhe Havanës. U zhduk afër Kubës.
8-Stavenger- u zhduk në 1931. Ishte anije tregtare që ndodhej afër ishullit Cat, në Bahama , kur u zhduk me 43 persona në bord.
9- John and Mary- U zhduk në prill 1932. Ishte një anije prej dy direkesh që u shfaq duke lundruar pa asnjë në bord dhe rreth 80 km në jug të ishujve Bermude.
10-Anglo-Australian- u zhduk në mars 1938. Ishte një anije që lëshoi mesazhin e fundit të saj nga ishujt Azore. U zhduk me 39 njerëz në bord.
11- Gloria Colite - u zhduk në shkurt të 1940. Ishte një jaht i San Vincent në ishujt Antillas angleze. U shfaq pa asnje në bord, por me të gjitha gjërat në rregull, duke qenë 320 km në jug të Mobile, Atlanta.
12-Rubicon- u zhduk në 22 tetor të 1944. ishte një anije kubane që u zhduk në qendër të Trekëndëshit. Më vone u gjend nga rojet detare amerikane përballë brigjeve të Floridas pa asnjë njeri në bord.Kishte shpëtuar vetëm një qen që ishte “dëshmimtari memec” i dramës.
13-Sandra-u zhduk në qershor 1950. Ishte anije prej 106 m gjatësi që lundronte nga Savanah, Giorgia, në portin Cabello , Venezuela. Ishte ngarkuar me 302 tonelata insekticidesh për plantacionet. Kaloi në portin e Agustinës në Florida dhe më vonë u zhduk me gjithe ngarkesën dhe ekuipazhin.
14-Connemara IV- u zhduk në shtator 1955.Ishte një jaht privat që u shfaq complet vetëm, pa asnjë gjurmë të asaj që mund të kishte ndodhur.U shfaq 640 km në lindje të Bermudeve.
15-Sulphur Queen- u zhduk në 4 shkurt të 1963. Ishte një anije tregtare prej 130 m që shkonte nga Beaumont, Texas, në Norflok, Virginia. U zhduk pa lëshuar asnjë mesazh ndihme, me gjithë ekuipazhin.
16-SNO'Boy- u zhduk në 1 korrik 1963. Ishte një peshkarexhë e vogël, vetëm 20 m dhe me 40 peshkatarë në bord. Shkonte nga Jamaica në Cayo në verilindje kur u zhduk me gjithë ekuipazh.
17-Witchcraft-u zhduk në 24 dhjetor 1967.Ishte një anije që bënte udhëtime turistike. Është një nga rastet më të çuditshëm te trekëndëshit. U zhduk papritur me pronarin dhe një pasagjer në bord, kur bënte shëtitje në det jo më larg se 1600 m nga Miami, në Florida.
18- Anita- u zhduk në mars të 1973. Ishte një anije tregtare me 20.000 tonelata ngarkesë dhe lundronte nga Newport News për në Gjermani. U zhduk në trekëndësh me 32 veta në bord.
19-Milton Latrides- u zhduk në prill 1973. Ishte një anije që udhëtonte nga New Orleans për në El Cabo.

AVIONËT E ZHDUKUR

 

1- Super Contellaton- u zhduk në 30 tetor 1945. Ishte një avion i flotës amerikane. U zhduk me 42 persona në veri të trekëndëshit.
2-Martin Mariner- u zhduk në 5 dhjetor 1945. Ishte një hidroavion bombardues PBM i armatës amerikane me 13 persona në bord.U zhdukën të gjithë pas 20 minutash udhëtim.
3- C-54- u zhduk në 1947. Ishte avion ushtarak i ushtirsë amerikane .U zhduk me të gjithë njerëzit në të,180 km nga ishujt Bermude.
4- Tudor IV-u zhduk në 29 janar të 1948.Ishte një avion tregtar katërmotorësh Star Tiger. U zhduk me 31 pasagjerë dhe tre personel,600 km në veri të ishujve Bermude.
5- DC-3- U zhduk në 28 dhjetor 1948.Ishte një avion privat në një udhëtim tregtar që u zhduk me 32 pasagjerë dhe ekipin e tij në një pikë të papërcaktuar midis San Juan (Puerto Rico) dhe Miami.
6-Tjetër Tudor IV- u zhduk në 17 janar 1949. Ishte një avion tregtar i quajtur Star Ariel (binjak i Star Tiger). U zhduk midis ishujve Bermude dhe Jamaica, 600 km nga Bermudet.
7- Globemaster-u zhduk në mars 1950.Ishte një avion tregtar amerikan që fluturonte për në Irlandë.
8-York- u zhduk në 2 shkurt 1952. ishte një avion tregtar britanik dhe fluturonte për Jamaica.U zhduk me 33 pasagjerë në bord në veri të trekëndëshit.
9-Martin P-5M- u zhduk në 9 nëntor 1956. Ishte një avion amfib nga patrullat e marinës amerikane. U zhduk me 10 veta në ekuipazh shumë afër Bermudeve.
10- Chase YC-122- u zhduk në 11 janar 1957.Ishte një avion tregtar me 4 pasagjerë. U zhduk mes Palm Beach dhe Gran Bahama.
11- KB-50- u zhduk në 8 janar 1962.Ishte një avion tank i Forcave Ajrore Amerikane. U zhduk duke kryqëzuar trekëndëshin nga Virgina për në Azore.
12-Stratotankers KC-135- u zhduk në 28 gusht 1963.Ishin 2 avionë katërmotorësh totalisht të rinj të Forcave Ajrore Amerikane.Shkonin në një mision sekret nga Bazen Homestead, në Florida, në një bazë tjetër sekrete në Atlantic, por nuk arritën kurrë, u zhdukën 480 km në verilindje të ishujve Bermude.
13-Cargomaster C-132-u zhduk në 22 dhjetor 1963 duke shkruar për në Azore.
14- Flyng Boxcar C-119-u zhduk në 5 qershor të 1965.Ishte një avion tregtar me 10 pasagjerë në bord.U zhduk në juglindje të ishujve Bahamas.

 

 

Nostradamus - “Parashikues apo Sharlatan” ?

 

Nostadamusi ka qënë një profet i të fshehtës,që ka jetuar nga 1503-1566.Michel de Nostredame lindi në qytezën e St.Remy në Francë,në një familje hebrenjsh e cila më pas u kthye në katolike.Edhe pse shumë publikime afirmojnë që ai ka ndjekur universitetin e Montpelies për mjekësi në 1529,Peter Lemesuer në librin e tij të nderuar “Nostradamusi i panjohur” jep dokumenta të shkruara me dorë,që edhe pse Nostradamusi ka dashur të regjistrohet në Universitetin e Montpelies në 1529,Guillaume Ronadelet,përgjegjësi i sekretarisë ia refuzoi kërkesën për regjistrim sepse cilësohej si një sharlatan.Nuk ka asnjë gjurmë të rifutjes së tij në këtë universitet.Pas këtij refuzimi për t’u regjistruar ai filloi të udhëtonte nëpër Evropë si farmacist,në kërkim të njohjeve mjeksore.Kur “bisha”goditi Aix en Provence në 1546 mjekët e vendit ia mbathën nga frika.Mjeku i shquar i Toulouse,Augier Ferrier,i diplomuar në Montpelier i tha kolegëve të tij: Shkoni me nxitim,qëndroni larg dhe ejani më pas.Sipas Lemsurier: Përderisa i vetmi mjek i shquar dhe i besueshëm që mund të rrinte dhe të luftonte murtajën ishte akoma i impenjuar në Marsejë dhe nuk mund të vinte ose nuk donte të vinte,e vetmja gjë për të bërë ishte të dërgonte asistentin e tij.Në qershor të 1546 qyteti Aix mori me pagesë Michel de Nostredame për të luftuar “bishën”! Nostradamusi përgatiti barëra me trëndafil për të ndaluar “bishën”.Në vazhdim ai pranoi se disa nga metodat e tij nuk funksiononin dhe se ato barërat me trëndafil ishin thjesht mjekime të përkohëshme.Gruaja dhe fëmijët e tij vdiqën tragjikisht nga murtaja.Profeti Salomon na thotë se: “Gjithçka që ka ndodhur do të ndodhë sërish,gjithçka që ka ndodhur në të shkuarën do të ndodhë dhe në të ardhmen.Nuk ka asgjë të re nën diell.

Nostradamusi për shkak të origjinës së tij si hebre i njihte padyshim profecitë e “testamentit antik”.Njerëzit ishin të gatshëm të paguanin për të njohur të ardhmen,sidomos se si do të jetë moti vitin e ardhshëm,nja 2-3 dyzina kalendarësh publikoheshin çdo vit në Evropë dhe shumica e tyre bazoheshin tek Bibla...

Nostradamusi e nis profecinë duke publikuar kalendarin e tij të parë.

40 vjet pas publikimit të kalendarit të parë të Nostradamusit,sekretari i tij besnik Chavigny,qe i paaftë të konfirmonte realizimin e një profecie specifike.Ai dha justifikimin e rradhës: në të vërtetë ai fliste për një vit tjetër.Nostradamusi publikoi dy kalendarë shumë të ndryshëm (si horoskopi i së njëjtës ditë në dy gazeta të ndryshme).Ai arriti të reciklonte disa profeci në publikimet e tij.

Vetëm profetët e vërtetë të zotit,që merrnin nga vetë zoti vizione për të ardhmen janë të pagabueshëm.

Në dritë të këtij kritieri absolut,profecitë e Nostradamusit janë parandjenja.

Nostradamusi i bënte profecitë e tij mbi astrologjinë dhe ka pranuar se është këshilluar me karta planetare që janë shkruajtur me bindjen se trupat qiellorë influenconin ngjarjet njerëzore,gjë që konsiston një pamaturi,paaftësi sipas analistëve të astrologjisë.

Si pasojë veprat e Nostradamusit ndjejnë studime më personale dhe meqënëse janë themeluar në bazë të astrologjisë,këto janë me origjinë të fshehur.Nostradamusi ishte i implikuar në studime dhe në fshehtësi.

Studimi bazohet mbi supozime pa arsye dhe ngjarje të ngjashme të historisë njerëzore,që mund të ripërsëriten në të ardhmen,100 vjet më vonë,kur e njëjta vendosje planetare të ripërsëritet.

Një ngjarje e ngjashme si pushtimi i Spanjës dhe gjiri mesdhetar të Evropës nga Anibali,do të ndodhë sërish,sipas Nostradamusit,në të ardhmen,kur i njëjti sistem planetar do të shfaqet.

Gjithçka që Nostradamusi duhet të bënte ishte të shikonte pozicionin e planetëve në momentin kur ka shumë evenimente historike të ndodhura dhe më pas të këshillonte një libër kartash planetare të publikuara më parë,si: “Le tavole Alfonsine” të Jean de Churs,i gjetshëm pas shekullit të XIV.”De Magnis Comunctibus” të cilin ai e citonte shpesh dhe me ndihmën e tavolinave planetare,të përcaktonte datën gjatë së cilës do të ndodhnin ngjarje të ngjashme sërish.

Por zakonisht Nostradamusi mjaftohej të përcaktonte pozicionet planetare dhe ia linte lexuesit të përcaktonte datën (të ngjarjeve që do të rindodhnin) ,më pas këto situata krijonin pozicione për të cilat përcaktimi i tavolinës së planetëve të brendëshme ishte më i vështirë.

Nuk ishte nevoja për fuqi të jashtëzakonshme në profeci.”Astronomicum Caesarum”erdhi me një bashkësi përpunues kartash në formë disku për ta bërë punën e të ashtuquajturve astrologë,më të thjeshtë.

Imagjinojmë shpesh Nostradamusin me një kapele në formë koni të dekoruar me gjysmëhëna,që vështron natën vonë dhe borën rënëse të një topi kristali.Por nuk është kështu.Astrologët profesionistë të asja kohe e kritikonin për profecinë e tij të dukshmë.Në fakt Nostradamusi nuk ngjante fare me një astrolog.Gati çdo horoskop i bërë prej tij për njerëzit e pasur,sipas Peter Lemesurier,mbante gabime të rëndësishme.

Për këtë arsye Nostradamusi e quante të rëndësishme faktin se që në fillim klientët e tij t’a kishin piketuar kartën e tyre astrologjike tek një astrolog profesionist.

Ne me të vërtetë vrasim mëndjen se çfarë i shtynte njerëzit që të konsultoheshin tek ai ?

Ndërsa dëshira e njerëzve për të pasur një opinion të dytë pasi janë takuar me doktorin në rast se...Në fakt ndodh se mjeku ka më shumë kopetenca se një mendim i dytë.

Megjithatë Nostradamusi e kishte gjetur formulën e duhur për të projektuar në të ardhmen,ngjarjet e së shkuarës.Nëse ngjarjet përsëriten atëherë mund të ndodhë një tepri profecishë,të eventeve historike të ricikluara: kometat,murtajat,tradhëtitë,luftra detare,shfaqe përbindëshash,tërmete,përdhunime,gjarpërinj të ardhur nga Afrika e Veriut etj...

Në një vit ai prodhoi më shumë se 300 profeci.Nostradamusi bëhet në sektorin e profecisë ai që Henry Ford është në sektorin e makinave.Ai publikoi tre kalendarë në 1557 dhe dy të tjerë më 1558.Edhe ngjarje lehtësisht të parashikueshme u quajtën profeci.Për shembull: Në shkurt të 1554 Nostradamusi parashikoi vdekjen e dy papave.Kjo në fakt ndodhi vitin e ardhshëm.Nëse papat janë të vjetër dhe shëndetligë është e thjeshtë t’ua parashikosh vdekjen.Është si të bësh profeci sot: “Këtë vit do të ketë terror në lindjen e mesme,e cila gjithmonë ka qënë e ndjekur nga parregullsitë si pjesa tjetër e planetit.

Në 1555 Nostradamusi nisi të pranonte që ishte hyjnisht i frymëzuar,duke i bërë profecitë e tij të pagabueshme.

Nostradamusi mbahej duke thënë: “Dieu est sur tout les asters” (Zoti është mbi yjet).

Si pasojë,nëse parashikimet e tij nuk realizoheshin,ndodhte thjesht sepse zoti kishte ndryshuar mëndje.Përgjegjësia nëse një profeci nuk realizohej,nuk binte mbi Nostradamusin,kishte një lidhje direkte me zotin,gjë që askush tjetër nuk e kishte “(arrogancën e të gjithë profetëve sharlatanë dhe të disa ungjëjve karizmatikë)”.Bibla na tregon qartë: “Askush prej jush nuk duhet të djegë vajzën ose djalin në emër të sakrificës.Askush të mos praktikojë parashikimet apo të zbulojë të ardhmen.Askush të mos praktikojë magjinë apo yshtjet.Askush të mos këshillohet me shpirtrat apo magjistarët.Askush të mos guxojë të ngacmojë të vdekurit.Gjithashtu ai që i bën këto gjëra do të konsiderohet si i dënuar nga zoti”.Kjo thënie i përket padyshim edhe një profeti që shkruan profeci në masë,siç ishte Nostradamusi.

 

Si mund të bëni profeci ?

Në ditët e sotme është shumë e lehtë të bëni profeci.E rëndësishme është thjesht të dini 6 rregullat e profecive.Cilat janë ato? :

 

1- Mos jini shumë specifikë nëse nuk doni të kundërshtoheni.Jini të paqartë dhe enigmatikë.

2- Shkruani në mënyrë të tillë që t’i bëni lexuesit që të besojnë se ju dini diçka edhe nëse nuk dini asgjë.Bëni aluzion në mënyrë enigmatike të një objekti për të cilin nuk flisni.Kjo do të ndezë më shumë mister dhe do ti bëjë profecitë tuaja më madhështore.

3- Bëni parashikime mbi gjërat që kanë një probabilitet të madh të realizohen: luftra,murtaja,ngjarje të lidhura me motin,intriga politike,vdekjen e personave të rëndësishëm,incidente...gjithçka në mënyrë misterioze.

4- Nëse bëni shumë profeci,sigurisht ndonjëra do të realizohet sipas ligjit të probabilitetit.”Nëse ju hidhni shumë baltë në mur,një pjesë do të ngjisë”.Në parashikimin e 1554,Nostradamusi dha 149 profeci të reja.Në vazhdim dha më shumë se 300 në vit.

5- Për të qënë të besueshëm shkruani disa profeci “ex-post facto” (fakte të pakryera).Me kohën besimtarët do të harrojnë që ju nuk po profetizonit,por thjesht po tregonit ngjarje.Injorantët nuk do t’a bëjnë dallimin.

6- Riciklojini profecitë që nuk janë realizuar.Historia ka tendencë të përsëritet dhe ju mund të jeni me fat.

 

 

Kush ishte Leonardo Da Vinçi ?

 

Atij i mungonte vetëm një gjë; që në kohën e tij, në epokën e Rilindjes Evropiane, të rizbulimit të klasikes antike, në fakt dukej se ishte diçka e patolerushme. Ai nuk zotëronte as latinishten e as greqishten. Është disi e habitshme për çdo njeri që dëgjon për bëmat e tij, kur has në fakte të reja e konstaton se natyra i kishte dhënë atij shumë dhunti, të cilat ai u përpoq gjatë gjithë kohës t‘i vinte në zbatim e t‘i shfrytëzonte me modesti.Për shumëkënd, në krah i ka qëndruar vetëm talenti i spikatur.Leonardo da Vinçi është bërë sot në kohët moderne, një nocion më vete kur vjen puna për pikturën, pasi veprat e tij, e sidomos e famshmja "Mona Lisa" dhe "Darka e Fundit", janë relike me vlera të paçmueshme. Por vepra e tij në tërësi, përtej asaj të cilësuar të famshme dhe e mirënjohur, që ai la pas, për shumëkënd akoma është e panjohur dhe e pastudiuar mirë.
Nëse hedh sytë sot në dorëshkrimet e tij, e vështron jetën që ai bënte, mbetesh i habitur, ndër të tjera edhe me faktin, se si ai ia ka dalë asokohe të merrej edhe me pikturën, ndërkohë që është dashur t‘ia kushtojë kohën shumë eksperimenteve e një veprimtarie studimore, gjë e cila me kushtet e mundësitë që të ofronte koha, kushtonte, sigurisht, shumë kohë, mund e djersë.

Konstruktor armësh luftarake
Si inxhinier dhe shpikës, Leonardo da Vinçi, interesohej së pari për sferën ushtarake. Ai ishte një gjeni universal në çështjet e armëve e shpikjeve ushtarake. Ndërsa trupat e Papës në vitin 1470 rrethuan Firencen, ai zhvilloi plane për projektimin e armëve e makinave luftarake. Kështu, ai konstruktoi një top shumë-funksional pa kundër-reagim, i cili i parapriu principit të tipave modernë të artilerisë malore. Arma në fjalë mbante 10 gjyle, të cilat bënin të mundur shkatërrimin e linjave armike.
Ai projektoi edhe një bosht apo bazament cilindrik me prerje trekëndëshe në fund, mbi të cilin në tri radhë vendoseshin gjithsej 33 gryka topash. 11 nga këto gryka mund të lëshonin zjarr në të njëjtën kohë, 11 të tjerë mbusheshin e bëheshin gati, kurse ata 11 që mbeteshin si përfundim, ftoheshin e prisnin të rinisnin ciklin. Kështu zjarri në një farë mënyrë, mbeste gjatë gjithë kohës i pandërprerë. Para se shpikjet e tij të gjenin zbatim praktik në front, në vend ra sërish paqja, e nuk qe nevoja që ato të provoheshin konkretisht së bashku me pasojat që do linin. Shumë projekte vijuan më pas në letër për Leonardon, e që patën një fat të ngjashëm me ato që theksuam më lart, duke mos e marrë kurrë "patentën" si shpikje të mirëfillta në histori.

Da Vinçi ishte marrë...
Në moshën 30-vjeçare, ai i ofroi Ludovico Sforza-s, zotit të Milanos, shërbimet e tij si një ekspert i çështjeve të armatimit e taktikave ushtarake. Ai i dërgoi princit një memorandum të detajuar me skica të panumërta, në të cilat ai pretendonte se mund të ndërtonte të gjitha llojet e armëve e makinave luftarake, si dhe të vinte në jetë struktura arkitektonike, të cilat Ludovico Sforza, mund t‘i përdorte me përparësi në rast të ndonjë konflikti të armatosur.
Në një dokument që vjen nga ajo kohë, e ku jepet në mënyrë të detajuar edhe korrespondenca me kryezotin e Milanos, bëhet fjalë ndër të tjera, edhe për ura të çmontueshme, që mund të transportoheshin e zhvendoseshin me lehtësi, duke përbërë kësisoj edhe paraardhëset e mirëfillta të të ashtuquajturave "Urat Bailey", që u përdorën në mënyrë masive gjatë Luftës së Dytë Botërore.

I parapriu shpikjeve të mëdha
Më vonë, Leonardo projektoi edhe një urë me bazament të rrotullueshëm, realizimi i konstruksionit të së cilës u bë realitet vetëm në shekullin e 20-të. Për të pushtuar kështjellat, ai propozoi të hapnin tunele në disa pika të rëndësishme strategjike dhe të minonin sipërfaqen e nëndheshme. Ai përmend në projekt, edhe faktin se duheshin hapur kanale ku do kalonte uji, në mënyrë që të shkatërroheshin ngadalë themelet e një kështjelle që nuk ishin prej shkëmbi natyral, e ku gërryerja do bënte punën e saj. Leonardo, gjithashtu ndërmori edhe një projekt tjetër, duke konstruktuar një rruzull, apo gjyle të madhe, e cila rrotullohej duke lëshuar flakë të stërmëdha në një bazament të caktuar me konstruksion hekuri.
Biografët e studiuesit e veprës së Leonardos, sot thonë se ai me këtë hap, i parapriu le të themi, konceptit të motorëve të raketave.
Një shpikje tjetër ishte dhe një lloj bombe gazi, e cila ishte e mbushur me pluhur baruti, squfur e copa gjylesh. Ajo duhej të shpërthente në një hark kohor, që nuk ishte më i gjatë se sa një lutje "Ave Maria" - theksojnë studiuesit në një nga pasazhet kushtuar shpikjeve të gjeniut të madh. Për t‘u shënuar janë sidomos disa plane, që ai kishte për ndërtimin e një paraardhësi të tankut, të cilin Da Vinçi e kishte ndërmend me kohë. Këtu, në fakt bëhet fjalë për një kështjellë lëvizëse në formë konike. Në bazamentin e saj ishin projektuar porta ku do të dilnin grykat e zjarrit, të cilat në shumë aspekte të kujtojnë tanket e sotëm. Ky lloj masivi luftarak, do të vihej në lëvizje pra me anë të një sistemi manivelash, llozesh e vinçash të dëshmuara qartë për mënyrën se si duhet të funksiononin, në skicat e dorëshkrimet e Da Vinçit.Këto shpikje, sikurse edhe shumë të tjera të bëra prej tij, ishin të destinuara të mbeteshin vetëm në letër, derisa erdhi koha e shpikjes së motorit me djegie të brendshme, shekuj më vonë. Da Vinçi zhvilloi edhe një armë, e cila u projektua dhe u zhvillua në ofiçinën, ku ai kryente eksperimentet e që ia vlen vërtetë t‘u kushtohet vëmendje. Kështu ai projektoi një lloj topi me avull, ku uji i nxehtë futej në një gyp të gjerë. Me fuqinë që çlironte avulli, mund të shtynte më pas gjylen nga presioni deri në një distancë të konsiderueshme. Është për t‘u vënë re sidomos forma elegante e topit në fjalë, e cila për kohën ishte një risi shumë e madhe dhe inovatore. Përveç kësaj, Leonardo ndërmori hapa të tillë që synonin të çonin përpara artin luftarak, duke parë përparësitë e një arme të vjetër si katapulta, të cilën e studioi dhe ia përmirësoi rendimentin.

I mahnitur nga fluturimi
E dimë të gjithë se Leonardo ishte shumë i pasionuar edhe pas fluturimeve. Leonardo ishte një vëzhgues shumë i mprehtë në radhë të parë i fenomeneve natyrore, mekanike, fizike e kimike. Për sa i përket fluturimit, dëshmohet se ai u mor me këtë fushë studimi për 25 vjet me radhë, duke mos lënë pas dore siç theksuam më parë, edhe fusha të tjera. Këto studime ishin ndër të tjera, edhe arsyeja se pse ai nuk provoi ndonjë teknikë më të thjeshtë fluturimi. Ai duket se ka dashur vërtetë të imitojë zogjtë e insektet, e iu kushtua studimit të lëvizjeve të krahëve të tyre deri në detaj. Deri sa vdiq, ai mbeti i mahnitur nga aftësitë e këtyre gjallesave për të fluturuar, apo dhe nga "koncepti i Ornithopterit", megjithëse ai kishte bërë gati me kohë shumë skica, që sot të ngjajnë se i kanë paraprirë projektimit të një helikopteri.
Leonardo la pas një seri skicash, ku në fokus kishin fluturimin, e që janë përmbledhur në "Codex Atlanticus". Sipas mendimit të shumë ekspertëve e studiuesve të tij, e të fushave që ai studioi, këto paraqesin në një farë mënyre edhe projektet e para evropiane për fluturimin.
Shpikësi e novatori i talentuar, megjithatë nuk ka lënë të shkruar kurrkund, nëse ai ia arriti të testonte ndonjëherë ndonjë pajisje fluturimi. Këto i dhanë udhë më pas edhe spekulimeve. Por një rindërtim i ideve të tij sot mbi fluturimin human në kohët e Da Vinçit, të bën të vihesh vërtetë në mendime për gjeninë e tij. Po kështu, shpirti i tij gjenial arrti të jepte një version të parashutës në formë piramidale. Edhe këto shpikje, të rindërtuara sot në praktikë, pa dyshim se funksionojnë. Historia e teknikës, sigurisht se do kishte vijuar ndryshe, nëse Da Vinçi do të kishte mundur t‘i vinte në jetë, që në kohën e tij shumë nga projektet që skicoi.

 

Sekretet e “Darkës së Fundit” !

 

Një ilustrim klasik i kësaj tendence është një nga kryeveprat e Leonardo Da Vinçit, Darka e Fundit. Ajo është pa dyshim një vepër e mrekullueshme arti. Megjithatë ajo nuk do të ishte vendi ku duhet të shikosh nëse do të dish se si ishte Darka e Fundit në të vërtetë. Ajo jep një pamje të shpërfytyruar të vendit të ngjarjes, në fakt një interpretim të shekullit të pesëmbëdhjetë.E para, Leonardo e ka vendosur Jezusin bashkë me dishepujt e tij ulur në tryezë. Por njerëzit nuk uleshin për të ngrënë në tryeza në kohën e Krishtit, ata shtriheshin. Shtriheshin në diçka në formë divani, duke u mbështetur në bërryl, gjë që e linte dorën tjetër të lirë për të ngrënë. Kjo është e rendësishme sepse sipas Gjoni 13:24 Pjetri e pyet Gjonin: "Atëherë Simon Pjetri i bëri shenjë të pyeste kush ishte ai për të cilin foli".Dishepujt e tjerë nuk mund ta dëgjonin Pjetrin. Pse? Sepse ai nuk kishte mundësi të kthehej mbrapa, Gjoni mund të vinte para dhe mund të bisedonin.Leonardo gjithashtu i ka vendosur ata në njërën anë të tryezës, si në tryezën e spikerit. Është një vendosje e kujdesshme sikur dikush t'u ketë thënë: "Hej, burra, le të mblidhemi e të dalim një fotografi si shokë që jemi. Një foto të fundit para se të largohet Krishti." Por sigurisht, nga leximi i përshkrimit biblik kuptohet se ata nuk ishin të ulur ashtu.Një tipar tjetër interesant i pikturës Darka e Fundit është se Leonardo ka pikturuar një zbukurim të shekullit të pesëmbëdhjetë në murin prapa. Kjo në mënyrë të dukeshme reflekton kohën e Leonardos dhe jo të shekullit të parë. Dhe nesë vëzhgoni me kujdes do të vini re se në pikturën e Leonardos,përjashta është ditë. Por sipas përshkrimit biblik, Darka e Fundit është ngrënë në fakt në mbrëmje dhe ndoshta natën vonë.Si pikturë, Darka e Fundit ka vlerë të madhe. Por gjëja e pafat është se duke shikuar një vepër të bukur arti, njerëzit shpesh bëjnë një interpretim të gabuar të pasazhit nga bibla. Në fakt, nëse do të dinin ta shikonin më mirë artin, atëherë do të kuptonin mjaft gjëra rreth situatës. Kjo është një nga shenjat e artit të mirë. Saktësia kërkon që personi të kthehet në atë periudhë dhe kulturë për të gjetur se çfarë po ndodh në të vërtetë. Në fakt nëse nuk e kuptoni kontekstin zanafillor të Darkës së Fundit, nuk mund ta shijoni plotësisht kryeveprën e Leonardos.

 

 

Misteri I “Detit të vdekur”!

 

Deti i Vdekur,është liqen në Lindjen e Afërme por shpesherë e quajmë det.Cilësohet si deti më i kripur në botë. Kripesia është aq e madhe saqë në të nuk ka jetë, përveç disa mikroorganizmave-bakterjalë. Është det i mbyllur dhe bregun e tij e ndajnë Izraeli dhe Jordania, dhe e ka një rrjedhë, lumin Jordan. Kripesia e tij është 30%, gjë që është 9 herë më e lartë se uji i zakonshëm i detrave. Është i gjatë 67 km dhe i gjërë deri në 18 km. Deti i Vdekur njëherësh është lartësia më e vogël e tokës, ndërsa sipërfaqja e tij është në -418 metra të lartësisë mbidetare dhe gjithnjë është duke rënë. Thellësia e detit të vdekur është 330 m.

Uji i detit të Vdekur kryesisht është i nxehtë dhe nxehja e tij nuk është e nevojshme. Për shkak se uji është shumë i kripur e ka dendësinë të madhe. Në 35 metrat e sipërme kripësia është 30 – 40 % dhe temperaturat arrijnë 19 -37 gradë celsius. Në këtë gjendje nuk është e mundur futja në ujë deri në qafë, sepse trupi i njeriut ngrihet mbi ujë porsa hyn në ujë në lartësinë e gjoksit, kështu që notimi është pothuajse i pamundur përshkak se trupi qëndron në sipërfaqe. Kujdesi duhet të jetë i lartë që ndonjë pikë uji mos të depërtojë në sy, sepse është e domosdoshme shpëlarja me ujë të zakonshëm, deti është aq i kripur saqë është e pamundur hapja e syve.

Përshkak të kripësisë uji i Detit të Vdekur është shumë i shërueshëm. Pas daljes nga uji trupi mbetet i mbuluar me një shtresë të trashë të kripës, e cila me kalimin e kohës vepron në lëkurë.Në fund të detit është edhe shtresa e baltës më të cilën njerzit bëjnë lyerjen e trupit për shëndet më të mirë.

 

Projekt për të “ngjallur” Detin e Vdekur

Zyrtarë nga Jordania, Izraeli dhe Autoritetet Palestineze janë takuar në një resort në brigjet e Detit të Vdekur për të hartuar një plan shpëtimi për këtë të fundit. Vitet e fundit uji i Detit të Vdekur po thahet, ç’ka ka rritur shqetësimin mes vendeve që lagen nga brigjet e këtij deti. Plani konsiston në ndërtimin e një kanali, i cili do të mundësojë kalimin e ujit të Detit të Kuq drejt Detit të Vdekur. Niveli i Detit të Vdekur, që është deti me ujin më të kripur në botë në pikën më të ulët të Tokës, ka rënë me tre këmbë në vit gjatë 20 viteve të fundit si pasojë e evaporimit si dhe ndryshimit të rrjedhës së lumenjve nga Siria dhe Izraeli. Deti i Vdekur dhe rrethinat e tij janë burimi i shumë historive sociale të njerëzimit dhe kanë lidhje me tre besime monoteiste, hebraizmin, krishtërimin dhe islamin.
Në vitin 2005, tre shtetet që kanë dalje në brigjet e Detit të Vdekur kërkuan nga Banka Botërore që të financonte studimin e fizibilitetet. Banka pranoi dhe po kërkon financim nga shtetet donatore. Katër shtetet donatore, Franca, Japonia, SHBA dhe Holanda kanë premtuar se do të japin 15 milionë dollarë për studimin e fizibilitetit të Detit të Vdekur. Studimi do të konsistojë në pasojat mjedisore dhe sociale që do të sjellë transferimi i ujit nga Deti i Kuq drejt Detit të Vdekur.Ekspertët gjeologjikë kanë paralajmëruar se rënia e nivelit të ujit të Detit të Vdekur mund të shtojë tërmetet në zonat përreth tij. Po sipas tyre, Deti i Vdekur mund të zhduket fare pas 50 vjetësh nëse vazhdon thatësira e tanishme. Projekti për ndëtimin e kanalit që do të lidhë Detin e Kuq me Detin e Vdekur, parashikohet që të kushtojë mbi 1 miliardë dollarë. Nëse ky projekt realizohet, zona prej pothuaj 248 milje shkretëtirë që ndodhet mes dy deteve do të përfitojë nga kalimi i ujit të freskët dhe do ta kthejë rajonin në një oaz bujqësor, nga ku do të përfitojnë të tre shtetet.

 

 

E vërteta mbi vdekjen e Lady Dianës !

 

Kur ishte gjallë,ishte fisnikëria dhe shkëlqimi i princeshë Dianës ai që pushtoi mëndjen e botës.Sot është misteri që rrethon vdekjen e saj.”Ajo ishte e bindur që do ta vrisnin”,shprehet miku i vjetër i Dianës,biznesmeni argjentinas,Roberto Deverik,i cili e kujton shpesh Dianën,teksa fliste për komplote vrasjesh kundër saj.Ajo thoshte: “Ata do më shpërthejnë makinën ose helikopterin”.Pyetjet dhe gjëegjëzat e vdekjes së Dianës në një tunel të Parisit mbetën për gati 7 vjet rradhazi mistere.

Bilioneri Mohamed Al Fayed akuzoi kokëfortësisht qeverinë Britanike për organizimin e vdekjes së Princeshë Dianës dhe djalit të tij Dodi Al Fayed,i cili kishte refuzuar kërkesa të panumërta intervistash për 48 orë.Ai besonte se djali i tij dhe Diana u vranë sepse dikush nuk donte që ajo të martohej me të dhe të kishte një fëmijë prej tij.Teoritë e fshehta vazhduan,sepse detajet e hetimeve franceze rreth aksidentit asnjëherë nuk u bënë publike.Por “48 orë” kishte siguruar një raport të bërë nga qeveria franceze i cili kurrë nuk u publikua deri më sot.Raporti përmbante mijëra faqe dokumentash konfidenciale,policore,analizash shkencore dhe pamjesh që tregonin se çfarë i kishte ndodhur në të vërtetë princeshë Dianës,duke filluar që nga nata kur vdiq.

“Teksa po i afrohesha tunelit vura re tym në mes të tij”,kujtohet Frederick Mailler,një doktor i cili i tha autoriteteve franceze që po ngiste në tunelin “Alna”në Paris,atë natë disa momente pasi mercedezi tek i cili ndodhej princeshë Diana dhe Dodi të përplasej në një shtyllë.Shkova tek rrënojat për të parë çfarë po ndodhte atje brënda,thotë Miller,i cili u mundua seriozisht të kuronte princeshën pas aksidentit.”Unë mund t’iu them se fytyra e saj ishte akoma shumë e bukur.Ajo nuk kishte asnjë dëmtim,kryesisht në fytyrë.Ajo ishte e pavetëdijshme.Nuk mund të fliste fare”.Disa foto bardhë e zi,të bëra vetëm disa çaste pas aksidentit nuk ishin treguar deri më sot.Pjesë në raportin oficial u morën edhe nga “paparacët” të cilët po përgjonin çiftin atë natë.”Deri pak para se të vdiste ajo ishte akoma shumë e bukur” shprehet avokatja Virginie Bardet, e cila pa dosien konfidenciale franceze kur po mbronte 3 nga 7 fotografët të cilët u akuzuan fillimisht si shkaktarë të aksidentit.Hetimi është i rëndësishëm,thotë ajo.Familja dhe shoqëria e Dianës shprehën inat teksa dolën fotot e bëra pas aksidentit.Vëllai i Dianës,Charles Spencer,thotë që ishte i neveritur nga veprimtaria që po bëhet në lidhje me kërkimet e shkaqeve të vdekjes.Fyerja vinte nga dy foto bardhë e zi të bëra nga paparacët,skenës,që tregonte Dianën e pavetëdijshme,të shtrirë në pjesën e pasme të makinës,teksa po e mjekonte një doktor.Ato ishin të përfshira në një dosje konfidenciale franceze të aksidentit,por as një media me emër nuk i ka nxjerrë parakohe fotot e princeshës së dëmtuar.Gazetat britanike e dhanë ngjarjen e rëndësishme si një mbulim fyes.

Hetimet e 48 orë përfshinë edhe një informacion 4.000 faqesh konfidencial të qeverisë franceze për vdekjen e Dianës.Hetuesi francez tha qartë: “Përplasja qe një aksident dhe jo faji i ndonjë fotografie a agjenti të huaj”.Qe faji i Henri Paul,shoferi që po ngiste makinën e Dianës.Ai ishte i ndikuar nga alkoli dhe nga droga.Paul i cili po ngiste afërsisht dy herë më shpejt se limiti i shpejtësisë,humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me një shtyllë.

Në janar qeveria Britanike hapi një hetim të vetin në lidhje me aksidentin.Al Fayed tha që Paul nuk ishte aspak i dehur atë natë,por qeveria franceze sipas tij kishte ndryshuar kampionët e gjakut aksidentalish ose edhe me qëllim.Por Forrest tha që testi i alkoolit u bë tre herë dhe doli që shoferi ishte nën efektin e drogës.Provat kundërshtonin rebelimin që bëri Al Fayed duke thënë që Pauli nuk ishte i dehur.Por mos ndoshta u pagua ai nga organizatat britanike për të ndihmuar në vrasjen e princeshë Dianës?Apo për shkak të asaj ç’ka Al Fayed deklaroi?Për shkak se ishte shtatzënë?Në janar “The London Mirror” tha se vetëm pak muaj para se ajo të vdiste,kishte shkruar një shënim,ku thoshte se i princi Karl po i përgatiste një aksident me makinë.Sa të vërteta ishin frikërat e saj?Mos ndoshta dikush e kishte planifikuar vdekjen e saj që të dukej si aksident? 48 orë mori një mercedes të ngjashëm me atë të princeshësh dhe analistët arritën në përfundim se shoferi duke qënë i dehur kishte humbur kontrollin.Por qeveria franceze akoma vazhdoi hetimet,sidomos për Paulin i cili ishte gjithashtu dhe shef i sigurisë së hotelit “Ritz” të Mohamed Al Fayed.Ato gjetën një numër të madh depozitimesh të bëra në bankë nga Pauli 9 muajt e fundit,para aksidentit.Hetuesit francezë nuk e gjetën dot burimin e parave të depozituara nga Pauli,por ato i kontrolluan shtëpinë,zyrën,intervistuan shokët,të afërmit dhe analizuan regjistrimet e telefonatave të tij.Ata nuk gjetën prova për t’a fajësuar edhe pse ishte një teori që thoshte se Pauli ishte një agjent sekret.

Mohamed Al Fayed njihej me princeshë Dianën nëpërmjet të atit të saj.Ai ishte shum shok me të dhe i plotësonte çdo dëshirë.Pasi ajo vdiq ai këmbëngulte se Diana ishte shtatzënë me djalin e tij Dodi,por nga autopsia doli që kjo nuk ishte aspak e vërtetë.

James Anderson ishte një paparac shumë i famshëm në Francë,i cili vitet e fundit arrinte të bënte deri në 500.000 dollarë në vit.Ai kishte një apartament në Paris,një kështjellë në luginën “Loire”në qendër të Francës dhe ngiste një BMW të shtrenjtë.Por autoritetet franceze i tërhoqi më shumë një makinë tjetër që ai zotëronte: Një Fiat Uno i bardhë.Ishte ky i njëjti Fiat Uno që parakaloi Mercedesin ku ndodhej Diana atë natë?

Al Fayed dhe John McNamara (shefi i sigurisë së Al Fayed) janë të sigurtë se disa nga paparacët dhe ndoshta dhe ai shoferi i Fiat Unos ishin agjentë të MI-6,misioni i të cilëve ishte të ndalonin fejesën që do të shpallej së shpejti nga princesha dhe Dodi Al Fayed.

Teoristët konspinatë besojnë se shoferi i Fiat Unos e shkaktoi përplasjen si pjesë e planit për të vrarë Dianën.Rrethanat çonin se paparaci Anderson ishte shkaktari i aksidentit,derisa dy muaj më vonë ai u gjend i vdekur.Sipas dokumentarit  që iu bë Al Fayed thuhej sa vrasja u krye nga disa hajdutë me maska të cilët i dhunuan zyrën.Më pas u hap lajmi sikur kish vrarë veten.Al Fayed vazhdonte me idetë e tij duke mos pranuar se djali dhe disa prej punonjësve të tij mund të kenë patur një pjesë të fajit për vdekjen e princeshës së dashur.Sipas Bower,Al Fayed ishte arkitekti gjenial për ta bërë vdekjen e princeshë Dianës të dukej si një aksident,ndërsa për avokaten franceze Virginie Bardet kurthi ndodhej në tunel...

Por ne kurrë nuk do të dimë të vërtetën esenciale të asaj nate !

 

 

Çfarë ishte “Parësia e Sionit”?

 

Parësia e Sionit (frëngjisht: Prieuré de Sion), është bërë shpesh objekt diskutimi,pasi ekzitojnë shumë debate mbi vërtetësinë e ekzistencës së saj. Ajo është përshkruar herë si organizatë e fshehtë,e herë si fantazi...Kjo organizatë është themeluar më 7 maj 1956. Në bazë të nenit III të statutit origjinal të Parësisë së Sion-it të vitit 1956, kjo organizatë merrte emrin Sion, për arsye se është themluar diku në afërsi të malit me të njëjtin emër, pranë qyteti të Anmas (Annemasse). Qëllimi i Parësisë së Sionit ishte të luftonte borgjezimin e fesë. Parësia e Sion-it e 1956 e kishte selinë e saj në shtëpinë e Pier Plantar (Pierre Plantard) në prefekturën e Sen Zhyljë ën Zhenevua (Saint-Julien-en-Genevois)...Në Tetor të 1956, Parësia u shpërbë për t’u formuar sërish nga Plantard,në qershor 1962 me shpresën për të restauruar monarkinë franceze,e për të çuar përpara përpjekjet e saj për të marre sërish në dorë fatin e Francës. Pier Plantar filloi të punonte një dorëshkrim dhe shkroi disa pergamena (te cilat u realizuan nga Filip dë Sheris I ). Këto dokumente u gjetën nga At Béronxhé Son-jèr gjatë punimeve për rikonstruktimin e kishës së tij (Ren Lë Shato). Këto dokumente të rreme tregonin një lidhje gjaku të paqënë midis Parësisë dhe dinastisë Merovinge. Plantard manipuloi aktivitetin e Son-jerit dhe zhduku disa prova që mund të cënonin Parësinë. Që nga 1961 deri 1984 Plantard u mor me shpikjen e një prejardhjeje të Parësisë së Sion-it, duke pohuar se kjo organizatë ishte themeluar në Jerusalem nga Godfrua dë Bujo (Godefroy de Bouillon), gjatë kryqëzatës së parë.Michael Baigent, Richard Leigh dhe Henry Lincoln bënë disa kërkime në Ren Lë Shato (Rennes-le-Château) ku gjetën ‘Arkivin” pseudohistorik që më pas u bë tema e librit të tyre “Holy Blood, Holy Grail”.Treshja e sipërpërmendur flet mbi gjetjen e këtyre dokumentave, të cilat duhet theksuar se janë të rreme:

• Lista e Mjeshtrave të cilët kishin udhëhequr në shekuj Parësinë e Sion-it,si një histori që niste me Templarët dhe më pas për gjëndjen ushtarake dhe financiare të saj.

• Ndikimin e madh që Parësia ka pasur në zhvillimin e doktrinës me karakter sekret gjatë Mesjetës.

• Parësia paskësh ndihmuar dinastinë Merovinge,nga 447 deri në 751 gjatë qeverisjes së saj, të disa mbretërive në Evropë dhe Jeruzalem.

• Parësia ka ndihmuar Dinastinë Merovinge pasi ishin pasardhës së Jezusit dhe gruas së tij Maria Magdalenës. Sipas Baigent, Leigh, dhe Lincoln,Parësia kishte këto qëllime:

• Themelimi i një "Perandorie Të Shenjtë Evropiane” e cila do të kthehej në një superfuqi dhe do të kishte për qëllim vetëm Paqen në botë.

• Zëvendësimin e Kishës Katolike nëpërmjet zbulimit të Graalit të Shenjtë dhe "testamentit të Judës".

• Krijimi i një Izraeli të Madh.Baigent, Leigh, e Lincoln shtuan disa interpretime mbi Protokollet e Sion që shikonin si një nga provat më të rëndësishme mbi ekzistencën e Parësisë:

• Versionin origjinal të ngjarjes,sipas të cilit “Sioni” nuk kishte asnjë lidhje me organizatat e këtij lloji në Jeruzalem.

• Sipas tre zbuluesve personi që kishte modifikuar faktet dhe rrjedhën e ngjarjeve ishte Sergei Nilus 1903, për të fituar besimin e Nikolait të II të Rusisë. Duke qenë se Nilus nuk dalloi disa detaje që lidheshin ngushtë me historinë e kristianizmit nuk i ndryshoi. Kjo është një nga provat më konkrete,që versioni origjinal nuk ishte hartuar gjatë Kongresit Sionist mbajtur në Bazel më 1897. Duke i parë këto hipoteza si fakte, shumë njerëz menduan se ishte një shenjë e realizimit të profecive dhe se në pak kohë do gjendeshin përballë Apokalipsit që do ti jepte fund botës. Megjithatë historianët modernë nuk pranojnë që “Holy Blood, Holy Grail” ka dhënë ndonjë kontribut historik. Autorë të ndryshëm francezë si Frenk MarI (1978), Zhon Lyk Shomëil (1979, 1984, 1992) dhe Pier Zharnak (1985, 1988), ndryshe nga Baigent, Lincoln e Leigh, se kanë marrë kurrë seriozisht Pierre Plantard dhe Parësinë e Sionit duke shtuar se bëhej fjalë vetëm për një mashtrim të bazuar në fakte të paqëna. Në 1989, Pierre Plantard u përpoq të ruante reputacionin e tij duke përhapur zëra se në të vërtetë Parësia e Sion-it ishte themeluar në 1681 në Ren Lë Shato (Rennes-le-Chateau). Në shtator të 1993, Plantar deklaroi se Rozhe Patris Pels (Roger-Patrice Pelat) kishte qenë një nga mjeshtrat e mëdhenj të Parësisë.

Pelat ishte mik i Presidentit francez të asaj kohe,François Mitterrand dhe ishte në qendër të një skadali që përfshinte dhe kryeministrin francez në atë kohë Pier Beregovua (Pierre Bérégovoy). Një gjykatë franceze urdhëroi që shtëpia e Plantard të kontrollohej. Gjatë kontrollit u gjetën dokumente të rreme sipas të cilave Plantar ishe Mbret i Francës.

Gjatë dëshmisë së tij në gjykatë,Plantar pranoi se kishte shpikur gjithçka dhe se Pela nuk kishte asnjë lidhje me Parësinë e Sion-it,në përfundim të gjykimit të çështjes Plantar nuk u ndëshkua,por mori urdhër që të mos vazhdonte promovimin e Parësisë së Sion-it. Megjithëse kundra dëshirës së tij,ai e zbatoi këtë vendim derisa vdiq më 3 shkurt të vitit 2000.”Et in Arcadia ego”... Sipas disa dokumenatave latine të 1964 thuhet se kjo fjali është motoja e familjes Plantard dhe e Parësisë së Sion-it. Përkthimi i saj është “Dhe une në Arkadi”.

Kjo fjali është e njohur pasi i përket pikturës së famshme, “Barinjtë e Arkadi-së” të piktorit të njohur francez Pusë. Shumë specialistë mendojnë se mungon një fjalë për të plotësuar kuptimin e fjalisë,megjithëse në pikturë nuk ka asgjë dhe gramatika latinishtes nuk imponon një rregull të tillë.Hipotezat më të shumta janë ngritur mbi fjalën “Sum” që në latinisht do të thotë “jam”.Nëse kjo hipotezë është e vërtetë atëhere fjalia e saktë do të ishte “Dhe unë në Arkadi jam”.

Një tjetër version mund të jetë teoria e Ricard Endrjus dhe Pol Shelenberger të cilët mendojnë se “Et in Arcadia ego sum” është një anagramë e “Arcam Dei Tango Iesu”, që përkthehet “Unë prek këmbën e Zotit”– Jezùs-it". Sipas historisë zyrtare të pikturës thuhes së bëhet fjalë për varrin e Jezusit... por nuk mund të thuhet me saktësi nëse kjo dyshe ka të drejtë apo jo !

 

 

E vërteta e tmerrshme mbi Drakulën !

 

Alpet e thepisura të Transilvanisë sigurojnë një nga peisazhet më spektakolare të Evropës.Falkonjtë fluturojnë rreth humnerave,ndërkohë që arinjtë dhe antilopat malore strehohen poshtë,në pyllin e dendur.Fshatrat mesjetare dhe rrënojat e kështjellave,dikur kryelarta,mund të materializohen papritur përmes mjegullës,nëse ndonjë i huaj “i krisur” guxon t’i zbulojë sekretet e tyre.

Translivania gjithashtu paraqet një lider i cili njihet si mbrojtësi i fesë së Krishterë,një hero Rumun dhe një monstër mbinjerëzor.

Emri i tij ishte princi Vlad,por bota e njeh atë me anë të nofkës së tij: DRAKULA !

Urdhëri Dragoit

Vladi ose Drakula ka lindur në 1431 në Transilvani,në një familje fisnikësh.Babain e tij e thërrisnin “Dracul” që do të thotë dragua ose djall në Rumanisht,sepse ai i përkiste Urdhërit të Dragoit,i cili luftoi perandorinë otomane myslimane.

“Dracula” do të thotë “bir i djallit” në Rumanisht.Dijetarët besojnë se ky është fillimi i legjendës,ku thuhej se Drakula ishte një vampir.

Luftëtari i lidhur me zinxhirë

Që nga 1448 deri kur vdiq në 1476,Drakula sundonte Transilvaninë dhe Walachinë,të dyja pjesë të Rumanisë së sotme.Dy herë ai e humbi dhe e rimori fronin e tij.Një herë duke luftuar vëllanë e tij,Radu.Edhe pse Vatikani e lavdëroi për mbrojtjen e Kristianizmit,ai nuk i pëlqente metodat e tij,të cilat së shpejti u bënë famëkeqe.Drakula mori një nofkë tjetër “Vlad Tepes”,e cila do të thotë “Vlad Shpuesi”.Metoda e preferuar e Drakulës për të torturuar ishte t’i shponte njerëzit dhe t’i linte ato të përpëliteshin në agoni për ditë të tëra.Si paralajmërim për të tjerët,trupat do të treteshin në shufra,që korbat dhe zogjtë e zinj të brejnë e pickojnë mishin e kalbur.Gjatë një beteje,Drakula,u strehua në malet ngjitur,duke shpuar sa njerëz donte.(Paradhënia e Turqisë u ndalua sepse sulltani nuk e duronte dot grafmën e kufomave të dekompozuara).Një herë tjetër Drakula u denoncua për ngrënien e qindra viktimave të shpuar dhë për ngrënien e bukës,të zhytur në gjak.

Mbrojtës i fesë

Në atë kohë besohej se bamirësia fetare dhe varrimet e veçanta,do të fshinin mëkatet dhe do të lejonin hyrjen në parajsë.Drakula e rrethoi veten me priftërinj e murgjë dhe ngriti 5 manastire.Rreth një periudhe prej 15 vitesh,familja e tij themeloi 50 manastire.I vrarë në dhjetor të 1476,duke luftuar afër Bukureshtit,koka e Drakulës u pre dhe u demostrua në Kostandinopojë.

Zhdukja e trupave

Drakula u varros tek manastiri i izoluar “snagov”afër Bukureshtit,i cili përdorej gjithashtu edhe si burg apo dhomë torture.Kur të burgosurit luteshin para ikonës së Virgjëreshës së bekuar,një derë e hapur kapëse i hidhte ato mbi hunj të mprehtë.Në 1931 arkeologët duke kërkuar “Snagov”gjetën një arkivol të mbuluar me një perde të purpurt të qëndisur me ar.Skeleti brënda,ishte i mbuluar me copa pëlhure mëndafshi të zbehta,të ngjashme me një pikturë të vjetër të Drakulës.Varri gjithashtu mbante një kurorë me gurë të çmuar.Një unazë e qëndisur tek mënga e këmishës ishte e ngjashme me atë që mbahej tek Urdhëri Dragoit.Gjërat e gjetura u dërgun në Muzeun Historik të Bukureshtit,por më pas ato u zhdukën pa lënë gjurmë,duke lënë misterin e Princ Drakulës të pazgjidhur.

 

 

Teoritë sekrete mbi UFO-t (Objektet Fluturuese të Paidentifikuara) !

 

Ky paragraf do të përshkruajë disa nga teoritë e shumta në lidhje me prejardhjen e alienëve,si dhe disa prej mendimeve të mia.Në fillim isha një nga ata persona që besonin se Ufo-t ishin një fenomen shumë i thjeshtë.Ato ishin anije kozmike me “dado dhe bullona” të pilotuara nga specie të avancuara nga planete të tjerë.Gjithsesi me kalimin e viteve kam filluar të ndryshoj mendje.Tani duket që kjo është shumë larg nga shpjegimi i thjeshtë dhe në fakt nuk i shpjegon të gjitha gjërat e çuditshme të raportuara nga dëshmitarët.Gjithashtu do të ishte një gjë e lënë pas dore nëse ato do të ishin me të vërtetë anije kozmike me “dado dhe bullona”.Kjo gjë nuk shpjegon pse raportimet e para duket sikur e kapërcejnë teknologjinë.Në Romën e lashtë njerëzit treguan se panë “koçia lufte” në qiell.Ndërsa më vonë,në vitet 1880-1890 shumë dëshmitarë rrëfyen se panë anije ajrore.Tani dëshmitarët tregojnë se kanë parë objekte super të shëndritshme,gjithashtu tani është shpjeguar pse ne kemi qenë të vizituar që në fillimin e historisë së njerëzimit dhe pse ka kaq shumë dëshmi të ndryshme rreth llojeve të alienëve si dhe për numrin e mesazheve të çuditshme.Por nuk shpjegohet fenomeni grabitje dhe mjekimet e panevojshme të kryera tek viktimat.Për një rracë kaq të avancuar,nëse është e vërtetë ajo ç’ka janë,pse do t’i nevojitej atyre të kryenin mjekime kaq të vjetra dhe pa takt tek njerëzit?Gjithashtu nuk shpjegohet pse ne nuk kemi prova të qëndrueshme rreth ekzistencës së tyre.Po,ne kemi disa foto të sfumuara dhe disa dokumenta intriguese policore etj,etj...por asgjë që jep,apo provon diçka konkrete.Mos më keqkuptoni,por unë besoj se Ufo-t janë realë dhe ne kemi kohë që vizitohemi nga këto qënie superiore.E vetmja pyetje që lind është: Nga vijnë ato?Poshtë janë dhënë disa nga teoritë më të famshme rreth prejardhjes së kësaj specie inteligjente.

 

Një planet tjetër

Kjo teori e cila është gjithashtu dhe më e famshmja në publik,është në rënie serioze për Ufologët.Në historinë e Ufologjisë kjo teori është quajtur si më “romantikja” dhe më e përhapura nga mediat më shumë nga të gjitha teoritë e tjera.Në fillim të viteve 30 besohej se Hëna e më pas Narsi dhe Venusi ishin shtëpitë e vizitorëve tanë jashtëtokësorë.Me zhvillimin e ngadaltë të shkencës u vërtetua se këto planete dhe hënat e tyre nuk mund të kishin banorë të tillë.Kështu që lokalizimi i shtëpisë së këtyre specieve u zhvendos gjithmonë e më larg.Megjithëse kohët e fundit,jeta është dëshmuar pothuajse e pashmangshme në Univers.Shancet për ekzistencën e qënieve të avancuara janë të afërta dhe të largëta njëkohësisht.

 

Një tjetër dimension

Kjo teori është “vërdallosur” për ca kohë dhe Jacques Valleemendon se është më afër shpjegimit të fenomenit Ufo sesa teoria e “dado dhe bullona”.Kjo shpjegon problemet e “udhëtimit fizik”kaq shumë sa që thuhet se ato që tani janë këtu,si dhe shpjegon çështjen e rrëmbimeve të çuditshme,të cilat janë parë vetëtimthi të zhduken nëpërmjet objekteve tokësore.Sërish për të provuar këto teori ne na nevojitet t’i rizhvillojmë dijet tona rreth shkencës dhe fizikës.

 

Efektet e Tokës

Disa skeptikë dhe kërkues besojnë akoma se fenomeni Ufo aktualisht është një fenomen psikologjik i panjohur.Një teori është,se meqë tani janë thelbësisht elektronikë atëherë aktiviteti elektromagnetik dhe radiomagnetik në shoqëri ka shkaktuar efekte të çuditshme në trurin tonë.Një zonë e tillë është efekti i fërkimit të pllakave tektonike,të cilat kur fërkohen shkaktojnë një variacion valësh elektronike,të cilat mund t’a bëjnë dritën të shfaqet.Disa studime kanë treguar se ka disa bashkëlidhje ndërmjet pllakave tektonike dhe Ufo-ve të para,sidomos gjatë aktivitetit të pllakave dhe tërmeteve.Problemi kryesor me disa prej këtyre teorive është se ato nuk shpjegojnë shënjat fizike të disa rasteve siç janë: radiot,rrezatimi,kamerat “qëlluese” dhe provat fotografike.Një tjetër veçori për t’u zbulluar nga kërkimet e bëra rreth rrëmbimeve është se,disa rrëmbime duket sikur janë bërë pa qenë fizikisht personi.

 

Nga e ardhmja

Kjo teori ka pasur mbështetje gjatë viteve të fundit,lidhur me faktin se shpjegon disa pyetje enigmatike lidhur me Ufo-t.Por gjithashtu shpjegon dhe disa pyetje të tjera.Një nga argumentat më të mëdha në lidhje me Ufo-t është se të paktën ne mund të zhvillojmë një mënyrë udhëtimi më të shpejtë se ajo e dritës,ose Ufo-t vijnë nga më afër nga ç’ne e imagjinonim dhe se distancat ndarëse janë shumë fantastike.Megjithatë nëse këto janë anije nga Bota e ardhshme,kjo do të shpjegonte çdo gjë pa patur nevojën e udhëtimeve më të shpejta se drita.Një tjetër argument të cilin mund ta zgjidhë kjo teori është: “Pse e marrin ato mundimin të na vizitojnë ne,duke qenë se ne jemi thjesht një planet i vogël,i parëndësishëm,në një sistem të zakonshëm diellor,në një galaktikë të zakonshme,në një pjesë të mesme të Universit?”Nëse ato janë me të vërtetë anije nga e ardhmja,atëhere kjo e shpjegon faktin se ato janë të interesuar rreth nesh.Në të njejtën formë që ne mësojmë historinë,ndoshta ato duan të mësojnë rreth së shkuarsë së tyre.Kjo ndoshta edhe shpjegon interesin e tyre për pamjen tonë biologjike.Kjo ndoshta mund të shpjegojë edhe sesi këto anije duken dhe zhduken papritur.Disa nga mbështetësit e kësaj teorie përdorin vetë alienët si provën e saj.Ato pretendojnë se dy llojet kryesore të alienëve: “Bjondët e gjatë” dhe “Gritë” janë shumë të ngjashëm me rracën njerëzore.Shkencëtarët mendojnë që në një të ardhme ne do ti ngjajmë “Grive”.Kokë stërgjatëse,trupa të vegjël,të brishtë,veshë dhe hundë të vogël,gishtërinjë të gjatë.Mbështetësit e “Bjondëve të gjatë” pretendojnë që ato janë shumë humanë...duke marrë parasysh ndarjen e jetës në tokë dhe që një rracë tjetër vizitore mund të na ngjajë kaq shumë.(Edhe pse shumë njerëz mendojnë se ajo ç’ka ne shohim është pikërisht ajo ç’ka alienët duan të na tregojnë).Megjithatë teoria e udhëtimit në kohë ka shumë probleme.Udhëtimi në kohë na hap shumë paradokse në lidhje me filmat e njohur dhe shfaqet televizive.Por pas gjithë këture ju them me plot bindje diçka shumë të rëndësishme: “NE,NUK JEMI TË VETMIT NË UNIVERS”